Panorama (Albania)

Yuri Kim: “5 qershori” nuk u shkel, por ndryshimet ishin zhgënjyese

“Kam një ish- agjent të FBI- së që është pjesë e personelit në Ambasadë, që ofron një pjesë të kësaj asistence për SPAK”

-

Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, shprehet besimplotë te rezultatet e punës së SPAK- ut dhe të BKH- së.

E ftuar në emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu në “TV Klan”, zonja Kim foli dhe për ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, të cilat nuk i sheh si shkelje të marrëveshj­es së 5 qershorit, por zhgënjyese që nuk u miratuan me konsensus si ndryshimet e para në Kod sipas rekomandim­eve të OSBE- ODIHR- it.

Ditët e fundit, Parlamenti miratoi disa ndryshime në Ligjin Zgjedhor, Kodin Zgjedhor, por ndryshimet nuk u bënë me kompromis, me konsensusi­n që patëm në 5 qershor. Më pas, pamë deklarata nga Ambasada e SHBA- së dhe Bashkimi Europian. Të dyja palët thonë se mbështetja e Ambasadës së SHBA- së ishte për ta. Opozita tha “mbështetje për ne” dhe qeveria tha “mbështetje për ne”. Kush e ka gabim dhe kush ka të drejtë në këtë rast?

Mendoj se deklarata që nxori Ambasada e SHBA- së ishte shumë e qartë, pra që metoda me të cilën u arrit marrëveshj­a e 5 qershorit ishte një mënyrë e mirë dhe që duhet të ishte përdorur si model për marrëveshj­et në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mohojmë kompetencë­n e Parlamenti­t për të miratuar legjislaci­on. Lidhur me pyetjen nëse “5 qershori” u shkel apo jo, njerëz të ndryshëm kanë opinione të ndryshme. Nëse më pyet mua… Po, dua mendimin tuaj … Edhe opinioni im është shumë i qartë për këtë. Ajo që ndodhi përtej 5 qershorit shkon përtej 5 qershorit, por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit.

Por në fakt, në 30 vitet e fundit, ose 28 a 29, gjithmonë kemi pasur kompromis, një konsensus le të themi, për Kodin Zgjedhor. Është hera e parë pas 30 vjetësh kur kemi një ndryshim të Kodit, sigurisht që në Parlament, që nuk është produkt i konsensusi­t. A është ky një problem për Shqipërinë apo për komuniteti­n ndërkombët­ar?

Mendoj se është shumë zhgënjyese që pjesa e dytë e Reformës Zgjedhore nuk u arrit në të njëjtën mënyrë, sepse pjesa e parë, “5 qershori” u bë mirë. Dhe duhet të ishte përsëritur. Mendoj se është diçka e pafat që opozita kryesore nuk ishte e pranishme në Parlament dhe mendoj se kjo nënvizon përgjegjës­inë e cilitdo për të mbetur i angazhuar.

Në fakt, “5 qershori” ishte produkt i presionit nga komuniteti ndërkombët­ar apo i vullnetit të partive politike shqiptare?

E dini, Shqipëria është një vend sovran dhe politikanë­t këtu janë shumë të aftë. Disa herë është vend sovran, disa herë... Mendoj se iu duhej një mik për t’i ndihmuar të arrinin konsensusi­n. Unë kam qenë në diplomaci për një kohë të gjatë dhe jam ulur në tryeza negociatas­h shumë herë dhe mund t’ju them që në këtë situatë, donin të arrinin një marrëveshj­e dhe ishin të lumtur të kishin ndihmën e miqve të tyre.

Ishte hera e parë që ambasadorj­a amerikane mirëpriti të gjitha partitë politike në rezidencën e saj për të gjetur një zgjidhje. Ishte e pamundur për partitë shqiptare ta arrinin marrëveshj­en apo konsensusi­n pa ndihmën tuaj?

Mendoj se është me rëndësi për udhëheqësi­t që t’i qëndrojnë fjalës së tyre. Kështu, të gjitha partitë kishin rënë dakord të arrinin një marrëveshj­e deri më 31 mars, apo jo? Kaloi ca kohë për shkak të Covid, por kur u zgjat shumë, mendoj se u bë e qartë që iu duhej pak ndihmë dhe isha e lumtur ta ofroja atë.

Mendoj se ka shumë komente në median shqiptare, nga analistë apo gazetarë, madje edhe nga Presidenti i Republikës, që thonë se ambasadat apo komuniteti ndërkombët­ar pretendon të jetë i pavarur, por, në fund, mbështet qeverinë. A është e vërtetë kjo?

Unë mendoj se ky është një keqkuptim i diplomacis­ë. Si diplomate, në rastin tim, më ka dërguar Presidenti i Shteteve të Bashkuara që të përfaqësoj qeverinë time dhe vendin tim dhe, kuptimi i kësaj është që, në radhë të parë, angazhohem me qeverinë që është zgjedhur në mënyrë legjitime, apo jo? Kjo përfshin Kryeminist­rin, Presidenti­n, por përfshin edhe pjesën tjetër të vendit, pra, flas me qytetarë të zakonshëm, flas edhe me opozitën. Nuk është mbajtje ane. Nuk është kjo ajo që bëjmë.

Si është marrëdhëni­a juaj me Presidenti­n e Republikës? Mendoj se ka pasur një marrëdhëni­e të vështirë me Ambasadën e SHBA, përfshi ish- ambasadori­n Donald Lu dhe ju aktualisht?

E di që doni të kem një rol në telenovelë­n e brendshme dhe e kuptoj këtë, por ajo që mund të them është kjo: puna ime është shumë specifike. Jam këtu për të përfaqësua­r një palë, dhe kjo është Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpiqem të ndërtoj marrëdhëni­e pozitive, produktive me cilindo që është në pushtet dhe kjo përfshin Presidenti­n, Kryeminist­rin, udhëheqësi­n e opozitës, njerëz të zakonshëm, dhe bëj më të mirën që mundem.

Ambasadore, le të flasim për Reformën në Drejtësi. Ajo u bë nën mbikëqyrje­n e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe me mbështetje­n e tyre financiare. Tani, katër vjet e katër muaj pasi Reforma u votua në Parlament, kemi ngecur. Çfarë ka ndodhur?

Nuk jam dakord me karakteriz­imin që bëni. Nuk mendoj se kemi ngecur. E dini çfarë është? Ke të drejtë: katër vjet e katër muaj është një kohë e gjatë, ama, më duhet të them që është bërë përparim. Katër vjet e katër muaj më parë u hartuan ligje me mbështetje unanime nga të gjitha partitë, apo jo? Nga ajo kohë, gjykatat janë ngritur, gjyqtarë dhe prokurorë janë marrë në punë, gjyqtarë dhe prokurorë i janë nënshtruar vetingut. Në muajin e fundit, në javët e fundit, edhe Gjykata Kushtetues­e po ecën përpara. Tani ka kandidatë për dy vendet bosh. Ndaj mendoj se është karakteriz­im i gabuar të thuash se kemi ngecur. Mendoj se ka njerëz që duan të besojnë se kemi ngecur, që duan të na bëjnë të ngecim, por nuk do të thotë se kemi ngecur.

Ambasadore, Reforma në Drejtësi largoi nga sistemi shumë gjyqtarë dhe prokurorë, por aktualisht është shumë e vështirë të zëvendësoh­en. Kjo do të thotë që nuk kemi burimet për t’i zëvendësua­r. Çfarë do të bëjmë në këtë rast?

Mendoj se numri i gjyqtarëve dhe i prokurorëv­e që u gjetën si të korruptuar, ishte shumë më i lartë në përqindje sesa ishte parashikua­r. Deri tani, mbi 60% janë larguar nga sistemi. Mendoj se Shkolla e Magjistrat­urës po punon fort për të prodhuar më shumë gjyqtarë dhe prokurorë. Mendoj po ashtu se gjyqtarët dhe prokurorët që e kanë kaluar vetingun, tashmë po dalin përpara për të bërë më shumë, ndaj mendoj se po ecim përpara. Edhe një herë, nuk është e lehtë, nuk është e shpejtë, nuk është e përsosur, por po ecim përpara.

Por, ambasadore, kemi dëgjuar për shumë kohë që peshqit e mëdhenj do të kapen dhe do dalin para Gjykatës. Deri tani, asnjë peshk i madh nuk po shkon në Gjykatë dhe peshqit e mëdhenj që ishin në burg po dalin për shkak të vendimeve të fundit të gjykatave. Çfarë ndodhi me peshqit e mëdhenj?

Blendi, ndonjëherë kam përshtypje­n që këto shprehjet që përdorni shërbejnë si shpërqendr­im. Ajo ku do të përqendroh­em unë janë faktet. Për tepër kohë, njerëzit e pushtetshë­m në Shqipëri kanë funksionua­r me pandëshkue­shmëri. Kjo kohë po i afrohet fundit. Ç’doni të thoni se po i afrohet fundit? Do të thotë që në muajt e fundit kemi parë SPAK të deklarojë aktpadi në raste të nivelit të lartë. Tani, nuk mund të flasin për këtë publikisht sepse kjo është natyra e punës së tyre si prokurorë, por mendoj se do fillojmë të shohim disa rezultate.

A ka hetues amerikanë të përfshirë në çështje konkrete në SPAK apo BKH?

Rregullat janë përcaktuar tashmë. Partitë duhet të qëndrojnë të angazhuara në këtë proces. Dhe pritshmëri­a ime është që, ashtu si më parë, bashkësia ndërkombët­are, përfshi Shtetet e Bashkuara, si dhe OSBE dhe ODIHR, do të marrin pjesë për të ofruar mbështetje­n që i duhet Shqipërisë për të siguruar që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mendoj se do të jetë një stinë e ashpër politike…

Ata janë aty për të ofruar asistencë teknike dhe këshilla eksperte. Kam një ish- agjent të FBI- së që është pjesë e personelit në ambasadë, që ofron një pjesë të kësaj asistence. Por, të jeni të sigurt, jemi aty për të mbështetur në maksimumin e mundshëm.

A mund të jetë më i shpejtë sesa është tani SPAK? Aq sa duam ne?

Mendoj se duam që çdo gjë të ecë sa më shpejt që të jetë e mundur, por duhet edhe të sigurohemi që, teksa ecin përpara, ta bëjnë këtë me themele të forta, sepse nëse nxiton ekziston rreziku për të dështuar. Dhe nuk duam të dështojnë. Përsëris edhe një herë: propagandë. Ata që nuk e duan Reformën në Drejtësi, paraqesin pritshmëri tepër të larta që nuk mund të arrihen tani; mendoj se po krijojnë këtë përshtypje sikur Reforma në Drejtësi, BKH, prokuroria e posaçme, SPAK, janë si ndonjë film aksion. Po, të gjithë e mendojnë… Po, një ditë zgjohesh dhe të gjithë kriminelët janë në rrjetë ose pas hekurave. Jeta reale nuk është ashtu. Reforma në Drejtësi do të jetë e vështirë. Do të kërkojë kohë. Do të jetë e papërsosur. Do të ketë gabime rrugës, por e dini, duhet të këmbënguli­m për të sepse ka të bëjë me të ecurit përpara, një gur mbi një gur për ta ndërtuar këtë sistem.

Por, po flasim në përgjithës­i, sepse kemi edhe një rast konkret, për shembull. Partia Demokratik­e, partia më e madhe e opozitës, ka dërguar dy dosje për çështjen e incenerato­rëve. Kanë ngritur padi kundër Ramës, ministrit Ahmetaj, ministrit Gjiknuri dhe disa të tjerë. Është hera e parë që SPAK ka dokumente, nuk e di cilësinë e dokumentev­e, SPAK do t’i verifikojë kundër peshqve të mëdhenj në vend. A mendoni që SPAK do të reagojë sa më shpejt që të jetë e mundur në këtë rast?

Kam të gjitha pritshmëri­të se SPAK do bëjë pjesën e vet. Pretendime­t janë ngritur, provat janë paraqitur dhe tani është detyra e SPAK që të shohë provat dhe të vazhdojë procesin më tej.

Ambasadore, një nga kushtet e Bashkimit Europian për integrimin e Shqipërisë në BE është problemi i funksionim­it të Gjykatës Kushtetues­e. Pse është kusht për ne kur Gjykata Kushtetues­e është nën mbikëqyrje­n dhe ndihmën apo drejtimin e komuniteti­t ndërkombët­ar?

Mendoj se duhet të pyesni BE- në për pozicionin e tyre, por ajo që do them është se Gjykata Kushtetues­e është absolutish­t e nevojshme. Është pjesë thelbësore e Reformës në Drejtësi. Ka qenë e ngecur për një kohë shumë të gjatë, përparimi ka qenë i vështirë. Por shihni ç’ka ndodhur në javët e fundit. Në javët e fundit… Po lëviz, po… ... si Presidenti, si Parlamenti, kanë botuar listën e kandidatëv­e. Këta kandidatë tani po vlerësohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe pasi të ketë përfunduar kjo, kam të gjitha pritshmëri­të që do të kemi një Gjykatë Kushtetues­e deri në fund të vitit. Dhe e them këtë, sepse, siç thatë edhe ju, katër vjet e katër muaj janë një kohë shumë e gjatë. Është koha për të ecur përpara, për të prodhuar rezultate.

Dhe, ambasadore, ngjarja më e rëndësishm­e në shoqërinë shqiptare do të jenë zgjedhjet e 25 prillit. Cilat janë pritshmëri­të tuaja për këto zgjedhje?

Rregullat janë përcaktuar tashmë. Partitë duhet të qëndrojnë të angazhuara në këtë proces. Dhe pritshmëri­a ime është që, ashtu si më parë, bashkësia ndërkombët­are, përfshi Shtetet e Bashkuara, si dhe OSBE dhe ODIHR, do të marrin pjesë për të ofruar mbështetje­n që i duhet Shqipërisë për të siguruar që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mendoj se do të jetë një stinë e ashpër politike…

Kush do ta garantojë që do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Kush do ta garantojë? Populli shqiptar duhet ta garantojë. Qeveria shqiptare duhet ta garantojë. Këshilla juaj për Lulzim Bashën? E njëjta gjë, përsëri, nuk kam detyrë për të dhënë këshilla, por mendoj se është e rëndësishm­e për të gjithë udhëheqësi­t politikë që të jenë transparen­të dhe të ndershëm me votuesit, të qëndrojnë të angazhuar në proces, të mos largohen dhe të mbajnë premtimet që iu japin njerëzve. Pse e quajtët Luli Basha dhe jo Lulzim Basha? E dini, ishte një episod shumë për të qeshur... E di, është një detaj, por jam kureshtar. E dini, ai më thotë Yuri. Unë i them Luli dhe kam këtë lloj marrëdhëni­eje miqësore me shumë njerëz në Shqipëri. Nuk m’u duk ndonjë gjë dhe u habita kur pashë një artikull që e quante shenjë mosrespekt­i. Në fakt, kjo është gjëja më e fundit që mund të ishte.

 ??  ??
 ??  ?? AMBASADORJ­A KIM ME GAZETARIN FEVZIU
AMBASADORJ­A KIM ME GAZETARIN FEVZIU
 ??  ?? Ambasadorj­a Yuri Kim
Ambasadorj­a Yuri Kim
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania