Panorama (Albania)

Trafik të miturish, prostituci­on e grabitje, OFL letër 3 të dënuarve

-

TIRANE – Një person i dënuar për shfrytëzim prostituci­oni, një tjetër për trafik të miturish dhe i treti për vjedhje me armë, kanë marrë letër dje nga Operacioni Forca e Ligjit, për të deklaruar pasurinë brenda 48 orësh. OFLja ka shpërndarë dje formularët për tre të dënuarit, një në Berat dhe dy të tjerë në Tiranë. Policia e Shtetit tha dje se, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL- ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Ferdianat Etemaj alias Ferdinand Etemi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim­i i prostituci­onit”; Elton Drapi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”; Dorjan Memaj, banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale

“Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpuni­m. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. “OFL- ja është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë”, tha zyrtarisht Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania