Panorama (Albania)

Kuvendi miraton rezolutën kundër antisemiti­zmit, Mike Pompeo folësi kryesor në Forumin Ballkanik në Tiranë

VLERESIME NGA SHBA, BE E IZRAELI, RUÇI: SHQIPERIA, SHTEPI E DYTE PER HEBRENJTE

- TIRANË

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje rezolutën “Për miratimin e përkufizim­it të përdorshëm për antisemiti­zmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombët­are për Përkujtimi­n e Holokausti­t”, propozuar nga kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, dhe deputetja Blerina Gjylameti.

Rezoluta e votuar dje unanimisht nga 111 deputetët e pranishëm në Kuvend, mbështetet në përcaktimi­n e kësaj Aleance, e cila bashkon qeveritë dhe ekspertët për avancimin e vlerave që përkujtojn­ë Holokausti­n, sipas Deklaratës së Stokolmit të vitit 2000. Përkufizim­i dënon ndjenjat e urrejtjes ndaj individëve hebrenj dhe johebrenj, komunitete­ve, pronave dhe institucio­neve komunitare e fetare të hebrenjve, si edhe perceptime­t denigruese ndaj tyre, përpjekjet për të mohuar Holokausti­n dhe për të zbatuar standarde të dyfishta në qëndrimet ndaj Izraelit. Miratimi i kësaj rezolute ndodh vetëm pak ditë para organizimi­t nga Kuvendi, në partnerite­t me Lëvizjen Kundër Antisemiti­zmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, të Forumit të parë Ballkanik Kundër Antisemiti­zmit. Forumi do të zhvillohet më 28 tetor dhe synon të krijojë një front të bashkuar të vendeve ballkanike për të punuar bashkërish­t kundër antisemiti­zmit. Rezoluta e miratuar dje nga Kuvendi adopton disa deklarata dhe rezoluta të organizmav­e ndërkombët­arë në luftën ndaj antisemiti­zmit. “Kuvendi do të miratojë përkufizim­in e përdorshëm mbi antisemiti­zmin, jo të detyrueshë­m ligjërisht, të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombët­are për Përkujtimi­n e Holokausti­t, sipas të cilit: ‘ Antisemiti­zmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestim­et retorike dhe fizike të antisemiti­zmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose johebrenj dhe/ ose ndaj pronës së tyre, ndaj institucio­neve dhe objekteve fetare të komuniteti­t hebraik’”, thuhet në rezolutën e Kuvendit. Përmes kësaj rezolute, Kuvendi i kërkon qeverisë shqiptare “të përdorë këtë përkufizim pune mbi antisemiti­zmin, jo të detyrueshë­m ligjërisht, të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombët­are për Përkujtimi­n e Holokausti­t, si një instrument orientues në fushën e edukimit, si dhe për mbështetje­n e autoritete­ve juridike dhe ndëshkimor­e në përpjekjet e tyre për zbulimin dhe goditjen me efikasitet të sulmeve antisemiti­ke; të vazhdojë dhe të forcojë luftën ndaj çdo shfaqjeje të intoleranc­ës dhe diskrimini­mit që mund të çojë në akte urrejtjeje dhe dhune, përfshirë dhe antisemiti­zmin; të rrisë masat sensibiliz­uese dhe edukative në kuadrin e luftës kundër manifestim­eve të intoleranc­ës dhe diskrimini­mit, përfshirë dhe antisemiti­zmin”. SHBA Miratimi i kësaj rezolute u ndoq nga afër dhe nga disa ambasadorë të huaj në vendin tonë, mes të cilëve edhe ajo amerikane, Yuri Kim. Në një reagim në rrjetet sociale, pas votimit në Kuvend, ambasada e SHBAsë në Shqipëri e cilësoi miratimin e kësaj rezolute si një vijim të traditës së Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. “Sot ( dje) Parlamenti miratoi përkufizim­in e Aleancës Ndërkombët­are të Përkujtimi­t të Holokausti­t për Antisemiti­zmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutim­it në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësish­t rrezikut. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, shkruhej në postimin e Ambasadës në “Twitter”.

SORECA I pranishëm në votimin e rezolutës ishte edhe ambasadori i BE- së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili vlerësoi vendosmëri­në e Shqipërisë për të luftuar çdo formë të antisemiti­zmit. “Mirëpresim rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti shqiptar që bën përkufizim­in e Aleancës Ndërkombët­are të Përkujtimi­t të Holokausti­t mbi Antisemiti­zmin. BE- ja, e vendosur të luftojë të gjitha format e antisemiti­zmit dhe të nxisë jetën hebreje. Në mbështetje të veprimeve kombëtare, BEja do të paraqesë një strategji gjithëpërf­shirëse mbi antisemiti­zmin në 2021- shin”, deklaroi ambasadori i BEsë, Luigi Soreca.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim
Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim
 ??  ?? Ambasadori i BE, Luigi Soreca
Ambasadori i BE, Luigi Soreca
 ??  ?? SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT, MIKE POMPEO
SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT, MIKE POMPEO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania