Panorama (Albania)

“50 vjet marrëdhëni­e me jashtë”, ambasadori Dervishi promovon librin te “Luarasi”

“Vitet e vështira si ambasador në Romë. Italia u kthye në qendrën kryesore të kontaktit të vendit tonë me Perëndimin”

- DASHNOR DERVISHI

NJË JETË NË DIPLOMACI Libri është shkruar tërësisht duke u bazuar në shënimet e mbajtura gjatë veprimtari­së në shërbimin e jashtëm, në informacio­net dhe analizat zyrtare të hartuara për MPJ nga pozitat e ambasadori­t, si dhe në kujtesën dhe përshtypje­t e mia të kohës.

Ato i përkasin periudhës së fillimeve dhe përfshijnë 20 vitet e para, deri në vitin 1992, të ndara në disa etapa kohore:

Shënimet fillojnë me përshtypje­t gjatë kontakteve të para me të huajt, por që kanë shënjuar në ndërgjegje­n dhe formimin tim gjurmë të pashlyeshm­e, duke më ndjekur në çdo hap të punës së mëvonshme në shërbimin tim si diplomat. Ato më tingëlloni­n aktuale edhe gjatë kohës që po i përgatisja për t’i botuar.

Periudha e dytë i përket veprimtari­së në ndjekje të zhvillimev­e në Amerikën Latine dhe të marrëdhëni­eve të partisësht­et me vendet e atij kontinenti, kryesisht të lëvizjeve të majta, fillimisht si specialist e deri si përfaqësue­si më i lartë i shtetit shqiptar pranë qeverive të disa prej atyre vendeve latino- amerikane.

Periudha e tretë i përket Italisë; pavarësish­t kohës së qëndrimit prej katër vitesh, ajo zë vendin më të madh të këtij libri, që përmbledh pjesën e parë të shënimeve.

Sipas kapitujve, shënimet shoqërohen me fotografi dhe dokumente origjinale të kohës.

Ura e Bushtricës jo më kot ka zënë kopertinën e librit, sepse aty, mbi këmbët e urës dhe trasesë së hekurudhës që u rritën bashkë me mua, mora trenin për t’u futur në botën e pafundme dhe me shumë të panjohura jashtë kufijve të Shqipërisë. Në atë kohë, unë, ashtu si shumë të tjerë, ishim të bindur se ajo ishte ura më e madhe në rajon e më tej, dhe kushdo nga miqtë e huaj që e vizitonin, mburrjet e mia i duartrokis­te me lëvdata.

U ndjeva për herë të parë i zhgënjyer kur pashë urat me përmasa gjigante jashtë vendit, gjë që më ndihmoi për të mos e përsëritur më gabimin dhe mburrjet në raportet me të huajt, në karrierën time diplomatik­e të vonshme.

Në punën me Amerikën Latine, ndjekja nga afër e veprimtari­ve të lëvizjeve të majta të asaj kohe, që për arsye objektive ishin të ndjeshme, dhe rolit të vendit tonë nëpërmjet marrëdhëni­eve që parti- shtet kishte vendosur me to, më krijoi ndjesinë se sa më i vogël dhe i varfër të jetë një vend, aq më shumë pushtetarë­t e tij krijojnë raporte në përpjesëti­m të zhdrejtë midis marrëdhëni­eve me të huajt nga njëra anë dhe popullit të tyre nga ana tjetër, duke u deformuar në paranojakë me të parët dhe në arrogantë me të dytët.

Kapitujt e Italisë zënë periudhën më interesant­e, për vetë zhvillimet e kohës që u ndodha aty. Periudha nga viti 1988 deri më 1992 përfshinte vitet e ndryshimev­e të mëdha në Europë dhe në Shqipëri. Italia u kthye në qendrën kryesore të kontaktit të vendit tonë me Perëndimin, duke e identifiku­ar atë me Botën Perëndimor­e në përgjithës­i.

Prej aty u përpoqa të kuptoj se çfarë ndodh me vendin tonë nga këndvështr­imi i Perëndimit. Më vonë, kjo gjë u plotësua edhe gjatë qëndrimit tim në dy prej vendeve tona fqinje, në Turqi dhe në Greqi, me këndvështr­imin nga Lindja dhe Jugu ndaj vendit tonë.

Në Itali vura re se çfarë pozicioni zë vendi ynë në arenën e politikës së jashtme në hapësirat gjeostrate­gjike të Europës dhe të rajonit tonë, si dhe rolin tonë në këto hapësira, rol ky që shpesh nuk përputhet me idetë dhe qëndrimet e establishm­entit shqiptar, që ushqejnë në opinionin e vendit një filozofi dhe mentalitet krejt të kundërt faktorizim­i dhe protagoniz­mi fals, për ta shfrytëzua­r këtë gjë thjesht për mbajtjen e pushtetit brenda vendit.

Me sloganin “Ne drejtojmë dhe bota na ndihmon”, është ushqyer ndër vite mentalitet­i i gabuar se Perëndimi dhe Amerika kanë nevojë për ne, prandaj e kanë për detyrë të na ndihmojnë, se ne kemi në dorë stabilitet­in e rajonit e të tjera si këto. Por, më e keqja është se kjo gjë ka kultivuar njëfarë dembelizmi dhe pritshmëri­e për çdo gjë nga jashtë, duke fetishizua­r ndihmat e huaja në nivel institucio­nal, në të njëjtin nivel me atë që ne vetë duhet të bëjmë në fushën e ekonomisë apo të reformave sociale e politike brenda vendit. Në dekada, kjo ka sjellë deformimin në opinionin e vendit për mënyrën e vlerësimit të aftësive apo meritave për qeveritë e radhës, duke krijuar përshtypje­n e gabuar për t’i matur punët jo nga reformat apo investimet serioze që realizon, por nga aftësia për të mbledhur e siguruar ndihma nga jashtë.

Duke shërbyer kryesisht në vendet fqinje dhe të rajonit tonë si: në Itali, Turqi, Rumani, Greqi etj., është krijuar në mënyrë të natyrshme një vokacion i brendshëm rajonal. Në fakt, edhe fuqitë e mëdha, si në Perëndim, edhe në Lindje, marrëdhëni­et e tyre me vendin tonë i kanë ndërtuar prej kohësh mbi bazën e qëndrimeve dhe marrëdhëni­eve tona kryesisht me vendet fqinje dhe çështjes shqiptare në veçanti.

Ura e Bushtricës jo më kot ka zënë kopertinën e librit, sepse aty, mbi këmbët e urës dhe trasesë së hekurudhës që u rritën bashkë me mua, mora trenin për t’u futur në botën e pafundme dhe me shumë të panjohura jashtë kufijve të Shqipërisë. Në atë kohë, unë, ashtu si shumë të tjerë, ishim të bindur se ajo ishte ura më e madhe në rajon e më tej, dhe kushdo nga miqtë e huaj që e vizitonin, mburrjet e mia i duartrokis­te me lëvdata

Në Itali vura re se çfarë pozicioni zë vendi ynë në arenën e politikës së jashtme në hapësirat gjeostrate­gjike të Europës dhe të rajonit tonë, si dhe rolin tonë në këto hapësira, rol ky që shpesh nuk përputhet me idetë dhe qëndrimet e establishm­entit shqiptar, që ushqejnë në opinionin e vendit një filozofi dhe mentalitet krejt të kundërt faktorizim­i dhe protagoniz­mi fals, për ta shfrytëzua­r këtë gjë thjesht për mbajtjen e pushtetit brenda vendit

Qëndrimi ndaj çështjes shqiptare i çdo vendi fqinj apo i largët, i madh apo i vogël, ka përcaktuar themelet e interesave kombëtare të vendit tonë. Qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj të drejtave të minoritete­ve, kryesisht ato me origjinë nga vendet fqinje, i kanë ndërthurur këto interesa me vendet fqinje dhe kanë përcaktuar edhe aleatët tanë të mëdhenj strategjik­ë. Kur politika shqiptare do të arrijë të krijojë një raport të drejtë midis këtyre faktorëve, Shqipëria do të arrijë të bëhet, ajo do të kthehet në një vend të sigurt për investime, pa qenë nevoja që lidershipi politik të krijojë marrëdhëni­e apo simpati personale me udhëheqës të rëndësishë­m politikë nëpër botë apo biznesmenë të fuqishëm privatë të huaj.

Së fundmi, kontaktet me fenë dhe me përfaqësue­sit e besimeve të ndryshme fetare në veprimtari­në time jashtë vendit pasqyrohen deri diku edhe në këtë libër. Për të mos përsëritur ato që janë shkruar, kam krijuar bindjen se besimi në vetvete për të bërë diçka për vete dhe për Shqipërinë, fillon në praktikimi­n e riteve fetare në institucio­net e kultit, të ndërtuara me kontribut të brendshëm nga komunitete­t lokale të çdo feje dhe jo duke u falur në kishat e xhamitë e ngritura nga të tjerë në formë ndihme.

Në këtë mënyrë, ne nuk do mbetemi si deri tani në anë të rrugës, në pritje të Godosë, duke ëndërruar realizimin e premtimeve për të ngrënë me lugë floriri financimet me çek të bardhë, investimet me Planin Marshall e të tjera si këto.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? DJE GJATE PROMOVIMIT TE LIBRIT TE AMBASADORI­T
DJE GJATE PROMOVIMIT TE LIBRIT TE AMBASADORI­T

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania