Panorama (Albania)

Fidel Ylli: Duhet ligj nga qeveria për gjobat, përgjigjja të premten

- OLSI TUJANI

Liga Profesioni­ste e Futbollit nuk tërhiqet nga bojkoti edhe pas takimit të dytë të zhvilluar në nivel ekspertësh në Ministrinë e Financave.

Pas mbledhjes që ka zgjatur thuajse 50 minuta, Presidenti i Ligës ka deklaruar se është diskutuar me specialist­ët dhe Ministren e Financave, të cilët kanë kërkuar kohë deri ditën e premte për të dhënë versionin e tyre final për kërkesat që ka artikuluar Liga. Në fjalën e tij para mediave, Libohova nuk ka qenë i prerë, por disi edhe kontradikt­or teksa në krye të deklaratës ka thënë që situata është një hap larg zgjidhjes, por më tej ka vijuar duke thënë se nuk është arritur asnjë marrëveshj­e dhe gjithçka është rikthyer në pikën fillestare. E gjithë kjo, në rast se nuk do të ketë dakordësi dhe vullnet politik të Kryeminist­rit Rama. Presidenti i Ligës Zoti Libohova, sa rezultativ ishte ky takim?

Është një hap më pranë zgjidhjes. Problemet që u diskutuan ishin në dy pjesë: në 3 pikat më pak të rëndësishm­e, për të cilat ne gjetëm gjuhën e përbashkët dhe do të kemi një prononcim nga Ministria e Financave së shpejti. Ndërkohë që për ligjin e sponsorizi­mit që është edhe "thembra e Akilit" e gjithë kësaj situate, debatuam duke propozuar dhe gjetur atë që do të jetë më e mira. Ministria me kolegët kërkoi kohë dhe deri ditën e premte do të kemi një përgjigje përfundimt­are për një zgjidhje, e cila besoj se do të pranohet edhe nga komuniteti i sportit dhe futbollit për të filluar një epokë të re.

A do të fillojë futbolli këtë javë?

Futbolli do të fillojë mbasi ne të kemi një përgjigje, e cila do të kënaqë kërkesat tona. Nuk mund të them që do të fillojë këtë javë apo javën tjetër.

Çfarë propozimi morët nga Ministria e Financave për ligjin e sponsorizi­mit në këtë takim të dytë?

Nuk morëm asnjë propozim nga Ministria, vetëm diskutim. Ata do të reflektojn­ë ridiskutim­et dhe propozimet tona.

A ka një variant të miratuar mes palëve në nivel ekspertësh për kërkesat e adresuara nga sporti?

Jo, jo! Nuk ka një variant të miratuar, sepse në tavolinë janë 2 të tilla: Varianti ekzistues që ka miratuar Parlamenti përpara disa muajsh, në dhjetor si dhe varianti i propozuar prej nesh. Ekspertët bashkë me ministren po diskutojnë që cili nga variantet kënaq ekzigjenca­t tona. Ne këmbënguli­m te varianti jonë. Do të presim deri ditën e premte për të marrë një përgjigje.

Atëherë nuk ka asnjë dakordësi dhe jemi ende në të njëjtat kushte?

Akoma nuk ka dakordësi. Nuk është e kollajtë, negociatat zgjasin.

Kjo do të thotë që përgjigjen e prisni nga Kryeminist­ri?

Variantet që Ministria e Financave do të përzgjedhë, do t'ia propozojë Kryeminist­rit. Përgjigjen përfundimt­are e presim nëpërmjet Ministrisë së Financave nga Kryeminist­ri.

Zoti Fidel Ylli deklaroi që tri pikat janë zgjidhur. Janë zgjidhur siç i ka kërkuar Liga?

Shikoni, varianti që ka kërkuar Liga ka brenda elasticite­tin për t'u diskutuar. Nuk mund të zgjidhen me një të rënë të lapsit. Ministria do të paraqesë shumë shpejt qëndrimin e saj për zgjidhjen e të 3 pikave, të cilat besoj se janë të pranueshme nga komuniteti i sportit. Po bojkoti i garës? Bojkoti vazhdon deri sa ne te kemi përgjigjen përfundimt­are që të kënaqi kërkesat tona.

Negociator­i mes qeverisë dhe Ligës Profesioni­ste të Futbollit ka dhënë edhe një herë tjetër sinjale optimizmi për zgjidhjen e situatës. Në deklaratën e bërë dje përkrah kreut të Ligës te Financat, Fidel Ylli pranoi që ekspertët kanë diskutuar dhe dakordësua­r edhe disa pika, por në fund "vulën" do ta japë kreu i qeverisë, ditën e premte.

Çfarë ndodhi në këtë takim të dytë me Ligën Profesioni­ste?

Sot kishim takimin e dytë me Ligën Profesioni­ste të Futbollit. Ishte një takim ku në të shumtën e rasteve, problemet e Ligës thuajse janë të zgjidhura. Kemi ngelur vetëm te problemi i ligjit të sponsorizi­mit. Edhe Ministrja ishte shumë bashkëpunu­ese sot. Të them të drejtën, kërkohet edhe një konfirmim nga qeveria për faljen e gjobave, pasi në qoftë se do të bëhet kjo, do të bëhet me një ligj në parlament. Kërkon një vendim politik dhe nuk mund të bëhet një falje vetëm për Ligën apo për futbollin, por do bëhet për të gjitha bizneset. Duke e parë këtë situatë ne mendojmë që përgjigjja përfundimt­are do të jepet ditën e premte, mbasi ne të bisedojmë me Kryeminist­rin, do t'i japim zgjidhje përfundimt­are gjithë këtyre problemeve që Liga ka shprehur.

Duke qenë më pranë Kryeminist­rit, sa gjasa ka që këto pika të Ligës të miratohen dhe të shohim më në fund futboll?

Unë e kam thënë që në fillim, që Kryeminist­ri është shefi i qeverisë, por në fund të fundit Kryeminist­ri punon me stafet. Ai nuk mund të marrë vendime pa u konsultuar me Ministren e Financave, me këshilltar­ët, me grupin e punës etj... Që ai vendim të mos jetë sa për të kaluar radhën, por të jetë që sportit do t'i vlejë. Sportit duhet t'i vlejë për një afat shumë të gjatë. Ne po debatojmë dhe debatet sjellin gjithmonë zgjidhjen e problemit. Unë jam i bindur që kjo situatë do të zhbllokohe­t shumë shpejt. Por kur flitet për financat, të jeni të sigurt që gjithë ministrat e financave dhe këshilltar­ët debatojnë, sepse jemi në një vit shumë të vështirë, tërmet, pandemi, biznese të rrënuara dhe qeveria ka vështirësi të mëdha. Ju thoni që janë zgjidhur 90% e kërkesave... Po jua deklaroj që janë zgjidhur 90% e kërkesave. Të tria pikat janë zgjidhur dhe ka mbetur vetëm ligji i sponsorizi­mit. Ka 2 variante, varianti jonë dhe i Ligës. Të dyja variantet konvertojn­ë në të njëjtat shuma dhe duhet gjetur modaliteti se si do zgjidhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania