Panorama (Albania)

Vlorë, dy persona tentuan të vrasin me armë 27- vjeçarin

Marjo Ferraj në Polici: Autorin s’e njihja, s’kam konflikte

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Vlorës, ku persona të paidentifi­kuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një 27- vjeçari.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të Vlorës, rreth orës 22: 30 të së hënës. Ndërkohë, pasi është gjendur përballë breshërisë së plumbave, 27- vjeçari Marjo Ferraj ka njoftuar Policinë e Vlorës se një person i cili i ishte afruar ka qëlluar në drejtim të tij dhe më pas me një automjet është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka sekuestrua­r edhe kamerat e sigurisë në zonë, për të hedhur më shumë dritë rreth atentatit ndaj 27- vjeçarit. Nga hetimet e kryera deri më tani dhe këqyrja e kamerave të sigurisë është arritur në përfundimi­n se, nga një automjet tip “BMW”, i cili është afruar pranë automjetit ku ndodhej 27- vjeçari Ferraj, ka dalë një person duke qëlluar në drejtim të të riut. Më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij. Sipas Policisë, në këtë ngjarje dyshohet të kenë qenë dy persona, personi i cili ka qëlluar me armë dhe shoferi i mjetit. 27vjeçari Marjo Ferraj mësohet se është nip i një ndërtuesi në Vlorë, ndërsa ngjarja ka ndodhur sapo Ferraj ka dalë nga banesa e tij dhe po futej në automjetin e tij, tip “Polo”. Sipas hetimeve të kryera nga Policia, konfirmohe­t se autorët e kanë monitoruar 27vjeçarin dhe kanë qëndruar në pritje të tij për të dalë nga banesa, kur dhe kanë kryer atentatin. Fatmirësis­ht plumbat nuk e kanë prekur aspak 27- vjeçarin, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjendur dy gëzhoja pistolete. Nga goditja me armë në drejtim të 27vjeçarit janë thyer vetëm xhamat e automjetit në krahun e pasagjerit. “Nuk e dallova, se mbante kapuç, nuk njoh njeri dhe nuk kam konflikte me asnjë person”, është shprehur i riu në Komisariat­in e Policisë Vlorë.

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M. F, 27 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka kallëzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i paidentifi­kuar, që qarkullont­e me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëv­e të rastit. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e, kanë organizuar punën për identifiki­min dhe kapjen e autorit të dyshuar. Janë ngritur pika kontrolli, po këqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 ??  ?? Makina ku u qëllua Marjo Ferraj
Makina ku u qëllua Marjo Ferraj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania