Panorama (Albania)

Morata udhëheq Juven, Strakosha super debutim ndaj Dortmundit

-

Juventusi nisi me triumf këtë edicion të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Dinamon e Kievit me dopietën e Moratës. Juventusi zhbllokoi sfidën me Dinamon e Kievit 1 minutë pas fillimit të pjesës së dytë. Alvaro Morata përfitoi nga rikosheta e Dejan Kulusevski­t dhe nuk gaboi. Sulmuesi shënoi edhe golin e dytë që mjaftoi për Pirlon ta nisë me fitore Ligën e Kampionëve si trajner. Myrto Uzuni humbi shansin e jetës për të luajtur në Kamp Nou, ku skuadra e tij Ferencvaro­sh u mposht 5 me 1. Lacio e Thomas Strakoshës, në debutimin e shqiptarit në Ligën e Kampionëve ka triumfuar 3 me 1. Në këtë takim, mori minuta me bardhekalt­rit edhe Vedat Muriqi. PSG- ja humbi në shtëpi 1- 2, ndaj Manccesete­r Junajtidit.

INTER- GLADBAH Pas humbjes në derbi, Interi nis aventurën e re në Ligën e Kampioneve. Në "San Siro" sot zbarkon Borusia e Mynshengla­dbahut, për sfidën e programuar në orën 21: 00. "Me siguri niveli i eksperienc­ës është rritur krahasuar me sezonin e kaluar, - ka shpjeguar Antonio Konte në konferencë­n për shtyp. - Do të jemi gjyqtarë të fatit tonë, shpresojmë në mënyrë pozitive. Absurde të thuhet që jemi ne favoritët e grupit". Mbi formacioni­n: "Bastoni e nis nga stoli, Brozoviç ndihet i lodhur, Sançez mund të luajë". Nga ana tjetër, Samir Handanoviç, portier dhe kapiten i Interit, nuk është i shqetësuar që skuadra në 4 javët e para të kampionati­t ka pësuar plot 8 gola. Slloveni ka paraqitur në konferencë­n për shtyp debutimin sezonal të zikaltërve në Ligën e Kampioneve, në prag të sfidës së sotme kundër Mynshengla­dbahut në orën 21: 00 në "San Siro", ku është shprehur me besim për të ardhmen. "Një portier, kur pëson tetë gola, është gjithmonë i shqetësuar. Kjo vlen edhe kur pëson një apo dy. Megjithatë, krijojmë shumë, kemi një qëndrim më sulmues dhe është normale të rrezikosh diçka dhe të pësosh në kundërsulm. Duhet të tregohemi më cinikë përpara portës, sepse situata ndryshon mes shënimit dhe pësimit të një goli.

BAJERN- ATLETIKO Trajneri i Bajernit të Mynihut, Hansi Flik, është i bindur se skuadra e tij do të jetë edhe këtë sezon favoritja kryesore për të fituar Champions- in. Gjithsesi, 55- vjeçari tregon se ndeshja e sotme ndaj Atletikos së

Madridit do të jetë një forcë prove për skuadrën e tij. "Të luash ndeshjen e parë të sezonit në Europë ndaj një skuadre si Atletiko është një gjë jo e vogël. Ata kanë mbrojtjen më të fortë në Europë dhe shumë lojtarë cilësorë përpara. Ndaj, na duhet të jemi sa më të fokusuar dhe kompakt në fushën e lojës. Mezi po pres këtë takim, jam i bindur që do të jetë argëtues. Përballja me trajnerin e tyre do të jetë gjithashtu interesant, ai ka bërë një punë të shkëlqyer në këto 9 vitet e fundit", tha ndër të tjera Flik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania