Panorama (Albania)

Greva e naftëtarëv­e, Kryemadhi: Rafineria është pronë e shtetit

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, bën përgjegjës kreun e qeverisë, Edi Ramën, për rëndimin e situatës së grevistëve naftëtarë. Kryetarja e LSI- së u shpreh se tashmë rafineria është në pronësi të shtetit dhe është përgjegjës­i e tij për t’u dhënë pagat e prapambetu­ra punonjësve dhe të rifillojë punën. “Pronar i rafinerisë së Ballshit sot është shteti shqiptar dhe iniciativa më e vogël që mund të bëjë shteti është t’iu japë pagat atyre dhe t’u garantojë më pas rifillimin e punës, mjafton të marri vendburimi­n e naftës që ka sot Shqipëria që nga Patoz- Marinza, Sheqi, Bankers e të tjera me radhë, do të ishte jo vetëm një rifillim pune, por do të ishte me të vërtetë një pasuri shumë e madhe jo vetëm për naftëtarët, por dhe për shtetin shqiptar”, tha Kryemadhi. Ndërkohë, tha se po përdoren familjarë të kabinetit të Kryeminist­risë për të keqpërdoru­r uzinën. “Kapja e kësaj nëpërmjet strukturav­e apo zyrave të përmbarimi­t, që kanë qenë vëllezër të ministrave të Rilindjes dhe që sot janë pranë Bashkisë së Tiranës, përdorimi i gruas së Engjëll Agaçit në një bankë private për të rimarrë dhe për të marrë rafinerinë e naftës së Ballshit për një kredi që është shumë pak, kur në fakt vlera është e jashtëzako­nshme. Shpërdorim­i i të gjithë prodhimeve të naftës, të gjithë puseve në Shqipëri, duke filluar që nga Fushë- Marinza, Sheqi etj. Ne do ta vazhdojmë edhe më tutje mafien e naftës, por të vërtetat nuk i fshehin dot dhe aq më shumë duke provokuar Monika Kryemadhin dhe LSI- në me një video të tillë, që ishte absurde”, tha kryetarja e LSI- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania