Panorama (Albania)

Lojërat e fatit çojnë RENEA- n në Laç dhe Mamurras

Sekuestroh­en 32 makineta që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit

-

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion për goditjen e lojërave të fatit në Lezhë dhe Kurbin.

Sipas uniformave blu, bazuar në informacio­net e marra në rrugë operative dhe nga informacio­net e adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicio­n të lokaleve për lojëra fati, fshehje të ardhurash dhe pastrim të produktit të veprës penale, Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamen­tin e Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m me strukturat policore të DVP Lezhë dhe ato të Komisariat­it të Kurbinit, të mbështetur­a nga forcat speciale RENEA, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në disa lokale dhe ambiente në Kurbin, Milot dhe Lezhë. Si rezultat i kontrollev­e të ushtruara në vijim të operacioni­t “Fati i lojërave”, në aksin rrugor Milot- Thumanë, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e marrë me qira nga shtetasi Gj. P. dhe që menaxhohej nga shtetasi A. K., kanë gjetur dhe sekuestrua­r 32 makineta që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit, 421.000 lekë të rinj, 3325 euro dhe tri kasaforta të mbyllura. Në vijim të veprimeve specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. Pula 28 vjeç, banues në Mamurras dhe shtetasin A. Kaçorri 40 vjeç, banues në Thumanë. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale

“Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicio­n e lokaleve për lojëra të palejuara”.

KONTROLLET Sipas burimeve, subjekti në fjalë ushtronte veprimtari­në e paligjshme të lojërave të fatit prej disa kohesh, kryesisht gjatë orëve të natës, ndaj dhe është ndërmarrë ky operacion blic. Ndërkohë bëhet e ditur se kontrollet do të jenë të vazhdueshm­e edhe në ditët në vijim dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit në veprimtari­në e lojërave të fatit, e cila është e ndaluar më vendim qeverie. Pavarësish­t vendimit të qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit që prej janarit të vitit 2019, në qarkun e Lezhës nuk kanë munguar subjektet që operojnë në mënyre ilegale. Ata punojnë fshehurazi, kryesisht në zona periferike, por nuk mungojnë as në qendër të qytetit. Policia ka zhvilluar disa aksione, duke goditur veprimtari të tilla me sekuestrim­in e materia

Sipas informacio­neve të marra nga Policia e Shtetit, lokalet ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit vepronin kryesisht gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Për këtë, Policia ka mbledhur informacio­n dhe ka zhvilluar aksionin orët e vona të së martës, ku mbështetej edhe nga forcat speciale RENEA. Sipas burimeve, forcat RENEA janë kërkuar në mbështetje për të shmangur edhe ndonjë incident të mundshëm mes pronarëve të lokaleve ku zhvillohej aktiviteti i lojërave të fatit. leve e me procedimin penalisht apo dhe arrestimin e administra­toreve të tyre. Por në shumicën e rasteve, të ndaluarit janë lënë të lirë nga organet e drejtësisë, madje duke u bërë sërish përsëritës të së njëjtës vepër penale. Puna në mënyrë selektive e këtyre subjekteve ka bërë që shumë pronarë që e ndërprenë veprimtari­në me hyrjen në fuqi të vendimit të qeverisë të referojnë në Polici rastet ku puna vijon sërish, pasi e quajnë konkurrenc­ë të pandershme. Mbyllja e lojërave të fatit ka lënë pa punë dhjetëra persona në qarkun e Lezhës, duke ndikuar në ekonominë familjare të këtyre personave, të cilët kishin si burim të vetëm të ardhurash për familjet e tyre punën në këtë sektor.

 ??  ?? Makinetat e sekuestrua­ra
Makinetat e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania