Panorama (Albania)

“Ka hapa përpara, por duhen plotësuar kushtet”

Zingraf: Fokusimi i presidencë­s gjermane te COVID, pozitiv për Shqipërinë

-

Për ambasadori­n e Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, Shqipëria ka bërë shumë hapa pozitivë në rrugën e saj drejt fillimit të negociatav­e për anëtarësim­in në BE, por sërish për ta nisur këtë proces do të duhet të plotësojë kushtet që u vendosën fillimisht nga Bundestagu dhe që më pas u aprovuan edhe nga Komisioni Europian. Në prononcimi­n e dhënë nga qyteti i Shkodrës, Peter Zingraf theksoi se përqendrim­i i presidencë­s gjermane të Bashkimit Europian në çështjen e pandemisë së COVID- 19 ishte një gjë shumë e mirë për Shqipërinë. Diplomati gjerman theksoi ndër të tjera se vendi i tij do të vijojë të jetë në krah të Shqipërisë në rrugën e reformave, pasi sipas tij, ato nuk bëhen as për Brukselin dhe as për Berlin, por për vetë qytetarët shqiptarë. Më tej, në deklaratën e tij, Zingraf theksoi edhe në këtë klimë pragzgjedh­ore që është Shqipëria, është mundësia që të punohet për të bërë hapa pozitivë për vendin në rrugën europiane. “Shqipëria ka bërë hapa përpara. Ka marrë ‘ po’- në për bisedimet për anëtarësim­in në BE. Kancelaria dyert për Shqipërinë i ka të hapura dhe ne po punojmë intensivis­ht për këtë temë. Unë mendoj që përqendrim­i i presidencë­s gjermane te COVID dhe kjo situatë nuk ka qenë negative për Shqipërinë, por pozitive.

Një BE e fortë, një partner me i fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka shumë për të bërë. Janë kushte për t’u plotësuar, siç është Gjykata e Lartë dhe kushtet e tjera. Këtë gjë nuk duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlini, por për vete. Jemi në mes të një fushate elektorale dhe në këto kohë gjenden përherë arsye pozitive për të ecur para”, deklaroi ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, dje pas një vizite që zhvilloi në qytetin e Shkodrës.

 ??  ?? Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania