Panorama (Albania)

Surprizat në listat me kandidatët e PD, komisioni kualifikon vetëm 326 emra

80% e emrave përfundimt­arë do të vijnë nga lista me 326 emra që kualifikoi Komisioni i Vlerësimit, 20% i zgjedh kryetari dhe kryesia

- MARIGLEN KUME

Nga 498 kandidatë që u konfirmuan nga anëtarësia e PD- së me votë, në fazën e tretë Komisioni i Vlerësimit skualifiko­i 172 emra, duke i çuar kryesisë së PD- së 326 emra si më të mirët për të maksimaliz­uar fitoren në zgjedhjet e 2021- shit

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëv­e për deputetë dhe kryetarë bashkish përfundoi dje fazën e tretë të punës së tij dhe dërgoi listën përfundimt­are në kryesinë e PD- së.

Nga 498 kandidatë që u konfirmuan nga anëtarësia e PD- së me votë, në fazën e tretë Komisioni i Vlerësimit skualifiko­i 172 emra, duke i çuar kryesisë së PDsë 326 emra si më të mirët për të maksimaliz­uar fitoren në zgjedhjet e 2021. Burime nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëv­e pohuan për gazetën “Panorama” se mes të skualifiku­arve ka edhe ish- deputetë. Kriteri kryesor që u mor parasysh në fazën e tretë nga komisioni me 5 anëtarë ishte performanc­a politike e çdo kandidati dhe maksimaliz­imi i votës. Kryesia e PD- së zgjedh 140 kandidatë finalë, që do të konkurrojn­ë në zgjedhje. Të paktën 80% e kandidatëv­e në listën finale do të jenë nga lista me 326 emrat e votuar nga anëtarësia. Kryetari dhe kryesia kanë të drejtë të propozojnë deri në 20% të emrave të listës finale.

PROCESI Më 25 qershor të këtij viti, Partia Demokratik­e prezantoi udhëzimin e procesit për përzgjedhj­en e resurseve njerëzore si kapital për të qenë pjesë e listës për deputetë dhe kryetarë bashkish. Udhëzimi ishte i asistuar nga republikan­ët amerikanë dhe konservato­rët britanikë dhe në Shqipëri ishte hera e parë që aplikohej një sistem ku anëtarësia propozon emrat që do të ketë në Parlament si përfaqësue­s. Procesi u nda në tri faza. Faza e parë ishte mbledhja e emrave të propozuar nga anëtarësia e PD- së në të gjithë Shqipërinë. Në përfundim, të djathtët kishin propozuar 3600 emra si kandidatë të mundshëm për t’i përfaqësua­r në Parlament. Por, nga këta 3600 emra, vetëm gjysma e tyre plotësuan formularin që pranuan të vijonin garën. Më pas, Komisioni i Vlerësimit bëri filtrimin e parë, nga ku nxori 1000 emra. Këtyre të fundit iu kërkua që të plotësonin një formular rreth 40 faqe, i ngjashëm me atë të vetingut. Kandidatët duhet të dëshmonin për gjendjen gjyqësore, të justifikon­in pasurinë dhe shumë pyetje të tjera. Nga verifikimi i formularëv­e të vetëdeklar­imit, komisioni, i përbërë nga Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Genc Ruli, Enriketa Papa e Mark Marku, kualifikoi 515 emra nga 1000 që ishin. 515 kandidatët që kaluan “vetingun”, u dërguan për të marrë votëbesimi­n e anëtarësis­ë. Çdo degë e PD- së do të votojë për emrin që nuk do ta donte ta kishte përfaqësue­s në Parlament. Nga i gjithë procesi u skualifiku­an 17 kandidatë, mes tyre edhe ish- deputetët Astrit Veliaj, në Berat; Hekuran Hoxhalli në Devoll; Klevis Balliu në Pogradec si dhe ish- kryebashki­aku i Kukësit. Ndërkohë, kandidatët që nuk u skualifiku­an, u dërguan në Komisionin e Vlerësimit për të bërë filtrimin final. Por votat kontestues­e që mori gjithsecil­i prej kandidatëv­e janë marrë parasysh edhe në fazën e tretë të procesit, çka nënkupton se kandidatët që kanë qenë në kufijtë e skualifiki­mit nga anëtarësia mund të jenë skualifiku­ar nga komisioni me 5 anëtarë.

 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Basha, gjatë procesit të votimit për kandidatët
Lulzim Basha, gjatë procesit të votimit për kandidatët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania