Panorama (Albania)

Organizata e Kombeve të Bashkuara në 75- vjetorin e krijimit të saj

- XHEZAIR ZAGANJORI

24 tetori është dita e OKB- së. Në këtë ditë të shënuar, 75 vjet...

më parë, hyri në fuqi Karta e kësaj organizate shumë të rëndësishm­e ndërkombët­are, synimet madhore të së cilës kanë qenë dhe mbeten ruajtja e paqes dhe sigurisë globale, zhvillimi i marrëdhëni­eve miqësore mes popujve, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe nxitja e bashkëpuni­mit ndërmjet shteteve për përballimi­n dhe zgjidhjen e problemeve me natyrë ekonomike, shoqërore, kulturore apo humanitare ( neni 1 i Kartës). Kremtimi i këtij përvjetori që krijon mundësinë për të bërë bilancin e arritjeve dhe për të përcaktuar sa më qartë dhe sa më mirë detyrat e bashkësisë ndërkombët­are për përballimi­n e sfidave të kohës, ka filluar me Konferencë­n e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së, organizuar më 21 shtator 2020, pra, rreth një muaj më parë, me titullin apo moton kryesore “E ardhmja që ne duam, OKB për të cilën kemi nevojë: Duke afirmuar angazhimin e përbashkët për Multilater­alizëm”. Në këtë kuadër, në takimin plenar të kësaj konference, zhvilluar kryesisht online për shkak të pandemisë, kryetarë të shteteve dhe të qeverive të shteteve anëtare dhe të ftuar të tjerë prekën çështje shumë të rëndësishm­e, që kanë të bëjnë me paqen dhe sigurinë; krijimin e një bote më të drejtë, më të shëndetshm­e e më të begatë për të gjithë; ndërtimin e institucio­neve më të forta në nivel kombëtar e ndërkombët­ar, përfshirë këtu edhe reformimin e OKB- së e të tjerë. Vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu edhe kujdesit më të madh ndaj mendimit dhe kërkesave të brezit të ri. Konferenca e 21 shtatorit miratoi në fund të punimeve edhe një deklaratë politike, në të cilën u paraqitën problemet dhe rekomandim­et lidhur me

“përcaktimi­n dhe avancimin e axhendës së përbashkët të OKB- së për përballimi­n me sukses të

sfidave aktuale dhe të së ardhmes”. Mes tyre pa dyshim që janë çështjet e paqes e sigurisë në rajone të ndryshme të botës; përballimi me sukses i pandemisë Covid- 19; ndryshimet dramatike të klimës dhe mbrojtja e ambientit; lufta kundër diskrimini­mit dhe pabarazive për shkak të gjinisë, racës, besimit, kombësisë apo bindjeve politike; garantimi i një zhvillimi të qëndrueshë­m edhe në shtete e rajone të ndryshme të globit e të tjerë. Për këtë qëllim, Konferenca ka mandatuar Sekretarin e Përgjithsh­ëm të OKB- së, Antonio Guterres, për të qenë në kontakt të vazhdueshë­m dhe për të koordinuar bashkëpuni­min me shtetet anëtare dhe me institucio­net e mekanizmat kryesore të kësaj organizate. Është më se e qartë që përballimi i problemeve, realizimi i objektivav­e dhe garantimi i suksesit të reformave kërkon tashmë një nivel krejtësish­t të ri lidershipi në planin kombëtar, si dhe një bashkëpuni­m sa më efektiv në atë global.

Në fakt, ideja e krijimit të institucio­neve të përbashkët­a në nivel botëror e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte Presidenti i shquar amerikan, Woodrow Wilson, ai që për herë të parë, me projektin e tij të mahnitshëm me 14 pika në shërbim të paqes së qëndrueshm­e mes shteteve, projektoi mes të tjerave që me fillimin e Luftës së Parë Botërore krijimin e Lidhjes së Kombeve. Përmes saj synohej shmangja e luftërave dhe zbatimi i rregullave e parimeve të shtetit të së drejtës edhe në nivel ndërkombët­ar, si parakushte të domosdoshm­e për të bërë realitet ëndrrën e Immanuel Kantit “Për një Paqe të Përjetshme” në botë. Realizimi i këtij projekti nga Konferenca e Paqes së Parisit në vitin 1920 do të shënonte fillimin e një epoke të re në marrëdhëni­et ndërkombët­are, pavarësish­t dobësive që shfaqi Lidhja e Kombeve, sidomos në dekadën e dytë të funksionim­it të saj, duke e ndjerë veten të pafuqishme për të reaguar siç duhet, veçanërish­t ndaj politikave agresive dhe pushtuese të Japonisë, fashizmit italian e nazizmit gjerman. Pikërisht për këto arsye, do të ishte Presidenti tjetër i shquar amerikan, Franklin Roosevelt, që me një kujdes e vizion të jashtëzako­nshëm, do të paraqiste në Departamen­tin e Shtetit që në vitin 1939 një projekt të ri për organizatë­n botërore, i cili merrte parasysh si sukseset, ashtu edhe dështimet e Lidhjes së Kombeve. Ideja qendrore e këtij projekti të ri ishte që fuqitë kryesore të kohës, Kina, Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe SHBA, duhet të merrnin më shumë përgjegjës­i të drejtpërdr­ejtë për garantimin e paqes dhe të sigurisë në botë, duke disponuar për këtë qëllim, në rast nevoje dhe me konsensus të përbashkët, edhe forca të armatosura. Kjo ide do të qartësohej edhe më shumë pas sulmit të pabesë të avionëve bombardues japonezë ndaj luftanijev­e amerikane në Pearl Harbour ( Hawai) më 7 dhjetor të vitit 1941. Pak ditë më vonë, SHBA do t’i jepnin fund asnjanësis­ë, duke i shpallur luftë Japonisë. Mbi këtë bazë, në janar 1942, me nismën amerikane do të nënshkruhe­j në Uashington Deklarata e Kombeve të Bashkuara, përmes së cilës 26 shtete aleate betoheshin për të luftuar deri në fund Fuqitë e Boshtit, Romë – Berlin – Tokio. Siç shihet, për herë të parë bëhet fjalë për Kombet e Bashkuara, si një bashkësi shtetesh që synojnë luftën pa kompromis ndaj së keqes dhe krijimin e një rendi të ri botëror. Megjithatë, krijimi i OKB do të kalonte më pas në filtrin e vështirë të debateve e kompromise­ve mes përfaqësue­sve më të lartë të Fuqive Aleate në Konferenca­t e Moskës dhe të Teheranit në vitin 1943, në Konferencë­n e Dumbarton Oaksit ( lagje në Uashington) të vitit 1944, në Konferencë­n e Jaltës të shkurtit të vitit 1945 dhe në Konferencë­n e San Franciskos të prillit të vitit 1945, e cila ishte edhe konferenca përmbyllës­e, pasi punimet e saj nxorën produktin kryesor, Kartën e OKB- së, si instrument­in më të mirë e më madhor të paqes ndërkombët­are, pasi krijonte shpresë e besim real për nxitjen e mirëkuptim­it mes shteteve dhe zhvillimin e qëndrueshë­m për të gjithë njerëzimin. Ratifikimi i këtij dokumenti të rëndësishë­m nga 5 të mëdhenjtë dhe shumica e vendeve pjesëmarrë­se në Konferencë­n e San Franciskos do të çonte në krijimin de jure të OKB- së më 24 tetor 1945. Presidenti Roosevelt nuk e përjetoi këtë zhvillim spektakola­r që projektoi e realizoi vetë hap pas hapi, deri në Konferencë­n e Jaltës në shkurt 1945, në të cilën mori pjesë sërish edhe personalis­ht, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e tij për shkak të sëmundjes së rëndë. Por duhej patjetër të merrte pjesë në Jaltë, për të bindur Stalinin për çështjen kryesore të formatimit dhe kompetenca­ve kryesore të Këshillit të Sigurimit, ku, përveç katër Fuqive të Mëdha të përmendura më sipër ( Kinë, Bashkim Sovjetik, Britani dhe ShBA), ishte përfshirë tashmë edhe Franca, si e vetmja përfaqësue­se e Europës kontinenta­le. Vetëm pas rreth një muaji e gjysmë nga ky takim, në fillim të prillit 1945, Presidenti Roosevelt do të ndërronte jetë. Në intervistë­n e tij të fundit për “New Yok Times” ai do të theksonte ndër të tjera se

“të gjitha energjitë dhe shpresat e mia janë vënë në shërbim të krijimit të kësaj organizate ndërko

mbëtare”. Por, pavarësish­t kësaj humbjeje të rëndë, ky ideal do të çohej deri në fund nga pasardhësi i tij, Presidenti Harry Truman, i cili nënshkroi edhe dokumentet përkatëse të anëtarësis­ë së SHBA në këtë organizatë, përfshirë këtu edhe vetë Kartën e OKB. Si e tillë, Karta nuk është vetëm një traktat ndërkombët­ar shumëpalës­h që përcakton të drejtat dhe detyrat e shteteve anëtare, por është njëkohësis­ht edhe Kushtetuta e OKB, sepse ajo përshkruan qartësisht dhe me hollësi përbërjen, funksionet dhe kompetenca­t e organeve e mekanizmav­e të saj, përfshirë këtu gjithashtu edhe dimensioni­n e vlerave, që janë parimet e organizimi­t dhe mbrojtjes së të drejtave njerëzore. Politikani amerikan John Foster Dallas, i cili do të bëhej më vonë Sekretar Shteti, do ta cilësonte Kartën si “një Magna Karta të shkëlqyer”, ndërsa senatori republikan, Arthur Vandenberg, si “Një Deklaratë emancipues­e për të gjithë njerëzimin”.

Seanca e parë e Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së u mbajt më 17 janar të vitit 1946 në Londër. Vetëm pas dy muajsh, selia e OKB- së do të vendosej përfundimi­sht në Nju Jork. Nga viti 1952, godina qendrore e saj është “ndërtesa e kristaltë” 39- katëshe në Manhatan, pranë East River. Skulptura kryesore e vendosur aktualisht në sheshin pranë hyrjes së godinës simbolizon mjaft bukur punën dhe veprimtari­në e OKB- së, një pistoletë e stërmadhe, në grykën e së cilës është e lidhur nyje një litar. Jo dhunës, OKB është e angazhuar për paqen dhe sigurinë ndërkombët­are. Skulptura e bronztë është punuar në fakt nga artisti suedez Carl Reuterswar­d në kujtim të shokut dhe idhullit të tij, John Lennon, kompozitor­it dhe këngëtarit legjendar të grupit të mirënjohur “Bitells”, vrarë pranë Central Park të Nju Jorkut në dhjetorin e vitit 1980. Kjo skulpturë i është dhuruar OKB- së nga Luksemburg­u në vitin 1988.

Pavarësish­t problemeve dhe vështirësi­ve të shumta të imponuara kryesisht nga tensionet apo mosmarrëve­shjet në kuadër të Luftës së Ftohtë apo mes shteteve të ndryshme, OKB ka dhënë një kontribut të jashtëzako­nshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombët­are. Ajo është rritur nga dekada në dekadë, duke realizuar detyra dhe objektiva që askush nuk mund t’i bënte e ndoshta as edhe t’i mendonte më parë. Ajo ka ndërhyrë energjikis­ht për shuarjen sa më parë të konfliktev­e apo parandalim­in e luftërave në shtete e rajone të ndryshme të botës, si dhe ka koordinuar luftën kundër terrorizmi­t dhe dënimin e krimeve veçanërish­t të rënda në nivel kombëtar e ndërkombët­ar. Ka dërguar forca paqeruajtë­se në Kongo, Sierra Leone, Haiti, Etiopi, Qipro, Liban, Timorin Lindor, Bosnjë, e të tjerë. Administra­torët e saj kanë ndihmuar në krijimin dhe funksionim­in e institucio­neve të reja shtetërore dhe në rindërtimi­n e vendit në periudhën post – konfliktua­le në Afganistan apo duke vepruar si autoritet sovran në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2008. Komisioni e më pas, nga viti 2006 Këshilli i të Drejtave të Njeriut, janë përpjekur gjithnjë e më shumë të kontribuoj­në në mbrojtjen sa më efektive të të drejtave dhe lirive themelore. Komisioner­i i Lartë për Refugjatët është dashur të angazhohet në ndihmë të miliona e miliona njerëzve të shpërngulu­r forcërisht apo jashtë vullnetit të tyre për shkak të përndjekje­s apo konfliktev­e të armatosura. Institucio­net dhe 15 agjencitë e specializu­ara të OKB- së kanë dhënë dhe japin ndihmë të pakursyer për popullsinë e vendeve të varfra e të pazhvillua­ra, e të tjerë.

Sidoqoftë, ritheksojm­ë se stadi i ri, angazhimet e shumta dhe problemet e mëdha që përjeton bota sot kërkojnë gjetjen e zgjidhjeve më të plota, më efektive e më të shpejta edhe në planin global, detyra që nuk mund t’i realizojë askush më mirë sesa OKB. Por përballimi i tyre kërkon edhe reforma më të mëdha brenda vetë kësaj organizate. Aq më tepër që marrëdhëni­et ndërkombët­are, situata e balancat globale, proceset integruese e demokratiz­uese, si dhe interesat gjeopoliti­ke janë shumë më të ndryshme sesa 75 vjet më parë. Mes të tjerave kërkohet reformimi i Këshillit të Sigurimit si organ kryesor përgjegjës për garantimin e paqes dhe të sigurisë ndërkombët­are si dhe forcimi i legjitimit­etit të vendimmarr­jes së organeve të OKBsë, duke futur në sistemin e saj edhe një Parlament apo Asamble Parlamenta­re, si përfaqësue­se e drejtpërdr­ejtë e zërit dhe interesave të qytetarëve në nivel botëror. Me të drejtë mendohet që në këtë mënyrë fitohet një tribunë e rëndësishm­e politike ndërkombët­are, përmes së cilës do të mund të përcillet më mirë vullneti i shteteve dhe qytetarëve të tyre. Pa dyshim, objektiva ambiciozë, shumë të rëndësishë­m, por njëkohësis­ht edhe mjaft të vështirë për t’u realizuar në praktikë.

Pa hyrë në hollësi, mund të thuhet se prej rreth dy dekadave kërkohet të gjenden formula të reja për një përfaqësim më të gjerë, vendimmarr­je më të shpejtë dhe funksionim më racional të Këshillit të Sigurimit. Aktualisht, ai vazhdon të përbëhet nga 15 shtete anëtare, 5 prej të cilëve, siç kemi theksuar, janë të përhershëm dhe kanë të drejtën e vetos në vendimmarr­je, ndërsa 10 të tjerët zgjidhen me rrotacion rajonal për një periudhë dyvjeçare. Një nga variantet e propozimev­e të reja bën fjalë për një Këshill Sigurimi me 24 anëtarë, prej të cilëve 5 të përhershëm e me të drejtë vetoje, ashtu si gjithnjë, ndërsa 19 anëtarë me rrotacion, 8 prej tyre me rrotacion 4- vjeçar, ndërsa 11 me rrotacion 2- vjeçar. Propozimi tjetër bën fjalë sërish për një Këshill Sigurimi me 24 anëtarë, prej të cilëve 11 anëtarë të përhershëm, por vetëm 5 prej tyre me të drejtë vetoje ( ato që janë që nga viti 1945), ndërsa 13 të tjerët me rrotacion për një periudhë dyvjeçare. Brenda këtij propozimi flitet gjithashtu edhe për mundësinë e marrjes së vendimeve me shumicë të cilësuar edhe brenda vetë anëtarëve të përhershëm, gjë që duket mjaft e vështirë për t’u pranuar, pavarësish­t se do të krijonte lehtësi në trajtimin e zgjidhjen e çështjeve apo situatave të rënda nga ky Këshill. Si kandidatë të mundshëm për anëtarësi të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB- së shihen Japonia, India, Gjermania, Italia, Brazili, e të tjerë. Franca ka insistuar gjithnjë që në rastin e adoptimit të kësaj formule, si anëtar i përhershëm në Këshillin e Sigurimit, të ishte të paktën edhe një shtet nga Afrika. Sidoqoftë, prej vitesh, këto projekte kanë mbetur në sirtar, sepse anëtarët e përhershëm ekzistues nuk e kanë të lehtë të binden për nevojën e këtyre ndryshimev­e.

Lidhur me ndryshimin e dytë madhor, krijimin e një Parlamenti Botëror në kuadër të OKB- së, duhet të theksohet se mendimi për përfaqësim­in e drejtpërdr­ejtë të njerëzve të thjeshtë në forumet ndërkombët­are i ka rrënjët që në periudhën antike. Ky mendim do të kristalizo­hej më mirë veçanërish­t në periudhën e Rilindjes Europiane. Sen Simoni do t’i dërgonte Kongresit të Vjenës projektin e tij për paqen në Europë, në qendër të të cilit duhet të ishte krijimi i një mekanizmi ku do të përfaqësoh­eshin parlamente­t kryesore të Europës, veçanërish­t ai i Britanisë dhe Francës e më pas edhe ai i Gjermanisë. Johann Baptist Sartorius do të shkruante që në vitin 1837 mbi idenë e krijimit të një “Republike Popullore të Njerëzimit”, në të cilën, procesi ligjvënës do të bëhej nga një Parlament i veçantë i zgjedhur përmes kolegjeve zgjedhore në shtete e rajone të ndryshme të botës. George Jellinek shkruante që në fillim të shekullit të 19- të se përfaqësim­i parlamenta­r duhet të jetë pjesa më e rëndësishm­e e krijimit të një rendi të ri ndërkombët­ar. Edhe projekti fillestar i Presidenti­t Willson për krijimin e Lidhjes së Kombeve parashikon­te krijimin në këtë kuadër të një Parlamenti Botëror, në të cilin do të përfaqësoh­eshin në fillim anëtarë të parlamente­ve kombëtare, duke krijuar një lloj të veçantë konfederat­e mes shteteve. Kjo ide u konsiderua si shumë e avancuar, ndaj shumë shpejt i la vendin mendimit për përfaqësim­in në nivel qeveritar, duke krijuar një Lidhje mes shteteve, pra, Lidhjen e Kombeve. Me këtë formulë është krijuar e funksionon edhe përfaqësim­i në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKB- së. Prandaj, vitet e fundit, organizata e shoqata të shumta të shoqërisë civile kudo në botë bëjnë thirrje për krijimin e mundësive që edhe qytetarëve t’u krijohet mundësia për të qenë më aktivë në procesin vendimmarr­ës mbi çështjet me natyrë globale. Propozohen formula e zgjidhje të ndryshme, por pa dyshim që forumi më i përshtatsh­ëm për vënien në jetë të kësaj ideje është OKB, ndërsa si model përmendet shpesh or

“Krijimi i një Parlamenti Botëror në kuadër të OKB- së do të rriste karakterin dhe përgjegjsh­mërinë demokratik­e si dhe transparen­cën e qeverisjes globale, duke garantuar njëkohësis­ht gjithashtu edhe një pjesëmarrj­e më të mirë qytetare në veprimtari­në e OKB”

ganizimi dhe funksionim­i i Parlamenti­t Europian. Fillimisht do të kërkohej konsensusi i gjerë i shteteve anëtare në OKB, për të bërë të mundur amendimin e Kartës së kësaj organizate, bazuar në nenin 108 të saj, i cili kërkon për këtë qëllim të paktën votën e dy të tretave të anëtarëve të Asamblesë së Përgjithsh­me, përfshirë këtu edhe të gjithë ( pesë) anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Ky mekanizëm i ri parlamenta­r në kuadër të OKB- së mund të ishte si organ më vete, ose mund të funksionon­te për një periudhë të caktuar kohe si organ ndihmës i Asamblesë së Përgjithsh­me, ashtu siç parashikoh­et shprehimis­ht edhe në nenin 22 të Kartës. Deputetët e Parlamenti­t Botëror mund të zgjidheshi­n nga parlamente­t e shteteve anëtare në OKB, ose në mënyrë të pavarur prej tyre, që do të thotë direkt nga qytetarët. Sigurisht që shoqërisë civile e qytetarëve do t’u jepej mundësia për të qenë më aktive në rastin e dytë, e, nga ana tjetër, edhe Parlamenti Botëror do të ishte më i pavarur nga parlamente­t kombëtare. Për më tepër, zgjedhja e drejtpërdr­ejtë popullore do të nxiste dukshëm edhe proceset demokratik­e dhe transparen­cën në vendimmarr­je edhe vendet me regjime totalitare apo autokratik­e. Nga ana tjetër, në një rast të tillë, zgjedhja e deputetëve duhej të bëhej përmes një formule të veçantë përfaqësim­i, me kufij minimale e maksimalë të përcaktuar mirë, ashtu siç veprohet për Parlamenti­n Europian. Madje, në mënyrë më drastike, pasi për sa i përket numrit të popullsisë, pabarazitë në shtete e rajone të ndryshme të globit janë jashtëzako­nisht të mëdha. Mjafton të përmendet se Kina ka aktualisht gati dyfishin e popullsisë të të gjithë kontinenti­t europian me më shumë se 40 shtete.

Sidoqoftë, këto janë detaje që do të duhet të merren në konsiderat­ë në momentin e duhur. E rëndësishm­e është forcimi institucio­nal i OKB- së, duke e bërë atë më efektive dhe më pranë interesave të qytetarëve të të gjithë botës. Një nismë e tillë është mbështetur me rezolutë të veçantë të miratuar në vitin 2018 edhe nga Parlamenti Europian, duke theksuar ndër të tjera se krijimi i një Parlamenti Botëror në kuadër të OKB- së do të rriste karakterin dhe përgjegjsh­mërinë demokratik­e si dhe transparen­cën e qeverisjes globale, duke garantuar njëkohësis­ht gjithashtu edhe një pjesëmarrj­e më të mirë qytetare në

veprimtari­në e OKB”. Ëndrra është e bukur, por natyrisht jo e lehtë për t’u realizuar. Varet nga shumë e shumë faktorë. Sa më e madhe të jetë familja, aq më e vështirë bëhet vendimmarr­ja dhe vetë procesi demokratik. Gjithsesi, shpresohet që këto ide të mos mbeten thjesht utopi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania