Panorama (Albania)

Ligji i Luftës, Dendias: Anakronizë­m, do ta zgjidhim

Ministri i Jashtëm grek sulmon Turqinë në Tiranë, Rama: Ejvalla!

-

MINORITETE­T

Edi Rama: Nuk është një çështje e Greqisë, çështja e të drejtave të minoriteti grek në Shqipëri, është një çështje e jona, gjithashtu. Nëse ne duam për minoriteti­n grek e për të gjitha minoritete­t në Shqipëri standardet më të mira dhe mundësi 100% të barabarta si qytetarë të këtij vendi, këtë nuk e bëjmë sepse e kërkon Greqia, por e bëjmë sepse është në nderin dhe padiskutim është edhe në vizionin tonë për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë. Kemi diskutuar për të çuar më tej patjetër, axhendën në këtë drejtim, qoftë me të gjithë legjislaci­onin që duhet plotësuar në funksion të ligjit bazë për minoritete­t, që ka qenë një hap i rëndësishë­m që Shqipëria ka bërë përpara në funksion të atij vizioni që ne kemi për të ardhmen dhe qoftë për të gjithë elementët e tjerë që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve me një gjuhë amtare tjetër, me një histori, me një kulturë dhe me një domosdoshm­ëri për ta ruajtur e për ta përcjellë brez pas brezi gjuhën e tyre, qoftë gjuhën greke në Shqipëri, qoftë gjuhën shqipe në Greqi. Unë dua ta sjell këtu në vëmendje, sepse në pamje të parë mbase nuk është diçka e madhe, por në jetën e përditshme të njerëzve është diçka e rëndësishm­e që falë vullnetit të mirë të Kryeminist­rit Mitsotakis, të qeverisë e të shumicës së re të dalë nga zgjedhjet në Greqi, u bë njohja nga Parlamenti grek e lejeve të drejtimit për të gjithë bashkëkomb­ësit tanë, në janar të këtij viti, u bë pranimi i vulës apostile, aq e rëndësishm­e për të lehtësuar të gjitha proceset e tyre administra­tive dhe po kështu edhe dakordësia për marrëveshj­e që lidhen me njohje të dokumentev­e, sikurse ne kemi bërë me Italinë, me Austrinë, me Belgjikën e të tjera.

Nikos Dendias: Ne kemi një vullnet shumë të fuqishëm që t’i çojmë këto marrëdhëni­e akoma më tutje dhe më lart dhe të zgjidhim në një klimë besimi reciprok dhe respekti reciprok të gjitha ato gjëra që kanë mbetur pezull. Veçanërish­t një urë e lidhjeve tona është minoriteti grek që jeton në Shqipëri. Një urë gjithashtu janë edhe mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Më lejoni zoti Kryeminist­ër që të theksoj kontributi­n esencial, qoftë të shtetasve grekë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, por edhe të qytetarëve shqiptarë në zhvillimin ekonomik të Greqisë. Nuk duhet të humbasim kohë dhe unë mendoj se kemi arritur në marrëdhëni­et tona shumë gjëra. Për ne, mbetet tani që të shkojmë akoma më përpara. Pashë me gëzim perspektiv­ën, madje progresin që Shqipëria ka bërë në sektorët e tematikave që lidhen me minoriteti­n grek. Besoj dhe mendoj se të gjitha këto japin mundësi që të kalojnë në axhendën tonë pozitive.

PENSIONET

Edi Rama: Diskutimi për pensionet është një diskutim që është i hapur, por e vërteta është që, qoftë me Greqinë, qoftë me Italinë, ku është dhe prania më e madhe e emigrantëv­e shqiptarë qysh prej viteve ’ 90, nuk është një diskutim i lehtë, jo sepse mungon dëshira, jo sepse mungon angazhimi, por sepse bëhet fjalë për një zgjidhje që në aspektin financiar kërkon realisht një impenjim serioz e për këtë arsye, procesi i diskutimit vazhdon, padiskutim me shprehjen e vullnetit të mirë për ta zgjidhur edhe këtë proces.

KUSHTET

Edi Rama: E falënderov­a dhe e falënderoj edhe publikisht ministrin për faktin se, pavarësish­t momenteve të caktuara në ecurinë e këtyre marrëdhëni­eve kur ne kemi pasur edhe tension, e vërteta është që Greqia nuk ka qenë në asnjë moment pengesë për procesin tonë të integrimit në Bashkimin Europian dhe për hir të së vërtetës më vjen jashtëzako­nisht mirë që kemi një dakordësi të plotë me Kryeminist­rin dhe me ministrin lidhur me faktin që çështjet që ne duhet t’i zgjidhim së bashku nuk janë çështje për eksport në Bruksel. Ne nuk kemi nevojë që Brukseli të na vendosë përpara obligimit që ne t’i trajtojmë këto çështje dhe Greqia nuk ka nevojë të përdorë Brukselin që të trajtojë këto çështje me ne. Nuk shohim në asnjë nga çështjet një pamundësi zgjidhjeje. Janë të zgjidhshme e patjetër që ne jemi në rrugën për t’i zgjidhur.

Nikos Dendias: Integrimi dhe hyrja e Shqipërisë në BE është një objektiv yni i përbashkët dhe ne jemi të gatshëm që të ecim me Shqipërinë, duke përfshirë këtu të gjithë dijen teknike që mund t’u ofrojmë kur ju dhe qeveria juaj, gjykoni se do të ishte e nevojshme ta bëni këtë gjë. Në këtë kuadër, dëshiroj të theksoj se Greqia përmes axhendës së Selanikut, e cila është inauguruar përpara dy dhjetëvjeç­aresh, ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshm­e dhe diakronike si objektiv strategjik, integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Madje, edhe me Kryeminist­rin, edhe me ministrin në detyrë Cakaj më parë, ne kishim një tematikë shumë të gjerë diskutimes­h.

ÇËSHTJA E DETIT

Edi Rama: E kam shumë të qartë që të gjithë sot i kanë veshët e hapur për të dëgjuar lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do t’i bëjë Shqipërisë përmes detit, por nuk

do të ketë një pushtim, përkundraz­i e më vjen keq që do zhgënjehen patriotët e detit, sot me shumë kënaqësi mund ta them nga ana ime, ministri patjetër nga ana e tij, që kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombët­are. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombët­are për të vendosur pikat mbi “I” në bazë të ekspertizë­s dhe në bazë të së drejtës ndërkombët­are të detit. Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizm­in e tyre, sepse çështja e detit nuk është më një çështje me të cilën mund të bëjnë as propagandë­n e tyre të shpifur anti- greke, që është një turp dhe as elektorat patriotik në Shqipëri, apo dhe në Kosovë. Të vetëvendos­en në çështje të tjera. Kjo çështje nuk është një çështje që do të jetë në diskrecion­in tonë, apo të palës greke. Do të jetë në diskrecion­in e drejtësisë ndërkombët­are dhe ne jemi plotësisht dakord e në këtë mënyrë do të fokusohemi te bashkëpuni­mi ekonomik, do të fokusohemi te bashkëpuni­mi rajonal, do të fokusohemi te njerëzit, të bëjmë më të mirën për qytetarët shqiptarë me kombësi greke që jetojnë në Shqipëri dhe për qytetarët grekë, apo ende jo grekë me kombësi shqiptare që jetojnë në Greqi.

Nikos Dendias: Madje kam dëgjuar me interes të lartë edhe dakordësin­ë e Zotit Rama se zgjidhja e kësaj çështje do të ketë si bazë marrëveshj­en e OKB- së ku të dyja vendet kemi nënshkruar. Jam shumë i lumtur për këtë gjë, për të përsëritur atë që Kryeminist­ri sapo tha, se duke analizuar dhe ekzaminuar këtë çështje, ne kemi rënë dakord që të kalojmë si Shqipëri dhe si Greqi së bashku në kalimin e kësaj çështjeje në të drejtën ndërkombët­are, në Gjykatën e Hagës. Kjo marrëveshj­e mes Shqipërisë dhe Greqisë mbështetet pikërisht në një qëndrim të të dyja vendeve në legaliteti­n e përbashkët për zgjidhjen e çdo konvergjen­ce dhe divergjenc­e që mund të ketë. Po ashtu u referuam edhe në marrëveshj­en që Shqipëria dhe Greqia ka në ’ 96- ën dhe ramë dakord se marrëveshj­a e ’ 96- ës ka nevojë për një thellim dhe dinamizëm që të ecim së bashku drejt një marrëveshj­e të re përsa i përket partnerite­tit strategjik të dy vendeve dhe të bëjmë një mbledhje qeveritare mes dy qeverive dhe të krijojmë një mekanizëm mes dy vendeve mike.

LIGJI I LUFTËS

Edi Rama: Në mbyllje dëshiroj të them edhe diçka, që nuk është ende një çështje që mund ta konsideroj­më të zgjidhur, por që është në një diskutim shumë pozitiv dhe që së shpejti, unë kam shumë besim që do të përfundojë në mënyrë pozitive, që është heqja e ligjit të luftës. Dhe pastaj, pasi humbën detin, nacional folklorikë­t patriotë do humbin dhe tokën e pastaj të gjejnë në ajër ndonjë çështje e të krijojnë një subjekt për se si Greqia po rrit emisionet e gazit në atmosferën shqiptare, se në tokë dhe në det nuk do kenë më çështje për t’u marrë.

Nikos Dendias: Ne kemi referuar çështjen e ligjit të luftës. Zoti Kryeminist­ër, kjo gjë është një anakronizë­m dhe jam i sigurt që edhe këtë gjë do ta zgjidhim së bashku. Është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu, nga Tirana, në opinionin publik shqiptar me urdhër të Kryeminist­rit Mitsotakis.

DY QEVERITË

Edi Rama: Po ashtu kemi rënë dakord që të fillojmë punën për të organizuar edhe një mbledhje të parë të të dyja qeverive, qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Greqisë, për t’u marrë me çështje që kanë rëndësi për njerëzit e zakonshëm e që kanë rëndësi për fëmijët tanë në Shqipëri dhe në Greqi. Çështjet e patriotizm­it nacional folklorik nuk janë çështje të qeverive tona.

TURQIA

Nikos Dendias: Më lejoni të përmbyll fjalën time, duke nënvizuar se përkundrej­t përpjekjev­e që bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e perspektiv­ës së tyre europiane, një tjetër vend i rajonit tonë, që është akoma vend kandidat për BE- në, nuk po lëviz në këtë drejtim, madje lëviz në drejtim të kundërt.

I referohem këtu fqinjit tonë, Turqisë. Ajo vazhdon të shkelë çdo ditë, kriteret themeltare të integrimit në BE, qoftë politike, qoftë ekonomike. Jam detyruar në këtë kuadër, të dërgoj madje, një shkresë Komisioner­it të Zgjerimit, zotit Varhelyi, duke theksuar se Turqia po shkel unionin doganor dhe duhet të shqyrtohet menjëherë marrja e masave për këtë gjë. Gjithashtu e kam vendosur këtë çështje, me keqardhje madje, që të ekzaminojë Komisioni të gjitha shkeljet, në të gjitha dimensioni­n e tyre, madje deri në tërheqjen e unionit doganor, si një ide e qartë kjo, për shkeljet që krijon shteti turk dhe sjellja e Turqisë.

Kam theksuar gjithashtu edhe te homologët e mi europianë, ministrat e Jashtëm, veprimet e fundit që janë tepër shqetësues­e në Mesdheun Lindor dhe theksova nevojën që të ndalojë eksporti i materialev­e ushtarake përkundrej­t Turqisë, sepse këto materiale ushtarake përdoren për të kryer veprime që destabiliz­ojnë zonën tonë.

Rama: Ejvalla!

 ??  ?? Rama dhe Erdogan
Rama dhe Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania