Panorama (Albania)

Hoti: Nëse nuk ka marrëveshj­e, kthejmë reciprocit­et me Serbinë

- Papa Françesku

Kryeminist­ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshj­a finale me Serbinë do të arrihet kur të dyja vendet do të arrijnë të pajtohen për të gjitha çështjet.

Në interpelan­cën para ligjvënësv­e të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për Asociacion­in, Hoti tha të mërkurën: “Ekziston marrëveshj­a e parimeve për Asociacion­in e Komunave me shumicë Serbe dhe komentet e Gjykatës Kushtetues­e. Çdo veprim në këtë rrafsh do të bëhet në pajim më to. Nuk do të lejohet shkelje e rendit kushtetues të Kosovës. Nuk ka pajtim për asgjë, derisa nuk pajtohemi për çdo gjë në rend të parë për njohjen reciproke”. Hoti është shprehur i bindur se brenda pak muajsh do të përmbyllet dialogu me Serbinë dhe se nuk ka asnjë iluzion për këtë çështje. Sipas Hotit, dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke ose do të konstatohe­t së bashku me partnerët ndërkombët­arë se nuk do të ketë marrëveshj­e. E atëherë, siç tha Hoti do të ketë reciprocit­et të plotë ndaj Serbisë. “Ky dialog është vetëm për marrëveshj­en finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke, nuk e di a do të përfundojë me njohje, do të doja të përmbyllet me njohje. E di që do t’i vijë fundi për disa muaj dhe do të sjellim një marrëveshj­e për njohje reciproke në këtë Kuvend, ose do të konstatojm­ë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshj­e. Ju garantoj se kthehemi te vendosja e reciprocit­etit të plotë në çdo aspekt me Serbinë”. Në Kuvendin e

Kosovës është diskutuar edhe për miratimin e qarkores për mosaplikim­in në organizata ndërkombët­are, ku deputetë të opozitës thanë se nëse është e vërtetë se ajo qarkore ekziston, është gabim i madh.

Pas deklaratës së Hotit në Kuvendin e Kosovës për kthimin e masave të reciprocit­etit të plotë me Serbinë, ka reaguar drejtori i një zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Ai tha se Hoti “nuk duhet të mendojë se do ta detyrojë Beogradin të bëjë lëshime dhe se nuk duhet të jetojë në iluzionin se dikush ka frikë nga kërcënimet e tij”. “Me pikëpamjet e tij ekstremist­e, Hoti mund ta dëmtojë jo vetëm veten, por edhe bashkëqyte­tarët e tij dhe stabilitet­in e rajonit, gjë që ne nuk e duam. Pres që bashkësia ndërkombët­are ta qortojë ashpër Prishtinën...”, tha Petkoviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania