Panorama (Albania)

Nga paga minimale, te nafta pa akcizë e rindërtimi, sa para do shpenzohen në 2021

Qeveria optimiste, parashikoh­en 1,2 miliardë lekë investime, por rritja e të ardhurave do vijë nga pagesat shtesë për pagën minimale

-

Edhe pse ditët e këqija të mbylljes së madhe për shkak të Covidit përsëriten përherë e më egërsisht nga Kryeminist­ri, qeveria e tij miratoi dje një buxhet optimist për vitin 2021.

Përplasja e përhershme me FMN- në për rritjen ekonomike do të pasqyrohet edhe vitin tjetër, kur qeveria parashikon një rigjallëri­m të ekonomisë me 5.5% dhe një ulje të papunësisë. Në shifra absolute, buxheti do të shpenzojë 587,660 miliardë lekë ( rreth 5,8 miliardë USD), në krahasim me 579,535 miliardë lekë që është parashikua­r për këtë vit. Ndërkohë që të ardhurat parashikoh­en në 478,965 miliardë lekë ( rreth 4,7 miliardë USD) në krahasim me 446,570 miliardë lekë që parashikoh­et të mblidhen këtë vit. Në relacionin që shoqëron buxhetin, Ministria e Financave parashikon që të ardhurat të vijnë nga një “taksë” e re e rritur fshehurazi dhe nga administri­mi fiskal. Pra, nga ana e korrupsion­it dhe abuzimit, edhe pse 2021 është një vit zgjedhor. Nga ana tjetër, për të financuar shpenzimet, qeveria do të marrë edhe borxh të ri. Deficiti për vitin 2021 është parashikua­r në 108,695 miliardë lekë, rreth 1 miliard USD, ndërkohë që borxhi total në vitin 2021 parashikoh­et të kapë shifrat e 1,332 miliardë lekëve, ose 13 miliardë USD, nga 1,219 miliardë që është në fund të 6- mujorit të këtij viti. S’KA DREKË FALAS Në buxhet, qeveria parashikon edhe politikat e veta në ndihmë të kategorive të ndryshme. Zakonisht, këto politika financiare favorizojn­ë shtresat që përkrahin një forcë politike. Qeveria ka vendosur katër ndryshime në paketën e re fiskale. “Rritja e pragut të TVSH- së nga 2 milionë në 10 milionë lekë. Pra, bizneset me të ardhura deri në 10 milionë lekë, nuk do të paguajnë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ky ndryshim parashikoh­et të sjellë një efekt negativ në të ardhura rreth 3– 4 miliardë lekë” ( mesatarish­t 3,5 miliardë). “Reduktimi i detyrimit të pagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për bizneset me xhiro 5- 8 milionë lekë. Ky ndryshim parashikoh­et të sjellë një efekt në buxhetin e shtetit prej - 0.35 miliardë lekë”, dhe, “Zerimi i detyrimit të tatimit mbi fitimin për biznesin e madh me xhiro 814 milionë lekë. Ky ndryshim parashikoh­et të sjellë një efekt në buxhetin e shtetit prej - 0.3 miliardë lekësh”. Ndryshimi i katërt është rritja e pagës minimale. “Rritja e pagës minimale për efekt të llogaritje­s së kontribute­ve nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë pritet të sjellë efekt në të ardhurat e vitit 2021 për rreth 3 miliardë lekë”. Pra, qartësisht, shumicën dërrmuese të taksave që i hiqen biznesit të vogël, si pagesa e TVSH- së apo tatimi mbi fitimin, i merren menjëherë nga ndryshimi i pagës së detyrueshm­e minimale. Biznesi i vogël është i vetëpunësu­ar, pra, vetëpaguhe­t. Rritja e pagës minimale nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë, nuk i shtyn të ardhurat e gjithë biznesit të vogël, por i shton detyrimet që duhet të paguajnë në organet tatimore. Në fund të fundit, qeveria me një dorë i jep me një dorë i merr paratë.

Fermerët, 39 lekë në ditë mbështetje për naftën

“Gjithashtu, si politikë e re për vitin 2021 është miratuar dhe një fond prej 1 miliard lekësh në formën e skemës së mbështetje­s së fermerëve përmes përjashtim­it të karburanti­t për prodhim bujqësor nga akciza, taksa e qarkullimi­t dhe taksa e karbonit”. Kjo është fatura në buxhetin e ri, për premtimin e heqjes së taksave nga nafta që përdorin fermerët. Në relacionin e buxhetit gjenden edhe pritshmëri­të e ministrive, ku ajo e bujqësisë parashikon: “70 mijë fermerë të regjistrua­r përfitues, potencial nga skema e përjashtim­it të karburanti­t për prodhim bujqësor nga akciza, taksa e qarkullimi­t dhe karbonit”. Me një llogari të thjeshtë matematiko­re, nëse 1 miliard lekët do të ndaheshin për 70 mijë fermerët, që sigurisht do të duan naftë pa taksa, atëherë secili prej tyre do të merrte plot 39 lekë në ditë si mbështetje për përdorimin e naftës në traktorin apo makinerinë e tij bujqësore. INVESTIMET DHE

TËRMETI Fondi i investimev­e në vitin 2021 arrin një shifër rekord prej 120,692 miliardë lekësh, ose rreth 1.2 miliardë USD. Por një pjesë e mirë e këtyre parave, rreth 28 miliardë lekë, ose 280 milionë USD do të shkojnë për projektet e rindërtimi­t për shkak të tërmetit. Sipas relacionit të Financave, parashikoh­et që krahas rindërtimi­t të vijojë edhe financimi i qirasë për familjet e prekura. “Edhe 1.5 miliardë lekë parashikoh­en të vijojnë financimin e bonusit të qirave për familjet e pastreha si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019”.

Ndërsa investimet do të vijojnë kryesisht në rrugë. Qeveria parashikon të nisë: Tunelin e Llogorasë, Unaza e Re e Tiranës, rruga Kardhiq- Delvinë, si edhe zgjerimin e rrjetit të rrugëve kombëtare dhe akseve rrugore me rëndësi për zhvillimin ekonomik të rajoneve.

 ??  ??
 ??  ?? NGA NJE MBLEDHJE QEVERIE
NGA NJE MBLEDHJE QEVERIE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania