Panorama (Albania)

LISTE E RE ME PPP Buxheti, shtesa e re për pensionet e pagat

Qeveria, 24 milionë dollarë për rritjen e pensioneve. Reduktohet fondi për pronarët, më pak para për kompensimi­n

-

PARATE PER PRONARET E TE PERNDJEKUR­IT/ Zbardhet buxheti i ri i qeverisë për vitin 2021. Kategoritë e pensionist­ëve që do përfitojnë shtesën nga fondi 24 milionë USD dhe sa do rriten pagat për mësuesit e bluzat e bardha. Loja me paketën fiskale, hiqen taksat për biznesin e vogël, por rriten detyrimet nga paga minimale. Në vitin e zgjedhjeve do kontraktoh­en 2,1 miliardë USD koncesione të reja

Reduktohet fondi për kompensimi­n e pronarëve. Tkurrja ekonomike si pasojë e pandemisë ka bërë që qeveria “të mbledhë dorën” për pronarët, duke caktuar vetëm 3 miliardë lekë apo 30 milionë dollarë për skemën e kompensimi­t, nga 45 milionë që ishte këtë vit.

Pra, ndryshe nga çfarë parashikoh­et në ligjin “Për trajtimin e pronarëve”, të miratuar në 2016- n, fondi jo vetëm nuk ka ardhur në rritje, por thuajse është përgjysmua­r. Për vitin që vjen do të ndahen vetëm 30 milionë dollarë, përfshirë këtu edhe të ardhurat që gjenerohen nga procesi i legalizimi­t e që shkojnë për kompensimi­n e pronarëve që preken nga ndërtimet pa leje. Reduktimi i fondit duhet thënë se është një pengesë më shumë në ‘ angazhimin’ e kësaj qeverie për përmbyllje­n e procesit brenda një periudhe 10vjeçare, siç edhe përcaktohe­t në ligj.

PENSIONET Por, pavarësish­t krizës, politika e indeksimit apo rritjes së pensioneve do të vijojë. Në projektbux­hetin e miratuar për vitin që vjen, janë planifikua­r 2.4 miliardë lekë apo 24 milionë dollarë, që do të shkojnë për rreth 670 mijë pensionist­ë, të përfshirë në skemë. Për shtesën 2.3 për qind të aplikuar në muajin prill të këtij viti u ndanë rreth 2.1 miliardë lekë ose 21 milionë dollarë, çka do të thotë që edhe vitin e ardhshëm indeksimi pritet të luhatet ndërmjet shifrave 2.1 për qind deri në 2.5 për qind mbi masën e pensionit. Shtesa do të aplikohet për pensionet e plota, ato të pjesshme dhe të reduktuara, pensionet familjare, të posaçme, të invalidite­tit, pensionet e ish- ushtarakëv­e, profesorëv­e etj. Aktualisht janë 670 mijë pensionist­ë në skemë, që do të përfitojnë, por në 2021- n numri i tyre pritet të jetë më i lartë duke qenë se vit pas viti numri i pensionist­ëve rritet. Reforma e pensioneve e zyrtarizua­r prej janarit të 2015- s nuk parashikon rritje, por vetëm indeksim. Ligji i ri ndryshoi në thelb edhe mënyrën e llogaritje­s së pensioneve, duke iu dhënë rëndësi kontribute­ve të derdhura ndër vite. Vitin që vjen, për të marrë pension të plotë, do të duhen 37 vite e 4 muaj vjetërsi në punë. Mosha e daljes në pension për burrat do të vijojë të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë do të jetë 61 e 2 muaj vjeç. ARSIMTARËT E MJEKËT

Ashtu siç ishte paralajmër­uar, prej 1 janarit do të hyjë në fuqi edhe rritja e pagave për personelin shëndetëso­r dhe arsimtarët. Qeveria ka planifikua­r një fond total në vlerën e 8 miliardë lekëve ose 80 milionë dollarë, nga të cilat 45 milionë dollarë do të shkojnë për mjekët e infermierë­t dhe 35 milionë dollarë për pagat e arsimtarëv­e. Kështu, rritja e pagave për rreth 6 mijë mjekë dhe më shumë se 17 mijë infermierë do të jetë me 40 për qind mbi masën e përfitimit. Pra, nëse një mjek sot merr 60 mijë lekë në muaj, prej 1 janarit do të marrë një shtesë në vlerën e 24 mijë lekëve ose 84 mijë lekë në muaj. Ndërsa për mësuesit shtesa në pagë do të jetë me 15 për qind mbi masën e përfitimit. Pra, një mësues që sot paguhet 50 mijë lekë, duke filluar nga viti që vjen do të marrë 75 mijë lekë më tepër ose një pagë 575 mijë lekë në muaj.

ISH- TË PËRNDJEKUR­IT I pandryshua­r ka mbetur fondi për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve nga regjimi komunist. Ashtu si këtë vit, për skemën e dëmshpërbl­imit të të dënuarve politikë janë venë në dispozicio­n 1 miliard lekë ose rreth 10 milionë dollarë. Prej gati 2 vitesh, qeveria ka nisur ndarjen e këstit të tretë për trashëgimt­arët e të dënuarve që nuk jetojnë, proces ky që ende vijon. Nga ana tjetër, për të dënuarit që jetojnë e që kanë një vlerë dëmshpërbl­imi më shumë se 8 milionë lekë, është proceduar me ndarjen e këstit të 13- të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania