Panorama (Albania)

COVID- 19 me rekord të ri, në 24 orë 301 të infektuar

Raste pozitive në të gjithë vendin. Në dy spitalet COVID numri i të shtruarve ka shkuar në 255 persona

-

Ditë pas dite shënohet një rekord i ri rastesh pozitive me COVID- 19. Ajo që mund të thuhet me siguri është se sa herë Ministria rrit nivelin e testimeve, rritet edhe numri i personave të konfirmuar pozitivë me koronaviru­s.

Në 24 orët e fundit sipas të dhënave zyrtare janë kryer 1407 testime dhe janë regjistrua­r 301 raste të reja. “Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastë­r, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura Vajgurore. 1 rast në Krujë, Kamzë, Gjirokastë­r, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së.

RASTET FATALE Të martën kanë humbur betejën me sëmundjen 4 pacientë. COVID- 19 ka rezultuar fatal edhe për mjekun Astrit Haziri. Doktori mësohet se është dërguar në spital vetëm pak ditë më parë. Gjendja e tij është rënduar duke bërë që të humbasë betejën me sëmundjen. Por ky rast edhe pse është konfirmuar edhe nga drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skendër Brataj, nuk është përfshirë në raportimin e bërë nga Ministria. “Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56- vjeçare nga Fieri, një 60- vjeçare nga Lezha, një 69- vjeçare nga Tirana dhe një 73- vjeçar nga Korça”.

SITUATA NË SPITAL

Prej më shumë se një javë të dy spitalet COVID- 19 janë duke punuar me kapacitet të plotë. Një fakt ky që është pohuar edhe nga mjekët. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Por sipas Ministres Manastirli­u 25% e kapacitete­ve të dy spitaleve COVID janë të lira. “25% e kapacitete­ve të dy spitaleve COVID janë të lira. Dy strukturat e tjera COVID janë gati nëse do të kemi rritje të numrave më të gjitha pajisjet dhe burimet e nevojshme njerëzore. Edhe në strategjin­ë e vjeshtë- dimrit kemi të parashikua­r për të përfshirë spitalet rajonale nëse do të këtë rritje të rasteve pozitive, pacientë që do kenë nevojë për shërbim spitalor dhe në këtë mënyrë për të ofruar shërbim sa më cilësor për të gjithë”, tha ministrja gjatë takimit me inspektorë­t dje, të cilët do të monitorojn­ë zbatimin e vendimit për maskat e detyrueshm­e edhe në rrugë e çdo ambient tjetër publik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania