Panorama (Albania)

“Djalli” s’pranon humbje, Ibra kthehet në vendin e krimit

Milani sfidon ekipin e zemrës së Presidenti­t Meta

-

Zlatan Ibrahimovi­ç është përballur me Sëlltikun vetëm në dy raste, që daton që nga gushti i largët i vitit 2001, kur ai ishte ende 19 vjeç.

Suedezi, porsa mbërriti tek Ajaksi, bëri debutimin e tij në paraelimin­atoret e së atëhershme­s Kupë UEFA, pikërisht kundër skocezëve, duke u futur në fushë si zëvendësue­s në ndeshjen e zhvilluar në Amsterdam. Ishte një debutim për të ardhur keq, me "Harkëtarët" që humbën 3- 1. Në ndeshjen e kthimit, holandezët fituan 10 në "Celtic Park", por ishin të besuarit e Martin O'Nil ata që përparuan në kompeticio­n me rezultatin total 3- 2. Në radhët e Seltikut, në të dyja ndeshjet ishte i pranishëm edhe Nil Lenon, trajneri aktual i bardhegjel­bërve. Me 39 vite e 19 ditë mbi shpinë, Zlatan Ibrahimovi­ç do të bëhej lojtari i dytë më i moshuar që luan në Europë me fanellën e Milanit, nëse zbret sot në fushën e "Celtic Park". Përpara tij vetëm një legjendë si Paolo Maldini, që jashtë Italisë luante për herë të fundit në moshën 40 vjeç e 245 ditë.

HISTORIA KUQEZI - Për Milanin kjo është hera e dymbëdhjet­ë në histori që luan në fazën e grupeve të Ligës së Europës

- "Djalli" ka dalë fitimtar në të trija sfidat e fundit të luajtura kundër Sëlltikut e për më tepër pa pësuar asnjë gol. Rezultati total tregon 60 në favor të italianëve.

- Sëlltiku dhe kuqezinjtë janë përballur në dhjetë raste në Europë e bëhet fjalë për Champions. Skocezët kanë dalë vetëm një herë fitimtarë dhe kjo ndodhte në tetor të vitit 2007.

- 1 gol ( Ibrahimovi­ç) shënoi Milani kundër Shamrokut në Irlandë që bëhet kështu i 33- i shtet, ku kuqezinjtë gjejnë të paktën një gol në kompeticio­ne europiane. Suedezi aktualisht është në kuotën e 74 golave në karrierën e tij si kuqezi.

- Sëlltiku ka fituar tri nga katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në Ligën e Europës, teksa në një rast ka barazuar. Në dhjetë sfidat pararendës­e të kësaj serie bardhegjel­bërit kishin korrur gjithashtu tri suksese, por edhe pesë humbje teksa ishin vetëm dy barazime.

- Milani ka fituar vetëm një

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania