Panorama (Albania)

Nuk ndalojnë koncesione­t, në 2021 do të kontraktoh­en 2.1 miliardë USD

-

217,581,553,850 lekë. Mund t’ju merret fryma duke e lexuar shifrën e frikshme të mësipërme, por kjo është sasia e parave që do të kontraktoj­ë qeveria për vitin 2021 si koncesion apo PPP. Edhe pse pjesë e raporteve të BE- së, FMN- së dhe institucio­neve të tjera financiare, ku shprehet hapur dyshimi, qeveria nuk tërhiqet nga koncesione­t dhe PPP. Në vitin zgjedhor 2021, janë parashikua­r të lidhen kontrata për një rekord të ri, që përkthehen në 2.1 miliardë USD. Për të thënë sa e lartë është shifra, mjafton ta krahasosh me totalin e koncesione­ve dhe PPP- të e dhëna deri në vitin 2020: në total janë 620 miliardë leke, ose rreth 6.2 miliardë USD. Pra, në vitin e përballjes elektorale, qeveria shton me rreth 30 për qind angazhimet e saj koncension­are.

Por çfarë do përfitojmë nga shpenzimi i 2.1 miliardë miliardë USD, rekord më vete për një kontratë të vetme. Vitin tjetër skadon edhe kontrata e kolaudimit, qeveria do ta japë me koncesion apo PPP- të, me një vlerë prej rreth 200 milionë USD. Një tjetër kontratë është ajo e aeroportit të Vlorës me 129 milionë USD. Ndërsa e katërta, për rritjen e sigurisë rrugore, prej 50 milionë USD. Në total do të shtohen edhe 2.1 miliardë USD të tjera kontrata koncesione­sh. Por sa po paguajmë tani për këto kontrata? Gjatë vitit 2020, edhe pse fatkeqësis­ë u agravuan, qeveria ka shpenzuar 7,8 miliardë lekë ose rreth 78 milionë USD për kontrata koncension­are. Vitin tjetër, atë të zgjedhjeve, pagesat arrijnë maja të tjera. Në 2021, qeveria do të shpenzojë gati dyfishin, 14,4 miliardë lekë, ose 144 milionë USD për PPP- të dhe koncesione­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania