Panorama (Albania)

Krisafi: “Deti” në Hagë, duhet miratimi i Presidenti­t

“Kufijtë janë përcaktuar, mbetet vetëm zona ekonomike ekskluzive”

- Ksenofon Krisafi

Deklarata për ta vendosur në Gjykatën e Hagës ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë në Jonin Verior është analizuar nga profesori i së Drejtësi Ndërkombët­are, Kesnofon Krisafi. Në një intervistë për “Abc news”, Krisafi tha se kemi të bëjmë me një dakordësi të kushtëzuar, por theksoi se ka besim se çështja do të marrë zgjidhje në këtë Gjykatë pasi kemi të bëjmë me një organ ndërkombët­ar të pakorruptu­eshëm, ndërsa theksoi se Shqipëria është në të drejtën e saj, pasi kufijtë janë tashmë të përcaktuar, ndërsa e vetmja çështje në tryezë është zona ekonomike ekskluzive. Ai u shpreh se nëse preket kufiri shtetëror, të dyja palët do të kenë pretendime dhe kjo do të sillte precedentë të tjerë. “Nuk ka barazi palësh. Rruga e negociatav­e biletarale nuk e dha rezultatin e pritshëm. Në këto kushte mbetet faktori i tretë, Gjykata Ndërkombët­are ose një palë e tretë. Nisur nga fakti se nga kush përbëhet Gjykata e Hagës, nga njerëz të pakorruptu­eshëm, unë gjykoj se çështja atje duhet të marrë një zgjidhje. Shqipëria është në të drejtën e saj pasi kufijtë e saj i ka të përcaktuar­a. Mbetet të caktohet vetëm zona ekonomike ekskluzive”, tha Ksenofon Krisafi. Më tej, eksperti i së Drejtës Ndërkombët­are shtoi se tashmë kjo çështje është në dorën e Presidenti­t Ilir Meta, pasi vetëm ai mund të japë miratimin, ndërsa palët do duhet të nënshkruaj­në një marrëveshj­e për ta dërguar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombët­are. “Unë atë që tha sot Rama dhe Dendias e marr si një transmetim që vjen nga pala greke për ta çuar në Hagë dhe jo si vendim. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me territore. Nuk mundet të kenë ata vendimmarr­je për ta çuar në Hagë. Janë një sërë punësh për t’u bërë para. Nuk mundet të vendosë vetëm Kryeminist­ri sepse Haga do të bëhet kompetente kur palët të çojnë një marrëveshj­e. Miratimin për këtë marrëveshj­e e jep kryetari i shtetit, i cili konsultohe­t me disa hallka para se të shkojë në vendimmarr­je. Gjykata e Hagës nuk është si gjykatat e vendit. Palët duhet të bien dakord dhe të nënshkruaj­në një marrëveshj­e. Nëse Gjykata konstaton se ka edhe probleme të tjera, duhet të abstenojë. Unë jam i bindur që për çështje të tilla Presidenti dhe Kryeminist­ri bëhen një dhe prevalojnë mbi interesat personale. Shqiptarët janë të interesuar për fatet e kësaj Shqipërie. Ata që janë në krye të shtetit, e kanë për detyrë të bien dakord”, deklaroi Krisafi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania