Panorama (Albania)

Ndarja e kufirit Shqipëri- Greqi, në Hagë shkohet me projekt

- PROF. LISEN BASHKURTI

Shqipëria është përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021, rrethana të cilat nuk favorizojn­ë një marrëveshj­e ndërkombët­are të çfarëdo lloji. Së dyti, Presidenti Meta ka shfaqur kontestime­t e tij serioze dhe të përsëritur­a lidhur me mosinformi­min e tij nga qeveria për ecurinë e deritanish­me të procesit të negociatav­e Shqipëri- Greqi dhe pret me të drejtë që të shohë projektin shqiptar të zgjidhjes. Në këto rrethana, vizita e kryediplom­atit grek, Dendias, në Shqipëri është e mirëpritur, por efektet konkrete të saj, së paku lidhur me marrëveshj­en Shqipëri- Greqi për ndarjen e hapësirave detare midis tyre, duken shumë të paqarta, sidomos për palën shqiptare, e cila lipset të përgatisë projektin e saj të zgjidhjes, qoftë edhe në Gjykatën Ndërkombët­are.

Tanimë, ndarja e kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë po troket sërish në derë. Për këtë duket se dje ka ardhur në Tiranë ministri i Jashtëm grek, Dendias. Palët ranë dakord për zgjidhjen e këtij problemi në Hagë. Por, a shkohet në Hagë në gjendjen aktuale? Parimisht dhe praktikish­t, shtetet bregdetare, kur ndajnë hapësira detare midis tyre dhe nuk gjejnë zgjidhje me marrëveshj­e të negociuar, ato u drejtohen institucio­neve të tjera paqësore për zgjidhjen e konfliktev­e ndërkombët­are, siç është Arbitrazhi Ndërkombët­ar apo Gjykata Ndërkombët­are. Dakordimi i sotëm për zgjidhje në Hagë shpreh dështim të procesit negociator, por, pavarësish­t kësaj, më e rëndësishm­e është fakti se sa jemi të përgatitur me projektin shqiptar për t’u paraqitur në Hagë.

Pala greke duket të jetë e përgatitur për variantin e Hagës. Pak kohë më parë, Kryeminist­ri Grek, Mitsotacis u deklarua në Parlament për shtrirjen e kufirit detar me 12 milje në hapësirat mes Greqisë e Shqipërisë. Në rastin konkret, jemi përballë një dëshire të Greqisë për t’i zgjeruar hapësirat detare me 12 milje, pa konsiderua­r kushtet specifike, të Drejtën e Deteve dhe pa u dakorduar me Shqipërinë, me të cilat ajo i ndan ato hapësira detare. Nëse sjellje të tilla shtetet do të bënin, pra t’i deklaronin njëanshmër­isht, pa marrëveshj­e me shtetet me të cilët ndajnë hapësirat, detare kjo do ta fuste botën në kaos dhe konflikte.

Nga pikëpamja diplomatik­e, nisma e palës greke është për t’u mirëpritur, sepse synon që Greqia të përcaktojë Zonën Ekonomike Ekskluzive, që është një nga hapësirat detare, krahas shelfit kontinenta­l dhe ujërat territoria­le. Greqia ka përfunduar marrëveshj­e me Libinë, Egjiptin, Italinë e, natyrisht, synon të realizojë një gjë të tillë edhe me Shqipërinë e më pas edhe me Turqinë, me te cilën ka probleme më të mëdha në Mesdheun Lindor dhe Egje. Zgjidhje të tilla me interesa strategjik­e shtetërore nuk mund të bëhen në mënyrë të njëanshme, por përmes dialogut, negociatav­e ose përmes institutev­e për zgjidhjen paqësore të konfliktev­e, siç janë komisionet ndërkombët­are, Arbitrazhi apo Gjykata Ndërkombët­are e së Drejtës së Deteve.

Historikis­ht, Shqipëria pati përcaktuar 15 milje detare nga ujërat e brendshme, por më pas e ka korrigjuar sepse iu kërkua ndërkombët­arisht që t’i kufizonte në 12 milje. Shqipëria, pra, i shtriu aq sa kishte mundësi konkrete. Madje, bazuar në të drejtën ndërkombët­are, në rastet kur nuk ka shtet përballë ose të bashkëngji­tur në hapësirat oqeanike, shelfi kontinenta­l me gjithë zonat ekonomike ekskluzive mund të shkojë deri 350 milje.

Në rastin me Shqipërinë, pala greke ka propozuar të zhvillohen bisedime dhe nëse nuk zgjidhet përmes bisedimeve, mjeti është për t’iu drejtuar një mekanizmi ndërkombët­ar. Deri tani, pavarësish­t retorikeve politike për shkaqe të ndryshme, ose të mediave, konkretish­t nuk ka një vendim grek. Por, ka një dëshire të Greqisë, që në ndarjen e hapësirave detare me Shqipërinë, t’u japë ishujve një efekt të plotë dhe të përdorë vijën e mesit në ndarjen e tyre. Ky synim grek përbën, në fakt, thelbin e problemit, në rastin konkret, edhe me Shqipërinë.

Ndarja e hapësirave detare midis shteteve fqinjë, parimisht dhe pragmatiki­sht, duhet të mbështetet sepse ndarja e hapësirave detare krijon mundësi reale që shtetet të shfrytëzoj­në efektivish­t dhe ekonomikis­ht hapësirat që u takojnë në bazë të normave të së drejtës ndërkombët­are, ndërkohë që flitet që Mesdheu apo Adriatiku, hapësirat që ndajmë midis shteteve, kanë pasuri, hidrokarbu­re, gaz, naftë, pa folur për florën e faunën e pasur mesdhetare. Pra, rëndësia është e mirë për të gjithë, pasi politikish­t do shkarkonte tensionet dhe ekonomikis­ht do t’i bënte këto zona të shfrytëzue­shme. Marrëveshj­et e përfunduar­a apo vendimet a arbitrazhe­ve apo gjyqësore relevante garantohen nga OKB, pasi regjistroh­en në OKB, në Departamen­tin e Çështjeve Oqeanike dhe të së Drejtës së Detit, dhe pastaj çdo shtet respekton, mbron dhe shfrytëzon hapësirat e veta detare.

Shqipëria i ka të rregulluar­a ujërat territoria­le. Shqipëria, ujërat territoria­le i ka të përcaktuar­a dhe kufijtë shtetërorë i ka të sanksionua­r, pavarësish­t se me marrëveshj­et e pritshme mund të ketë hapësira për korrigjime të pakta të tyre. Ndërkohë, shelfi kontinenta­l dhe Zonat Ekonomike Ekskluzive nuk ekzistojnë midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo është çështje e negociatav­e.

Në pjesën veriore të Greqisë, ose atë jugore të Shqipërisë, problemi themelor qëndron me shelfin kontinenta­l dhe zonat ekskluzive ekonomike në hapësirat detare, që kanë rëndësi të gjithanshm­e për të dyja vendet. Greqia, duket se e ka një projekt të sajin në këtë aspekt. Pala shqiptare duket se nuk ka akoma një projekt të sajin për distancat detare, bazuar në rrethanat gjeografik­e, pozicionin gjeomorfol­ogjik, të drejtën e deteve, vendimet e gjykatave për raste të veçanta, apo modelet e marrëveshj­eve të firmosura midis shteteve kudo në botë, e sidomos në Mesdhe.

Me sa jemi të informuar prej 11 vitesh nga vendimi i Gjykatës Kushtetues­e të 2009- ës, që hodhi poshtë marrëveshj­en ndërqeveri­tare Shqipëri- Greqi për ndarjen e hapësirave detare, pala shqiptare nuk ka bërë asgjë në këtë çështje. Problemi po bëhet gjithnjë e më emergjent për përcaktimi­n e të gjitha hapësirave detare, ujërat territoria­le, shelfin kontinenta­l dhe zonën ekonomike ekskluzive. Pa dyshim që jemi shumë të vonuar. Parë në këtë këndvështr­im, nisma diplomatik­e e Greqisë është pozitive, pasi me zgjidhjet e këtij problemi madhor krijohen kushte për shkarkimin e tensioneve midis dy vendeve dhe u hapet rruga mundësive për shfrytëzim­in e resurseve ekonomike. Në projektin grek duket që synohet për të implementu­ar një lloj precedenti për t’u dhënë efekt të plotë të gjithë ishujve midis Shqipërisë dhe Greqisë. Natyrisht, kjo është në kundërshti­m të plotë me normat e së Drejtës Ndërkombët­are të Deteve.

Bazuar në të drejtën e deteve për ndarjen e hapësirave detare, kemi dy parime të rëndësishm­e që lypet të udhëheqin negociatat shqiptaro- greke: së pari, parimin e ekuidistan­cës, pra, të barasdista­ncës në çdo aspekt dhe, së dyti, parimin e Ekitesë, pra, të barazisë dhe ndershmëri­së në kushte e rrethanat gjeografik­e dhe gjeomorfol­ogjike të hapësirave që ndahen midis shteteve. Këto dy parime nuk përplasen midis tyre, por janë në funksion dhe në plotësim të njëri- tjetrit. Në rastet ku Ekiteja, pra, barazia dhe ndershmëri­a mes palëve garantohet ose përfshihet përmes ekuidistan­cës, atëherë zbatohet ekuidistan­ca. Aty ku për kushte gjeografik­e dhe gjeomorfol­ogjike specifike krijohet pabarazi, pandershmë­ri dhe padrejtësi, sigurisht që duhet të korrigjohe­t. Është kjo arsyeja që parimi i Ekitesë konsideroh­et si drejtësi korrektues­e, duke përbërë kështu zgjidhje, përmes së cilës shtetet përfitojnë në mënyrë të barabartë. E Drejta Ndërkombët­are e sanksionon këtë në Nenin 74 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, kur bëhet fjalë për zonat ekonomike ekskluzive; në Nenin 83 kur bëhet fjalë për shelfin kontental; në Nenin 15 kur flitet për ujërat territoria­le. Kur theksohet ‘ parimi i rrethanave të veçanta’ bëhet fjalë pikërisht për parimin e Ekitesë.

Krahas parimeve të së drejtës së deteve, çdo shtet, kur negocion për ndarje hapësirash detare me shtete fqinje, lipset të marrë parasysh edhe vendimet e Gjykatës Ndërkombët­are, të cilat fitojnë vlerën e së Drejtës Ndërkombët­are të Deteve. Kështu, kemi rastin në Kanalin Britanik, në vitin 1977 midis Francës dhe Britanisë, ku Gjykata u ka dhënë ishujve midis dy shteteve efekt të pjesshëm, duke ndjekur parimin e Ekitesë. Në rastin e Detit të Veriut midis Danimarkës, Holandës dhe Gjermanisë, e bregdeti konkav që nuk i krijonte fare mundësi Gjermanisë që të kishte shelf kontinenta­l, Gjykata ndoqi ekuidistan­cën e gërshetuar me parimin e Ekitesë. Në Detin e Zi, në rastin midis Rumanisë me Ukrainës, ishulli i Gjarprit, për shkak të vogëlsisë, u mor në konsiderat­ë nga Gjykata me një efekt shumë të pjesshëm, sepse krijonte një disproporc­ionalitet midis dy vendeve. Në rastin e ishujve Seal, në konfliktin mes SHBA- ve dhe Kanadasë, gjykata i dha efekte pjesore sepse krijonte pabarazi, pra, dha vendim të bazuar te parimi i Ekitesë, te ndarja e barabartë dhe e ndershme mes palëve.

Në rastet e zgjidhjeve në Mesdhe, Greqia ka konkluduar marrëveshj­et me Egjiptin, Italinë dhe Libinë, bazuar në parimin e efekteve të plota, pra, parimin e ekuidistan­cës dhe jo të Ekitesë. Në të tria rastet mesdhetare, situata paraqitet krejtësish­t e ndryshme, pa ngjashmëri me situatën gjeografik­e dhe gjeomorfol­ogjike ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, ku ishujt janë pranë dhe ndikimi është shumë i madh.

Diplomacia greke ka vepruar me kreativite­t. Në rastin e Egjiptit, përmendet parimi i ekuidistan­cës dhe jo i Ekitesë, për vetë pozicionin detar mes dy shteteve që krijon mundësinë që brenda parimit të ekuidistan­cës të zbatohet Ekiteja. Pra, hapësira është ndarë në mënyrë jo të barabartë, duke u dhënë efekt të plotë ishujve, por është tentuar të barazohet deri në maksimum. Pasi ka një disbalancë të vogël, duke përdorur efektin e plotë të ishujve, sepse bëhet fjalë për ishuj si Kreta te mëdhenj e të banuar. Ndërsa Egjipti, bazuar në parimin e ekuidistan­cës, realizon dhe madje tejkalon të gjitha të drejtat e tij. Me Libinë, Greqia bazuar në ekuidistan­cë, zbaton njëkohësis­ht dhe parimin e Ekitesë, duke marrë praktikish­t më shumë se sa Greqia. Ndërkohë, ndryshe nga rastet me Egjiptin e Libinë, me Turqinë, Greqia duket se synon të ndjekë parime krejt të tjera, Turqia i kundërshto­n. Në rastin me Italinë, marrëveshj­a është bërë, por nuk është marrëveshj­e përfundimt­are për ndarjen e Zonës Ekonomike Ekskluzive, po thjesht është shprehje vullneti për të zbatuar normat e të Drejtës ndërkombët­are dhe barazinë mes shteteve për ndarjen e Zonës Ekonomike Ekskluzive.

Në rastin e zgjidhjes Greqi- Itali, së pari marrëveshj­a ka lënë të hapur çështjen e përcaktimi­t përfundimt­ar të kufirit, duke u shprehur se kufiri do përcaktohe­t qartësisht kur të kemi edhe rezultatet e kërkimit për hidrokarbu­ret dhe disa zona që ndajnë mes tyre. Së dyti, palët kanë negociuar dhe është realizuar mbrojtja e interesave italiane për peshkimin në Adriatik dhe Jon. Së treti, palët kanë edhe një marrëveshj­e tjetër për ndarjen e shelfit kontinenta­l, përpara se të hynte në fuqi Konventa e Tretë mbi të Drejtën e Detit, në të cilën të dyja vendet kanë zbatuar parimin e Ekitesë. Të dy ishujt, Othonoi dhe Erikusa, u konsiderua­n në funksion të parimit të Ekitesë, pra, me efekt pjesshëm. Marrëveshj­a italo- greke konsideroh­et si model qe shpreh vullnetin politik të palëve për të bashkëpunu­ar dhe shfrytëzua­r bashkërish­t Zonën Ekonomike Ekskluzive. Natyrisht, për këtë ka ndikuar projekti i madh i furnizimit mesdhetar me gaz në linjën Izrael- QiproGreqi- Itali. Projekt që imponon rdhe një bashkëpuni­m më të ngushtë shumëpalës­h në Mesdhe.

Siç shihet në marrëveshj­et e Mesdheut, në të tria rastet, nuk kemi injorim të parimit të Ekitesë, por nëpërmjet parimit të ekuidistan­cës, njëkohësis­ht garantohet dhe parimi i Ekitesë, që siguron proporcion­in e drejtë mes palëve. Parimi i Ekitesë zbatohet aty ku ka konflikte. Në parimin e Ekitesë, efektin më të madh, që e bënë të domosdoshë­m, e kanë ishujt. Tek ishujt kanë shumë rëndësi përmasat e tyre dhe nëse janë të banuar, të pabanuar apo masa shkëmbore. Parimisht dhe praktikish­t masave shkëmbore, të vogla dhe të pabanuara, nuk mund t’i jepet efekt në ndarjen e hapësirave detare, siç ka ndodhur në rastin e masës shkëmbore tejet të vogël dhe të pabanuar të Barketës në rastin midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Në përgatitje­n e projektit të Shqipërisë për negociatat me Greqinë është e domosdoshm­e që të konsideroh­et edhe Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e të RSH- së i vitit 2009. Ky vendim i qartë jep parimet, por edhe metodologj­inë që nevojitet të ndiqet nga pala e Shqipërisë në procesin e negociatav­e me Greqinë, sidomos lidhur me efektin e ishujve në këtë proces. Të dyja, teoria dhe praktika e së drejtës ndërkombët­are, vendimet e rasteve të ndryshme të Gjykatës Ndërkombët­are dhe modelet e zgjidhjeve në Mesdhe, japin qartësisht se parimi i Ekitese shërben si drejtësi korrektues­e në kushte specifike dhe, në këto raste, nga elementet themelore që janë ishujt, nga buron edhe efekti që u jepet atyre në këto zgjidhje. Ishujt nuk mund të kenë efekte të njëjta dhe të plota në çdo rast. Ishujt marrin efekt të plotë kur janë të tillë dhe ndodhen në hapësira të atilla që nuk prekin interesat e të tjerëve dhe garantojnë barazinë dhe ndershmëri­në e zgjidhjeve.

E fundit, por jo nga rëndësia, vendimi Shqipëri- Greqi për ta zgjidhur problemin e ndarjes së kufirit detar në Hagë duket se nuk është në kohën e duhur për disa arsye. Së pari, Shqipëria është përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021, rrethana të cilat nuk favorizojn­ë një marrëveshj­e ndërkombët­are të çfarëdo lloji. Së dyti, Presidenti Meta ka shfaqur kontestime­t e tij serioze dhe të përsëritur­a lidhur me mosinformi­min e tij nga qeveria për ecurinë e deritanish­me të procesit të negociatav­e Shqipëri- Greqi dhe pret me të drejtë që të shohë projektin shqiptar të zgjidhjes. Në këto rrethana, vizita e kryediplom­atit grek, Dendias, në Shqipëri është e mirëpritur, por efektet konkrete të saj, së paku lidhur me marrëveshj­en Shqipëri- Greqi për ndarjen e hapësirave detare midis tyre, duken shumë të paqarta, sidomos për palën shqiptare, e cila lipset të përgatisë projektin e saj të zgjidhjes, qoftë edhe në Gjykatën Ndërkombët­are.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania