Panorama (Albania)

Frashërlli­njtë në politikë, akademiku: Dijetarët të nevojshëm, por s’janë aty

-

Për akademikun Sabri Hamiti, në 120- vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit rilindës, është e vështirë që të veçojë veprën më të mirë naimiane. Kjo, siç ai shpjegon, edhe prej natyrave të ndryshme të tyre. "Patjetër, që ai lindi si poet lirik. Nisur nga një këndvështr­im i tillë, të menduarit të çon te ' Lulet e Verës', por variacione­t të çojnë te çështjet identitare si ' Historia e Skënderbeu­t', apo jeta identitare si ' Bagëti e Bujqësi'. Është një lepezë e tërë e mënyrave të tij të artikulimi­t që krijoi atë që quhet sistem i tij. Unë e konsideroj si lirik të kulluar, që artikulohe­t te ' Lulet e Verës', i përqendrua­r te bukuria, që është kryevepra e tij", thotë shkrimtari. Sa i përket Naimit e biografisë së poetit që Hamiti prek në librin e tij "Naim Frashëri", akademiku e sjell rilindësin fëmijë me një shëndet të ligshtë, çka e bën edhe më të tërhequr si natyrë. Ai përshkruan përciptazi jetën e tij mes kurimeve jashtë vendit, si dhe ditët e fundit përmes dëshmisë së nipit, Mid'hat Frashërit. "Për biografinë e tij shkruaj pak, se kush është marrë me të, ka lënë pas pak shënime. Nga ana tjetër, është një filozofi e të menduarit që dikton se ai e ka projektuar veprën e tij kaq mirë sa nuk ka nevojë për biografi. Megjithatë, kemi dëshminë e vdekjes, të cilën unë e analizoj. Aty gjej shënime biografike që bëhen esenca të jetës së tij. Madje, gjatë sëmundjes, në fund të jetës ndodh edhe shpërthimi i hatashëm i tij sa u përket veprave që ka shkruar në 13 vite", thotë më tej.

A KA PERSONALIT­ETE SI NAIMI POLITIKA? Akademiku i pytur nga “Panorama” nëse skena politike sot ka figura si vëllezërit Frashëri, ai përgjigjet: Po më pyesni nëse ka format të vëllezërve Frashri që implikohen sot në politikë?! Tani jemi në dy kohë. Ai është treshi i Frashërve që përfshin dy fusha, fondamenta­le të identiteti­t të një populli. I pari veprimin, më i madhi, që është një prej krerëve të Prizrenit. I dyti, Naimi, që është frymëzimi, pa të cilën nuk bën. Edhe i treti, më i mesmi, nëse e shohim filozofiki­sht, Samiu që krijon edhe encikloped­i, edhe traktatin nacional "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është edhe ç'do të bëhet". Por, shqiptarët vështirë e kapur diskursin në kohë të Samiut, i ka pushtuar ndjesia e Naimit. Nëse i shohim këto tri elemente, që kemi në këto tri figura të një familjeje, që rrallë ndodh, pak si vështirë është që të shikojmë njeriun sot në këto tri dimensione. A janë të vlefshëm dijetarët, njerëzit e shpirtit, për zhvillimet politike? Po! A janë aty? Jo!", thotë akademiku.

 ??  ?? Veprat origjinale të Naim Frashërit
Veprat origjinale të Naim Frashërit
 ??  ?? Akademiku Sabri Hamiti
Akademiku Sabri Hamiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania