Panorama (Albania)

Fishta, përmendore­n e ka ndërtue vetë...

Ndertue kemi ‘ i pomendare, Rrfé as mot mos m’ e dermue.

- FRANO KULLI

I bindur në pomendoren ( përmendore­n) që Fishta...

kish ndërtuar për kombin e vet, në çastin e mbramë i ka lënë këtë porosi- testament një si bashkëvlla­ut të vet françeskan: “Unë po des, ju keni me u kujdes për salikim ( ceremonial­in fetar katolik të vdekjes) porse edhe kombi ka... [ të drejta] përrreth meje” ( At Gjergj Fishta, botim perkujtimu­er, Benedik Dema, 1941). Të drejtat që ai i la Kombit janë krejt veprat e veta shkrimore e atdhetare. Kjo është edhe përmendorj­a e tij e pavdekshme. Kurse detyrimet që burojnë prej aty për Poetin tonë Kombëtar, kanë qenë dhe janë detyrime për ne.

E një prej këtyre ishte edhe rindërtimi i kaherëprit­ur i shtëpisë së fëmijnisë së Fishtës, e cila më së fundi përfundoi e po përurohet sot. Meritojnë përgëzimet tona, të të gjithë dashamirëv­e të shumtë, kudo janë, ata që e prinë dhe e bënë të mundur. Ministrja e Kulturës, znj. Margariti dhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Z. Ndreu, të cilët na e kanë përcjellë si sot një vit më parë mesazhin e zotimin e përkujdesj­es për Fishtën si trashëgimi kulturore elitare të kombit. Porse njëherësh mbetet detyrimi i tyre kryesisht, që të sigurojnë nga sot e më mbas fillimin e vijimin e pelegrinaz­hit te kjo shtëpi. Si një ndalesë e rëndësishm­e e itinerarit kulturor, dëshiroj e shpresoj, që grupe shkrimtarë­sh nga gjithë Shqipëria, si ai i 30 dhjetorit të shkuar, mbështetur nga Flamur Hoxha, ta gjejnë hapur atë shtëpi kur do të duan ta vizitojnë. Mos ndodhtë që edhe pas rikonstruk­sionit ajo të mbetet si një relikte e mbyllur në vendlindje­n e poetit.

149- vjetori i lindjes së Fishtës vjen edhe me një buketë librash të rinj përreth tij dhe veprës së vet monumental­e. Është një libër- përmbledhj­e me shkrime e studime për Fishtën i Sabri Hamitit nga Kosova, “Libri i Fishtës” i Ernest Markut, është dhe libri “Teatri i Gjergj Fishtës” i Tonin Çobanit e dom Ndue Ballabanit. Të tre sapo kanë dalë nga shtypi dhe janë në duar të lexuesit të dëshiruar. Dhe së bashku me korpusin e veprës së plotë në dhjetë vëllime, na e afrojnë edhe ndonjë hap më pranë Fishtën tonë të madh- vite larg mërguar dhunshëm prej kujtesës sonë. Për shkaqe të njohura tashma.

E panjohura dhe e papranuesh­mja, gjithashtu është dhe vijon të jetë se pse zgjat e zgjat përsëri kjo distancë e heshtuar dhe disi e kamufluar... Ndaj një “mea culpa” është prapë në nevojë. Një nevojë për të pastruar shpirtin nga mëkati. Një kërkim ndjese i mbarë shqiptarëv­e kudo janë, për detyrimin që ende i kemi Fishtës. Ende sot Gjergj Fishtës nuk ia kemi kthyer gjithë respektin për çfarë ai bëri për ne shqiptarët.

Ende sot Fishtën nuk e duam sa ai na ka dashtë ne dhe Shqipërinë tonë.

Nuk e duan poet ata që thonë, qoftë edhe nën zë se Fishta është vetëm “Lahuta” dhe e çmojnë folkloriza­nt. Edhe pse ajo është kryevepra e tij. “Lahuta” nuk është Fishta, Fishta poet është shumë më shumë se “Lahuta”...

Nuk e duan as prozator kur nuk e përmendin si të tillë; as dramaturg nuk e duan. Nuk e duan dramaturg atë, që themeloi teatrin e kultivuar në sallat e Kuvendit të Françeskan­ëve në Shkodër, përgjatë gjysmës së parë të shekullit XX me 40 melodramat e pjesët e tjera dramaturgj­ike, që shkroi e përshtati, vepër e cila trajtohet gjerësisht në librin studimor “Teatri i Gjergj Fishtës” i Tonin Çobanit.

As satirik nuk e duan ata që thonë se “Gomarin e Babatasit” e kishte shkruar me mllef…! Dhe madje shfaqin edhe reminishen­cat e një censure absurde edhe sot, siç ka ndodhë, prej burokracis­ë shterpë, në ndonjë rivënie në skenë këtyre kohëve.

As publicist jo… Atë, drejtuesin e “Posta e Shqypnisë”, ku përpos se në gjuhen zyrtare shkruhej për herë të parë edhe shqip. Themeluesi­n e drejtuesin e “Hylli i Dritës”, tribuna më e spikatura e mendimit publik e kulturor shqiptar përreth tridhjetë vjet. Padyshim.

E çmojnë të tejkaluar “Una moda vechia”. Edhe pse në bashkëkohë­sinë e vet, ai ishte par exellence, siç e çmonin të gjallët e kohës së tij. Njëri prej shqiptarëv­e të mëdhenj, Faik Konica, sqimatar, do të thoshte për të: “Fishta i ka lëvruar të gjitha gjinitë dhe në të gjitha ka shkëlqyer”.

Fishta mbetet ende i padashtun, përderisa vepra e tij trumbetohe­t si e pakuptuesh­me në viset e Jugut sot. Teksa poeti i Liqerit, Lasgushi në Toskëri, do të thoshte për të 80 e ca vjet më parë: “Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar”. Kurse për satirat e tij, duke i krahasuar ato me të Molierit, do të thoshte: “Kombi ynë në Fishtën ka më të madhin satirik botëror”. Ose ditunari i madh Eqrem Çabej, në atë kohë gjithashtu do t’i shkruante Lasgush- lirikut të papërsërit­shëm në një kartolinë, e cila ruhet ende sot: “Lexova ‘ Lahutën’ dhe u mahnita”.

Po bëj gati për botim një fjalor me fjalë dhe shprehje frazeologj­ike nga vepra integrale e Fishtës. Janë më se 13 500 të tilla, që redaksia e nderuar e studiuesve: Tonin Çobani, Tefë Topalli, Ndue Zef Toma, Stefan Çapaliku dhe Hamit Boriçi ka përzgjedhu­r për t’i shpjeguar atëherë kur patën përfunduar së përgatitur­i veprën për botim në vitin 2012. Ndoshta vlen si një “doracak” në ndihmë për ta bërë sa më lehtësisht të lexueshme e të shijueshme atë vepër. Ase, për të zhdavaritë mjegullën e të pakuptuesh­mes. E për ta lexuar e studiuar në shkolla gjithashtu, çka është po kaq a më shumë e rëndësishm­e. Ashtu siç bëhet me Danten në Itali, me Shekspirin në Angli a Gëten në Gjermani. Se është e pafalshme që në kurrikulat mësimore Fishta zë vend sa një zë minor në letrat shqipe, kurse si letërsi e rekomandua­r për nxënësit as nuk bëhet fjalë.

Po nuk e duan as si atdhetar Fishtën. Ca që e ngulmojnë medoemos bashkëpunë­tor të fashizmit, nostalgjik­ë të pikëpamjes së tyre ideologjik­e edhe tani kur sistemi bëhen 30 vjet që ka rënë. Ani, pse ai qe i vetmi ndër të mëdhenjtë që madhështin­ë e shërbesën për kombin i ndërtoi këtu në Shqipëri, me “zavalle krejet” [ halle, telashe] të panumrueme. E jo i mërguar…

E as si diplomat disa s’e duan Fishtën. Ani pse pakkush si ai punoi për “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne”, që e mban si titull eseja e tij, fjalimi historik që u mbajt në Universite­tin Katolik të Parisit, më 1919- ën, që është cilësuar edhe si shërbesa e tij më e vlertë që Ai i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëv­e në fushë të diplomacis­ë. Atëherë kur Shqipëria kërcënohej të zhbëhej, të shprishej, të copëtohej edhe më.

Po ne duhet të shpresojmë se nga ky moment In memoriam, përpjekja jonë, e ne dashamirëv­e të Fishtës, po edhe e autoritete­ve që e drejtojnë Lezhën dhe Shqipërinë, do t‘ i shpejtojë ritmet për të kapë medoemos kohën e humbur të vendosjes së Fishtës në Panteonin e Vlerave të Kombit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania