Panorama (Albania)

FMN: Paketa e ndihmës anti- Covid, më e ulëta në Europë

“Mbështetja fiskale sa 1% e PBB- së, nga mesatarja 3.1”

-

Fondi Monetar Ndërkombët­ar publikoi parashikim­et e reja për ekonominë e Europës, në të cilat shihet se Shqipëria ofroi masat më të pakta fiskale në buxhetin e vitit 2020 në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për të përballuar pasojat e pandemisë në ekonomi. Siç shihet, në grafikun bashkëngji­tur shkrimit, suporti fiskal ( shpenzime shtesë dhe shtyrje të pagesave të taksave) ishte rreth 1 % e PBB- së së vendit, më i ulëti ndër vendet në zhvillim. Në masat fiskale të Shqipërisë ka dominuar më shumë rialokomi i shpenzimev­e buxhetore. Fondi Monetar Ndërkombët­ar analizoi se qeveritë në Europë aplikuan mbështetje të pashembull­ta fiskale që vepruan si stabilizue­s të mëdhenj automatikë, duke mbajtur nën kontroll gati gjysmën e rënies. Në vendet e zhvilluara të Europës masat fiskale ishin mesatarish­t sa 6.2 për qind e PBB- ve përkatëse, ndërsa në vendet në zhvillimin këto masa ishin më të zbehta, duke zënë mesatarish­t 3.1% të PBB- së. Në Shqipëri, ato ishin edhe më të ulëta duke zënë vetëm 1% të PBB- së. FMN- ja vë në dukje se në vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria paketat e ndihmës ishin më të limituara për shkak të kufizimit të hapësirës nga borxhi i lartë publik. Në përgjigje të masave mbrojtëse për përballimi­n e pasojave të pandemisë, qeveritë në të gjithë botën, sidomos në Europë akorduan fonde për të mbrojtur vendet e punës, zgjeruan shpenzimet për shëndetësi­në, ofruan ndihma direkte duke subvencion­uar pagesat për punonjësit që dolën të papunë nga pandemia. Disa shtete zgjeruan programet e punësimit, duke ndihmuar firmat që mbajnë punëtorët e tyre duke përdorur fondet publike për të paguar deri në 7080 për qind të pagave bruto për orë të tëra pa punuar, ose duke siguruar lehtësim mbi kostot e punës pa pagë. Pagesat e papunësisë u zgjeruan gjithashtu. Analiza e stafit të FMN- së tregon se programet mbështetës­e të qeverive mund të jenë më efektive në adresimin e një pjese të madhe të nevojave të likuiditet­it të korporatav­e. Deri në gusht skemat e mbështetje­s së punësimit janë zbatuar në masën 50- 80 për qind në varësi të secilit vend. Sëmundja e koronaviru­sit ( COVID- 19) shkaktoi humbje të mëdha në njerëz, sidomos në Europë, por falë reagimit të fortë të qeverisë janë shmangur rezultate që mund të ishin shkatërrue­se. Ekonomia e Europës parashikoh­et të tkurret me 7 për qind në vitin 2020, rënia e saj më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa ekonomia e Shqipërisë do të bie sipas fondit me 7.5% këtë vit.

 ??  ?? Grafiku i mbështetje­s fiskale të qeverive gjatë pandemisë
Grafiku i mbështetje­s fiskale të qeverive gjatë pandemisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania