Panorama (Albania)

Miratohen ndryshimet që favorizojn­ë “spiunët” për shitblerje­n e votave

-

Ata që i denoncojnë krimet zgjedhore dhe më specifikis­ht shit- blerjen e votës, do të amnistohen. Vendimi u mor dje në Komisionin e Ligjeve, ku propozimi i deputetes për të bërë këtë ndryshim në Kodin Penal u kalua në parim. Në shpjegimin e kësaj nisme, deputetja Klotilda Bushka tha se ky ndryshim është pjesë e 7 ligjeve, për të cilët u ra dakord në marrëveshj­en e 5 qershorit në Këshillin Politik. Sipas saj, kjo falje për ata që denoncojnë krimet zgjedhore është parë si një mënyrë që mund të stimuloje më shumë zbulueshmë­rinë e kësaj veprimtari­e të jashtëligj­shme. "Kjo nismë për ndryshime në Kodin Penal lidhet me të gjitha ato klauzola të marrëveshj­es së 5 qershorit, të cilat tentuan të adresojnë të gjitha rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it, në mënyrë që kuadri ligjor për zgjedhjet të lira, të ndershme dhe të drejta, të jetë i plotë e i dakordësua­r. Nisma lidhet me fenomenin e veçantë të shitblerje­s së votës, i cili është një fenomen që përbën vepër penale, i dënueshëm si për personin që e shet votën edhe për atë që e blen votën. Por, duke pasur parasysh që ky fenomen është referuar më shumë për shtresat në nevojë, të cilët janë një grup vulnerabël dhe kanë rënë pre e këtyre rasteve dhe është e vështirë më pas që këta njerëz të bashkëpuno­jnë për t'i treguar këto fenomene dhe sipas diskutimev­e që janë bërë me ekspertët edhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore, duke u nisur edhe nga praktika të vendeve të tjera, parashikim­et në Kodin Penal që japin lehtësira për ata që kanë marrë pjesë në shitblerje votash, në mënyrë që të dekriminaz­lizohen në kushtet kur ata bashkëpuno­jnë, janë tashmë standarde të aplikueshm­e. Të gjithë ata persona të cilët janë pjesë e shit- blerjes së votës, nëse bashkëpuno­jnë me organet e drejtësisë, për të lehtësuar hetimin, për të treguar fakte që çojnë para përgjegjës­isë të gjitha këto raste do të përjashtoh­en nga dënimi për veprën penale", tha deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania