Panorama (Albania)

Shqipëria porosit 1.1 milionë vaksina kundër Covid

Mbulim vaksinal për 20 për qind të popullatës. Fondi i vënë në dispozicio­n kap vlerën e 3.9 milionë dollarëve

-

Vaksina anti- Covid do të sigurohet për 20 për qind të popullatës.

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend një nismë ligjore, në të cilën përcaktohe­t blerja e 1.14 milionë dozave, që do të shërbejnë për vaksinimin e 570 mijë personave. Kjo, sepse kryerja e vaksinës te një person i vetëm do të bëhet në dy doza. “Sasia që mund të ofrohet nga COVAX Facility për të mbuluar 20% të popullsisë, me dy doza vaksinë, është një sasi e konsiderue­shme, e përafërt me sasinë që synojmë për vaksinimin ndaj gripit sezonal 2020- 2021. Dozat totale janë 1 140 000, të cilat mbulojnë 20 % të popullsisë. Shuma totale është 3 990 000 dollarë amerikanë”, thuhet në relacioni që shoqëron draftin. COVAX Facility është krijuar për të nxitur zhvillimin e shpejtë të vaksinave kandidate ndaj COVID- it, prodhimin në masë të gjerë të vaksinave të certifikua­ra dhe shpërndarj­en e shpejtë e të barabartë për të gjitha vendet. Në fund të muajit shtator, qeveria shqiptare bëri me dije se ka marrë vendimin për t’u angazhuar financiari­sht nëpërmjet mekanizmit COVAX, për të pasur vaksinën e sigurt anti- Covid. Por shefja e Departamen­tit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka bërë me dije po ashtu se ka një marrëveshj­e tjetër edhe me BE- në për të siguruar vaksina të sigurta. Kjo kuptohet edhe përmes marrëveshj­es së dërguar në kuvend, ku lihet e hapur si mundësi sigurimi i vaksinave nga kompani të tjera. Aktualisht janë 198 vaksina në fazë testimi klinik. Ndërkohë që në muajt në vijim qëllimi është të sigurohen rreth 2 miliardë doza vaksine që do të shpërndahe­n në të gjithë botën. Siç veprohet edhe me vaksinën e gripit, ndër kategoritë që do të kenë prioritet për të kryer vaksinën do të jenë mjekët e infermierë­t, fëmijët dhe të moshuarit. “Të gjitha vendet pjesëmarrë­se, pavarësish­t nga nivelet e të ardhurave, do të kenë qasje të barabartë në këto vaksina pasi ajo të jetë zhvilluar. Qëllimi fillestar është që të ketë 2 miliardë doza në dispozicio­n deri në fund të vitit 2021, të cilat duhet të jenë të mjaftueshm­e për të mbrojtur njerëzit me rrezikshmë­ri të lartë kontaminim­i, si dhe punonjësit e vijës së parë të kujdesit shëndetëso­r”, thuhet në dokumentin qeveritar.

RASTET

Lidhur me situatën, në 24 orët e fundit janë raportuar 302 persona të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, pjesa më e madhe prej të cilëve në Tiranë. “Ju informojmë lidhur me situatën epidemiolo­gjike në 24 orët e fundit të COVID- 19 në Shqipëri: Janë kryer 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2. Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 173 të prekur në Tiranë, e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë; 30 raste në Lushnje; 12 raste në Fier; 10 raste në Gjirokastë­r; 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë; 8 raste në Gramsh; 5 raste në Krujë dhe Librazhd; 4 raste në Has dhe Peqin; 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Përrenjas, Memaliaj, Kolonjë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

SITUATA NË SPITAL

Shifrat në rritje të të infektuarv­e nuk kanë sjellë shtim të numrit të pacientëve në spital, ndërkohë që vijon të rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e koronaviru­sit. Të enjten kanë humbur betejën me sëmundjen 3 pacientë, duke e çuar në 465 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë. “Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62- vjeçar dhe një 80vjeçar nga Tirana; një 63vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoq­ëruese”, bëri me dije ministria.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania