Panorama (Albania)

Covid në shkolla, 130 mësues dhe 60 nxënës në karantinë

Ministria deklaron shifrën e rritur. Protokolli rezulton “nul” në një klasë në Elbasan, të gjithë nxënësit me koronaviru­s

-

Rritjet progresive të rasteve në rang vendi janë reflektuar rrjedhimis­ht edhe në shkolla, ku Covid është ulur këmbëkryq.

Dhe Ministria e Arsimit ka vendosur ta thotë atë. Janë 130 mësues dhe 60 nxënës në të gjithë vendin që mungojnë këtë javë në shkolla, të infektuar ose të dyshuar se mund të jenë prekur nga virusi. Shifra është 30% më e lartë se mesatarja e mungesave të lidhura drejtpërdr­ejt me Covid në pesë javët e para të shkollës. Sipas të dhënave të bëra publike nga ministria, nga 120 mungesa të raportuara, 80 prej tyre kishin të bënin me Covid. Për fat të mirë, numrat në nxënës vijojnë në shifra minimale. Nuk janë të pakta shkollat “covid” në rrethe, por kryeqyteti mban numrin më të lartë të mësuesve dhe nxënësve të karantinua­r. Sidoqoftë, deri tani nuk është mbyllur asnjë shkollë për shkak të virusit.

RASTI Protokolli i rreptë i masave duket se nuk ka bërë punë në një gjimnaz në Elbasan. I gjithë grupi i një klase në shkollën të një grupi në shkollën “Dhaskal Todri” në Elbasan rezultojnë të infektuar me koronaviru­s, duke vënë në dyshim respektimi­n e protokolli­t, qoftë në klasë apo jashtë saj

“Dhaskal Todri” rezulton të jetë prekur me koronaviru­s. Pa konfirmimi­t të nëntë nxënësve në fund të javës që shkoi, mësohet të kenë dalë pozitivë edhe pjesa tjetër e klasës, duke e çuar në 17 numrin e të prekurve. Një rast ky aspak i zakontë. Gjendja shëndetëso­re e tyre thuhet të jetë stabël e po ashtu edhe e mësueses kujdestare, e cila është karantnuar në banesë deri në tamponimin dhe marrjen e rezultatit. Inspektora­ti Shëndetëso­r i Elbasanit ka urdhëruar mbylljen e klasës, e cila i është nënshtruar dezinfekti­mit për zhvillimin e mësimit për grupin e dytë të së njëjtës klasë, që nuk kanë shenja. Nuk përjashtoh­et mundësia që të ketë nxënës asimptomat­ikë, që mund të vazhdojnë mësimin normalisht. Përveç nxënësve, në të gjithë Qarkun e Elbasanit janë plot 19 mësues të infektuar, në shkolla të mesme dhe 9- vjeçare, ndërkohë që shifrat e të infektuarv­e në këtë qytet kanë pësuar rritje të ndjeshme.

SHIFRAT Drejtoria e Përgjithsh­me e Arsimit Parauniver­istar numëron me dhjetëra raste mësuesish e nxënësish të karantinua­r në mbarë vendin. “Ne bëjmë një ndjekje ditore të ecurisë së mungesave. Jemi diku te 130 mësues që na mungojnë çdo ditë, të cilët mund të jenë në izolim ose të karantinua­r. Po ashtu, na rezultojnë 60 fëmijë që qëndrojnë në shtëpi dhe kanë njoftuar që për këtë arsye nuk vijnë në shkollë”, deklaron Fiqi Çifligu, drejtor në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Arsimit Parauniver­sitar. Sa i takon një prej vatrave më problemati­ke të virusit në kryeqytet, shkollës “Emin Duraku”, Çifligu nënvizon se nuk ka qenë shkolla vatër e infektimit, por familjarë të të punësuarve aty. “Janë tetë mësues në karantinë, ndërkohë që nuk kam informacio­n të ketë nxënës të infektuar. Infektimi i mësuesve nuk është bërë në shkollë. Një pjesë e tyre kanë qenë të infektuar nga familjarë të tjerë apo aktivitete­t në ditët e pushimit”, nënvizon Çifligu. Qeveria ka miratuar një vendim që vë në dispozicio­n një mijë mësues shtesë për të përballuar nevojat që mund të lindin në shkolla si pasojë e Covid- 19. Deri tani, DPAP thotë se asnjë prej tyre nuk është angazhuar në shkollat ku janë shfaqur probleme, por nuk dihet se nga ku janë rekrutuar mësuesit që u zëvendësua­n së fundmi vetëm tek “Emin Duraku”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania