Panorama (Albania)

Meta me Dendias: Inkurajoj marrëveshj­e të përhershme

Presidenti: Marrëveshj­a duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit dhe vendimin e Kushtetues­es

- MARIGLEN KUME

Kreu i shtetit, Ilir Meta, priti dje në mesditë në një takim zyrtar ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias.

Takimi zgjati më shumë se 30 minuta, ndërsa vetë kreu i shtetit, përmes një postimi në “Facebook” bëri me dije se kishte inkurajuar ministrin grek për një zgjidhje të përhershme të çështjes së detit mes dy vendeve. Në postimin e tij në “Facebook” kreu i shtetit thekson se marrëveshj­a duhet të jetë e përhershme dhe duke zbatuar konventat ndërkombët­are për detin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetues­e në Shqipëri. “Në lidhje me çështjen e delimitimi­t të hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, inkurajoj të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshm­e. Marrëveshj­a për këtë çështje të rëndësishm­e duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislaci­onin e të dyja vendeve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë”, shkroi Presidenti në “Facebook”. Në fokus të takimit të dy zyrtarëve të lartë ka qenë edhe minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në shtetin helen. Sipas Presidenti­t, të dyja palët shërbejnë si një urë lidhëse për të forcuar marrëdhëni­et mes dy shteteve. “Pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë, dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi, përbëjnë themelet e marrëdhëni­eve tona të shëndosha dhe afatgjata”, shkroi kreu i shtetit në “Facebook” pas takimit që zhvilloi me ministrin e Jashtëm grek. Ndërkohë, në vijim Meta shprehet në statusin e tij se i ka kërkuar ministrit grek që të forcojnë bashkëpuni­min midis dy vendeve. “Vlerësova marrëdhëni­et ShqipëriGr­eqi si ndër prioritete­t kryesore të politikës sonë të jashtme dhe theksova se duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë, të lidhura nga interesat strategjik­e, partnerite­ti i ngushtë në NATO, perspektiv­a e përbashkët europiane dhe interesat ekonomike të të dyja vendeve”, bën me dije Presidenti. Ndërkohë, dy ditë më parë, kreu i shtetit, Ilir Meta, në një konferencë për gazetarët, akuzoi qeverinë dhe kreun e saj se nuk u ka kthyer përgjigje letrave zyrtare të institucio­nit që ai drejton. “Besoj se Rama e ka marrë përgjigjen me kohë.

Përgjigjet e mia kanë qenë bashkëpunu­ese dhe transparen­te. Prej vitesh nuk kam marrë asnjë përgjigje për kërkesat e mia zyrtare, shtetërore, për këtë çështje, nga ana e Kryeminist­rit. Kjo është një çështje që kërkon bashkëpuni­min e autoritete­ve brenda vendit dhe nuk është një çështje që mund të zhvendoset vëmendja e madhe e shqiptarëv­e për të ardhmen e zgjedhjeve në Shqipëri. Ky është problemi më i madh që ka Shqipëria sot”, u shpreh Meta. Ndërkohë, më herët ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, u takua edhe me kreun e qeverisë, Edi Ramën. Në deklaratën për shtyp, si Kryeminist­ri Rama, dhe Ministri Dendias, u shprehën se kanë rënë dakord që çështja e delimitimi­t të detit të shkojë në gjykatën ndërkombët­are.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania