Panorama (Albania)

Opozita drejt dy koalicione­ve në zgjedhje, Kryemadhi: LSI do dalë me logon e saj

“Me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Nëse më parë duheshin 13- 15 mijë vota për një deputet, tani duhen 10 mijë vota”

- MARIGLEN KUME

Opozita e bashkuar do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit me dy koalicione.

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, doli dje në një konferencë për shtyp ku tha se opozita e bashkuar po pret ezaurimin e procedurës ligjore nga Presidenti dhe Parlamenti për të parë se çdo të ndodhë me Kodin e ri Zgjedhor, i cili më 30 korrik u ndryshua pa konsensusi­n e opozitës së bashkuar. Në draftin e ri nuk mund të ekzistojë më formula tradiciona­le e koalicione­ve. Presidenti Meta ka paralajmër­uar se do ta kthejë ligjin për rishqyrtim, por nga ana tjetër, edhe kreu i qeverisë është shprehur se do ta miratojë ligjin pa asnjë ndryshim. “Ne jemi në pritje se çdo të ndodhë me Kodin Zgjedhor, të paktën në ato konferenca shtypi që ne kemi dëgjuar nga Presidenti i Republikës, na e ka bërë të qartë, sepse i ka dhënë fjalën qoftë Komisioner­it për Zgjerim apo qoftë edhe partnerëve ndërkombët­are, për t’i krijuar dhe një shans dhe një mundësi tjetër maxhorancë­s për të mos dalë mbi dakordësim­in e 5 qershorit, në mënyrë të tillë që të ruhet njëlloj seriozitet­i dhe të krijojmë hapësirën e eliminimin e pikës së parë, që është një nga kushtet kryesore po themi të kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatav­e: që është miratimi i Kodit Zgjedhor i 5 rekomandim­eve të OSBEODIHR- it me konsensusi­n e të gjitha forcave politike”, tha Kryemadhi.

STRATEGJIA Ndonëse nuk donte që të jepte detaje në lidhje me strategjin­ë se si do të përballen me maxhorancë­n më 25 prill, kryetarja e LSI- së disa detaje që përcaktojn­ë formulën e koalicione­ve i dha. “Ne nuk e kemi diskutuar akoma këtë gjë, por përsëri po e them: simboli i LSI- së nuk ikën nga fleta e votimit, sepse sot LSI- ja, duam apo nuk duam, është realitet, por është dhe një parti e majtë. Pra është e panegociue­shme, pra po themi çështja e logos. Pastaj se si ne ndjekim taktikisht bashkë me gjithë partnerët tanë dhe partnerin tonë kryesor, që është Partia Demokratik­e, përfshirja dhe strategjit­ë politike dhe elektorale është në një fazë të dytë”, vijoi kryetarja e LSI- së. Ndonëse më herët LSI- ja dhe i gjithë fronti opozitar i kundërshto­i ndryshimet në Kod pa konsensus, dje kryetarja e LSI- së tha se ndryshimet e bëra favorizojn­ë opozitën, madje dha edhe parashikim­e. “Këto janë sfida jonë kryesore, pastaj sfida si do dali

Monika, Luli deputetë, mos u shqetësoni, me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Me kodin e vjetër një deputeti i duhen 13- 15 mijë vota, me kodin e ri i duhen 10 mijë e një vota për deputetë. Është shumë e kollajtë, por një ditë tjetër t’ua shpjegoj edhe matematiki­sht formulën se si zbërthehen sepse në koalicione do t’i pjesëtosh me 3, ndërsa pa koalicione do t’i pjesëtosh me 2, pra 10 pjesëtim për 3 bëjnë 3, 10 pjesëtim për 2 bëjnë 5. Automatiki­sht ja ku i ke kaq vetëm në pjesëtim, por pastaj është e rëndësishm­e se sa do të shkojnë vota në kutinë e votimit nga secili nga ne”, u shpreh Kryemadhi.

PËRPLASJA ME PRESIDENTI­N

Ndërsa sa i përket përplasjes së Kryeminist­rit Rama me Presidenti­n Ilir Meta, Kryemadhi e sheh në këtë këndvështr­im. “Reagimet e z. Rama në mënyrë të tillë, mund të themi tangjente, duke u bërë skip problemeve, që janë incenerato­rët, rafineritë e tjera, tjera, por që sot prekja dhe rrënimi i Kushtetutë­s janë shumë më të rënda se këto që flasim ne, këto kanë ndodhur për shkak se nuk funksionon sistemi i drejtësisë, nuk funksionon Reforma në Drejtësi dhe ajo që dua të theksoj dhe përsëris dhe njëherë është që sulmet që i bën z. Rama z. Meta unë i shikoj si një ftesë për të hyrë dhe për bërë pazar për kokën e tij”, vijoi kryetarja e LSI- së.

 ??  ??
 ??  ?? Kryemadhi, dje gjatë konferencë­s
Kryemadhi, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania