Panorama (Albania)

PALOKA: AKTIVITETI I PS TEK INCENERATO­RI, RAMA E KTHEU PARTINË NË KOSH PLEHRASH

-

Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, reagoi dje pas përfundimi­t të aktiviteti­t të Partisë Socialiste, i cili u zhvillua në incenerato­rin e Elbasanit. Përmes një deklarate për mediat, Paloka u shpreh se me atë gjest kreu i PS- së dha mesazhin se Edi Rama e ka kthyer partinë në një kosh plehrash. “Në fakt ky qejfliu i simbolikav­e, simbolikë më të gjetur se kjo nuk ka pasur gjatë gjithë historisë së tij. Edhe sikur ta kishim paguar ne, nuk do të bënte një gjë më të gjetur se ajo që bëri sot. Ka vite që Partinë Socialiste e ka kthyer jo vetëm në organizatë kriminale, por edhe në kosh plehrash. Pasi ka përzënë nga Partia Socialiste gjithë figurat intelektua­le dhe të ndershme, e dimë të gjithë që ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve. Dhe thashë, simbolikë më të gjetur se kjo e sotmja që të prezantont­e të ardhmen e rilindjes në një vendgrumbu­llimi plehrash, Rama nuk mund të kishte. Në fakt, halli i Ramës ka qenë tjetër dhe është shumë më i madh se kjo që thashë unë. Halli i tij është që paniku që e ka zënë lidhur me hetimin e incenerato­rëve”, tha Paloka.

Zgjerimin, Varhelyi? Dhe në këtë mënyrë i mbylli derën Shqipërisë për të nisur negociatat e anëtarësim­it, sa kohë që ky është në pushtet, në qoftë se sondazhet i dilnin në rregull. Këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të një gënjeshtar­i të kapur në mënyrë të përsëritur në flagrancë. Edi Rama ka mbaruar.

PËR PROCESIN E KANDIDATËV­E Edi Rama: Do të jetë një investim i madh për Partinë Socialiste dhe për të ardhmen. Kjo nuk është një lojë, siç ishte ajo që bëri Partia Demokratik­e. E patë atë? Nuk e di, sikur t’u vësh këshilltar­ë që t’i këshillojn­ë për t’i treguar rrugën drejt humnerës, nuk e arrijnë dot këshilltar­ët ta bëjnë dot juve mundësinë që ju të zgjidhini ata që doni. Ne do t’ju japim mundësinë që të zgjidhni ata që nuk doni dhe jo vetëm të zgjidhni ata që nuk doni, por nga 30 veta, do të mblidheni gjithë ju, mijëra njerëz, do të hiqni 2 veta dhe 28 të tjerët pastaj; nga 28 të tjerët jemi ne që do të zgjedhim 2, apo 3, apo 5, apo asnjë. Kjo është një fyerje e inteligjen­cës më mesatare dhe unë shpresoj që demokratët ta kenë kuptuar këtë pavarësish­t se nuk shpresoj që ata të vijnë të votojnë për ne, e nuk kërkoj që ata që janë votues në këto procese qesharake konkurrent­e të drejtpërdr­ejta e me konkurrenc­ë të pandershme në fakt, sepse mbahen me lekët e shtetit ata, me Portokalli­në, por së paku të jenë të vetëdijshë­m

Gazment Bardhi: E pashë Edi Ramën shumë të shqetësuar sot nga procesi më demokratik i këtyre 30 vjetëve të ndodhur në ndonjë parti në Shqipëri: përzgjedhj­en e kandidatëv­e nga anëtarësia e PD- së. Edi Rama është i shqetësuar, sepse e di që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 prill. Edi Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë, as nga qytetarët, sepse karriera e tij është e bazuar te krimi, jo te vota. Edi Rama u refuzua nga socialistë­t, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 tetor 2005, por ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste përmes një procesi korruptiv. “Një pallat, një votë” ishte modeli me të cilin Edi Rama kapi PS- në dhe prej atëherë nuk lejon të votohet me në PS. Zgjedhja për qytetarët është e thjeshtë. Ata do të votojnë për PD- në dhe kandidatët e saj përfaqësue­s, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakis­ht, që kanë kaluar filtrin e verifikimi­t nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS- së që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.

“Ne kemi dy vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshm­e. Ne dogjëm mandatet për zgjedhje të parakohshm­e. Pse nuk i bëri zgjedhjet e parakohshm­e? Pse ky njeri, që kontrollon edhe Parlamenti­n, edhe qeverinë, edhe Policinë, pra kontrollon­te gjithçka në këtë vend, donte t’i merrte komisioner­ët opozitës, në qoftë se qenka kaq mirë në sondazhe”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania