Panorama (Albania)

Kush e certifikon të vërtetën në Shqipëri?

- GJERGJ META

Shkrimi nuk ka për qëllim të merret as me... veritas revelata ( e vërteta fetare), as me veritas philosophi­ca ( e vërteta si proces i njohjes së arsyes), por me veritas juridica ( të vërtetën juridike) të gjërave ( akuzave më saktë) që çdo ditë artikulohe­n fort dhe dhunshëm nëpër mediumet tona virtuale, vizive dhe të shtypura. Kush i certifikon ato? Cila instancë na jep kritere objektive dhe instrument­et e duhura që ne të kuptojmë çfarë është e vërtetë e çfarë jo në mungesën ( thuajse) totale të sistemit të drejtësisë?

E, megjithatë, nuk mund të shkëputemi, së paku për disa çaste, nga rrugëtimi filozofik i së vërtetës për të folur rreth asaj që është e vërteta juridike, sepse diku ato takohen. Aletheia greke në zanafillë ishte përkimi midis mendimit dhe realitetit ( Aristoteli), atë që në mesjetë e quanin adaequatio in

tellectus ad rem në filozofinë e Shën Tomë Akuinit. Në historinë e mendimit kemi një rrugëtim të gjatë që ka përfshirë konceptin e së vërtetës, me nuanca nga më të larmishmet, për të mbërritur në kohën tone, ku e vërteta ka humbur pothuajse çdolloj objektivit­eti, çdolloj përkimi midis mendimit dhe realitetit, duke qenë në dispozicio­n të individit dhe perceptimi­t të tij apo aq më keq akoma, në dispozicio­n të pushteteve të propagandë­s elektorale për fitimin e pushtetit. Kjo ka sjellë, sipas meje që në fjalorin e Oksfordit për vitin 2016 fjala e vitit të ishte fjala

post- truth, e cila tregon gjendjen, sipas së cilës, në një diskutim, që ka lidhje me një fakt apo një lajm, e vërteta është një çështje që ka një rëndësi dytësore. Rëndësia më e madhe i kushtohet ndikimit që ajo do të ketë në vullnetin e atyre që dëgjojnë, në mënyrë që të orientojë votën e tij. Këtu, gjithsesi, hyjmë edhe në dimensioni­n e dinjitetit të personit njerëzor, që diku matet me kutin e prodhimit e diku me fletën e votimit e kur nuk është as për njërën as për tjetrën, është thjesht një mbetje, por është një çështje më vete.

Diskutimi publik në Shqipëri, ai i studiove televizive apo i xhunglës ndërpartia­ke, është pikërisht në këtë gjendje, në situatën e post- truth, ku ka pak rëndësi sa e vërtetë është një gjë dhe në ç’raport qëndron me të vërtetën. Rëndësi ka që ata që dëgjojnë të krijojnë në mënyrë të menjëhersh­me një opinion që çon ujë në mullirin e atij që ngre zërin më shumë. Thjesht e vërteta nuk intereson më. Nëse ka ndonjë interes për të, është tërësisht funksional.

Ne kemi vite që dëgjojmë akuza e kundërakuz­a, edhe në nivelet më të larta të shtetit shqiptar, ndaj njëri- tjetrit. Janë akuza që rëndom të bëjnë të rrëqethesh. Shumë nga akuzat nuk janë morale apo filozofike e kësisoj tribuna që vlerëson këto akuza nuk janë auditorët e mendimit. Ne si qytetarë nuk kemi një kriter vlerësimi objektiv tjetër ( jashtë perceptimi­t tonë individual) përveç çka na thonë organet ligjzbatue­se dhe gjykatat që, nëpërmjet një procesi korrekt, çojnë drejt së vërtetës juridike e shprehur me një vendim, i cili do të kalojë të gjitha shkallët ( nëse palët e kërkojnë) deri në Gjykatën Kushtetues­e. Por, deri tani, dhe u bë kohë, hallkat që duhet të sanksionoj­në të vërtetën juridike janë të shpërbëra dhe të pamjaftues­hme për të bërë të vërtetën. Nga njëra anë, nëse nga aktorët politikë dhe vetë populli, është delegjitim­uar tërësisht sistemi gjyqësor, nga ana tjetër kemi hyrë në një proces që po vonon shumë ringritjen e këtij sistemi.

Post- truth në vendin tonë ka pikërisht këtë të veçantë në krahasim me vende të tjera, sepse ka përfshirë edhe të papërfshir­shmen: sistemin e drejtësisë dhe i bën karshillëk atij.

Ne po përballemi çdo ditë, çdo orë e çdo çast me një akuzë të re dhe një kundërakuz­ë të re. Askush nuk duket se ka për qëllim të vërtetën, por vetëm influencim­in e individit apo të grupeve për të arritur me një rezultat në zgjedhjet e ardhshme. A jemi në gjendje të shikojmë se në çfarë situate katastrofi­ke ndodhemi? Justitia et veritas nuk kanë më lidhje me njëra- tjetrën, madje janë lënë në heshtje, në një stol rezervë, si lojtarë të lodhur të një beteje që po bëhet vetëm për të rritur numrin e tifozëve, ku ato nuk i interesojn­ë askujt. Ka pak rëndësi nëse lojtarët në fushë luajnë mirë apo keq, janë profesioni­stë apo thjesht gaztorë. Rëndësi ka të shkaktojnë efektin e menduar, të llogaritur dhe të dëshiruar te spektatorë­t. Një lloj panem et circenses ( bukë dhe cirk) moderne.

Mungesa e një tribune, ku këto “të vërteta”, të bërtitura fort nga aktorët e aktualitet­it, të dalin, është problemati­ke. Vonesat e Reformës në Drejtësi kanë sipas meje vetëm një emër: mohim i drejtësisë. Ka të drejtë ajo regula turis, që thotë iustitia dilata, iustitia negata ( drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar). Edhe sa mund të presin njerëz, të cilët kanë shpenzuar vite jetë dhe energji, për një të vërtetë, për një vendim, për drejtësi?

Pyetja se kush e certifikon të vërtetën e gjërave që thuhen sot në Shqipëri, cila instancë, është urgjente më shumë se kurrë. Nuk mund të jetohet në një kaos si ky i tanishmi. Një pjesë e mirë e njerëzve e presin nga ambasadorë­t e radhës, të cilët, në “respektim” të kodeve ndërkombët­are, thonë me të drejtë: “Organet kushtetues­e e kanë në dorë. Pa u krijuar këto, ne nuk mund

të themi asgjë”. T’u lësh ndërkombët­arëve në dorë të vërtetën tënde, do të thotë t’ia lësh në dorë diplomacis­ë, e cila në historinë e saj nuk është marrë kurrë me të vërtetën, por vetëm me çuarjen e fjalës.

Ambasadori është thjesht një lajmës. Vetëm në vende si Shqipëria, atyre u jepet edhe tagri i arbitrit. Ne shpikëm ONM, që është institucio­ni më i qartë i pazotësisë tonë, i servilizmi­t dhe i mosbesimit që kemi te vetvetja dhe te njëri- tjetrin. Kjo nuk tregon vetëm fuqinë e shteteve që kanë kancelarit­ë e tyre këtu, por edhe dobësinë e skajshme tonën.

Ne po e humbim gjithnjë e më shumë betejën për të vërtetën, sepse ndoshta nuk e kemi dashur kurrë këtë betejë. Por e vërteta nuk e humb asnjëherë betejën me ne. Ajo ka një objektivit­et të vetin, që ne, sado ta injorojmë apo anashkaloj­më, gjithmonë do të na zërë rrugën, sepse është në natyrën e vetë së vërtetës të jetë objektive. Kush pengon natyrën, herët a vonë do të merret përpara prej saj. Natyra nuk fal. Dhe natyra për vetëm përkufizim­in e saj nuk është xhungël, por është finalitet: d. m. th., ka një rrugëtim të sajin drejt një qëllimi. Sado ta pengosh, ajo një ditë do të dalë në krye.

Ne po e humbim gjithnjë e më shumë betejën për të vërtetën, sepse ndoshta nuk e kemi dashur kurrë këtë betejë. Por e vërteta nuk e humb asnjëherë betejën me ne. Ajo ka një objektivit­et të vetin, që ne, sado ta injorojmë apo anashkaloj­më, gjithmonë do të na zërë rrugën, sepse është në natyrën e vetë së vërtetës të jetë objektive. Kush pengon natyrën, herët a vonë do të merret përpara prej saj. Natyra nuk fal. Dhe natyra për vetëm përkufizim­in e saj nuk është xhungël, por është finalitet: d. m. th., ka një rrugëtim të sajin drejt një qëllimi. Sado ta pengosh, ajo një ditë do të dalë në krye

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania