Panorama (Albania)

“Shëndetësi­a në kolaps”, Basha: Rritja e numrit të testimeve, emergjente

- Lulzim Basha

Për të disatën herë, kryedemokr­ati Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë të rrisë urgjentish­t numrin e testimeve. Duke sjellë në vëmendje shifrat kokëforta të ndërkombët­arëve, Basha deklaron se Kryeminist­ri Edi Rama, me politikën e tij po e fundos shëndetësi­në. “Papërgjegj­shmëria kriminale e Edi Ramës ka çuar në kolaps shëndetësi­në, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID- 19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierë­ve dhe shtimi i numrit të tyre”, shkruan kreu i Partisë Demokratik­e në një postim në rrjetet sociale, të cilin e shoqëron me një video ku tregon shifrat kokëforta të pandemisë që prej muajit mars, që e rendisin Shqipërinë në fund të listës, qoftë për mjekë, investime në shëndetësi apo testime. “Prej muajit mars kanë humbur jetën 454 shqiptarë. Mijëra të tjerë janë infektuar. Ndërkohë që shqiptarët luftojnë për jetën, prioriteti i Edi Ramës nuk është shëndeti i tyre, por tenderët sekretë dhe koncesione­t korruptive. Për këtë arsye jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve në Europë ( OBSH), vendi me buxhetin më të ulët për shëndetësi­në në Europë ( FMN), vendi me numrin më të ulët të testimeve për COVID në Europë”, brendashkr­uhet në videon e postuar nga kryedemokr­ati, teksa shton se çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarë­ve. Të njëjtën gjë thonë shifrat e “Worldmeter­s”. Siç pasqyrohen në tabelën përbri, ku listohen shtetet me më pak testime për 1 milion banorë në Europë, Shqipëria kryeson. Madje, edhe vendi i dytë pas nesh, numëron gati 2- fishin e atyre të kryera te ne. Në dhjetëshen e vendeve me më pak testime është edhe Maqedonia, e cila sidoqoftë figuron të ketë kryer 3- fish më shumë. Sipas Bashës, kërcënimi më i madh për shëndetin e shqiptarëv­e është vetë Kryeminist­ri Rama. Ky nuk është apeli i parë që Lulëzim Basha i bën qeverisë për të rritur numrin e testimeve, veçanërish­t në sektorë jetikë, që janë në vijën e parë të frontit, shëndetësi dhe arsim.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania