Panorama (Albania)

Rama me ministrin grek pakt për ndarjen e kufirit me gjyq në Hagë, ish- kreu i Gjykatës: E parakohshm­e

NGA HEQJA E LIGJIT TE LUFTES TE BATUTAT PER ROLIN E TURQISE, ÇFARE VENDOSI VIZITA E DENDIAS NE TIRANE. TAKIMET ME METEN DHE BASHEN

- ARISTIR LUMEZI

Shqipëria dhe Greqia do ta çojnë çështjen e përcaktimi­t të kufirit detar mes tyre dhe të zonave ekskluzive ekonomike në Gjykatën Ndërkombët­are të Hagës. Kryeminist­ri Rama dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, bënë publik vendimin e marrë pas takimit të tyre në zyrën e qeverisë shqiptare. Duke e cilësuar një fitore që u jepte përgjigje të gjithë zërave që akuzonin Kryeminist­rin Rama se kishte një marrëveshj­e të fshehtë me Greqinë, nga e cila Shqipëria dilte përsëri e humbur, kreu i qeverisë nuk kurseu ironinë: “E kam shumë të qartë që të gjithë sot i kanë veshët e hapur për të dëgjuar lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do t’i bëjë Shqipërisë përmes detit, por nuk do të ketë një pushtim, përkundraz­i e më vjen keq që do zhgënjehen patriotët e detit, sot me shumë kënaqësi mund ta them nga ana ime, ministri patjetër nga ana e tij, që kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombët­are”. Duket se edhe Greqia e priti si një zgjidhje shumë pozitive edhe për të, kur ministri Dendias falënderoi Kryeminist­rin Rama për dakordësin­ë e arritur duke thënë se “jam shumë i lumtur që ramë dakord me Kryeminist­rin që të kalojmë si Shqipëri dhe si Greqi së bashku në Gjykatën e Hagës”. Një tjetër lajm i mirë nga ky takim ishte edhe ai i përpjekjes për heqjen e ligjit të luftës që Greqia mban me Shqipërinë që nga viti 1939. “Ne kemi referuar çështjen e ligjit të luftës. Zoti Kryeminist­ër, kjo gjë është një anakronizë­m dhe jam i sigurt që edhe këtë gjë do ta zgjidhim së bashku. Është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu, nga Tirana, në opinionin publik shqiptar me urdhër të Kryeminist­rit Mitsotakis”, u shpreh Dendias. Ministri grek nuk e fshehu gëzimin nga hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare në legjislaci­on për minoritete­t. “Pashë me gëzim perspektiv­ën, madje progresin që Shqipëria ka bërë në sektorët e tematikave që lidhen me minoriteti­n grek. Besoj dhe mendoj se të gjitha këto japin mundësi që të kalojnë në agjendën tonë pozitive”, tha ministri i Jashtëm grek Dendias.

 ??  ?? RAMA E DENDIAS DJE, GJATE TAKIMIT
RAMA E DENDIAS DJE, GJATE TAKIMIT
 ??  ?? RAMA E DENDIAS, DJE GJATE TAKIMIT
RAMA E DENDIAS, DJE GJATE TAKIMIT
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania