Panorama (Albania)

Protothema: Negociata 1- 2- vjeçare, para se t’i drejtohen Gjykatës së Hagës

-

Mediat greke i bëjnë jehonë takimit të Kryeminist­rit Rama me ministrin e Jashtëm grek Dendias, veçanërish­t në lidhje me dërgimin në Gjykatën Ndërkombët­are të Hagës të çështjes së detit mes dy vendeve. “Greqia dhe Shqipëria ranë dakord që të dërgojnë në Gjykatën Ndërkombët­are të Hagës divergjenc­at e tyre në lidhje me përcaktimi­n e zonave detare. Kjo u njoftua gjatë vizitës së ministrit Dendias në Tiranë, nga ministri i Jashtëm grek dhe Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama”, shkruan portali Protothema. gr. Gazetës greke “Protothema” i ka bërë përshtypje toni paqësor në fjalën e Kryeminist­rit Rama kur foli për përpjekjet e qeverisë greke për të abroguar ligjin e Luftës. Por si “Protothema” ashtu dhe mediat e tjera të rëndësishm­e greke, si “Ta Nea” apo “To Bima”, hedhin dritë dhe për mënyrën se si palët do t’i drejtohen Hagës. “Sipas informacio­neve, përpara se t’i drejtohen Gjykatës së Hagës, Shqipëria dhe Greqia do të zhvillojnë bisedime dypalëshe brenda një periudhe të logjikshme kohore, përshembul­l një ose dy vjeçare. Nëse gjatë kësaj periudhe, nuk arrihet një marrëveshj­e e pranuar nga Tirana dhe Athina, qeveria greke dhe qeveria shqiptare do të vendosin bashkërish­t që të zgjidhin mosmarrëve­shjet e tyre në Gjykatën Ndërkombët­are. Edhe në këtë rast, pritet që të bihet dakord për një afat kohor, për shembull një vit, për hartimin e një artikulli të përbashkët, i cili do t’u dërgohet anëtarëve të Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë në Hagë, të cilët do të thirren të vendosin për çështjen e mprehtë të demarkacio­nit detar midis Greqisë dhe Shqipërisë”, shkruhet në “Protothema”. Rinisja e bisedimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë, përmes grupeve negociator­e, do të kërkojë përsëri autorizimi­n e Presidenti­t Meta, pas shpërbërje­s së grupit të parë negociator të drejtuar nga ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania