Panorama (Albania)

Grabitja e Rinasit, nis gjykimi i dosjes

Nëntë persona janë marrë të pandehur për supergrabi­tjen

-

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen ndaj tetë të pandehurve për grabitjen e rreth 4.6 milionë eurove në pistën e Rinasit. Dosja kalon për gjykim katër muaj pasi prokuroria mbylli hetimet. Grabitja e bujshme ndodhi më 9 prill të vitit 2019 dhe nga përplasja me Policinë mbeti i vrarë shtetasi Admir Murataj. Të arrestuar për këtë ngjarje janë Klement e Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi. Ndërsa vijon të jetë ende në kërkim Talo Çela. Ata akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që planifikoi vjedhjen me armë të shumave monetare dhe realizoi grabitjen. SI NDODHI GRABITJA

Në mesin e ditës së datës 9 prill 2019 dhe në syrin e dhjetëra kamerave, pesë grabitës kanë mundur të thyejnë sigurinë në aeroportin e Rinasit. Të maskuar dhe armatosur mirë, grabitësit hynë me furgon të bardhë me mbishkrimi­n “Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve” dhe “Hetimi Tatimor”, i cili ecën me shpejtësi përballë me një nga dyert hyrëse të aeroportit, e cila është shumë pranë me rrugën kryesore të Rinasit. Grabitësit e miliona eurove zgjodhën portën prej nga hyn shërbimi zjarrfikës për t’u futur në aeroport, duke hapur një derë me tela para së cilës ishin vendosur dy barriera betoni. Në një video të publikuar në media, shihen grabitësit teksa zbresin nga furgoni, nxjerrin kavo dhe tërheqin njërën nga barrierat e betonit. Këtë punë e bëri Admir Murataj, i cili ishte maskuar me maskën e tij silikon. Një tjetër, me kapuç në kokë dhe veshje kamuflazh, me një levë të vetme hapi portën. Admir Murataj ( i cili mbeti viktimë në këtë grabitje) gjeti edhe kohën të hiqte kavon nga barriera dhe të futej bashkë me të në furgon.

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania