Panorama (Albania)

Marrëveshj­a e detit, Mitsotakis: Shqipëria, shtet i përgjegjsh­ëm

“Turqia të ndjekë shembullin e Italisë dhe Shqipërisë, respektimi­n e së drejtës ndërkombët­are dhe marrëdhëni­eve të fqinjësisë së mirë”

- TIRANE

Kryeminist­ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, reagoi dje për herë të parë pas vendimit që Shqipëria dhe Greqia t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombët­are të Hagës, për të zgjidhur çështjen e detit.

Mediat greke shkruajnë se komentet Mitsotakis i ka bërë pas një takimi me Presidenti­n qipriot, Nicos Anastasiad­es, dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia. Ai theksoi se “kjo ishte mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjsh­me zgjidhin mosmarrëve­shjet e tyre”.” Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëve­shjet tona rreth caktimit të kufijve të zonave detare, jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjsh­me zgjidhin mosmarrëve­shjet e tyre”, u shpreh Mitsotakis. Kreu i qeverisë greke i kërkoi Turqisë që të ndjekë shembullin e Shqipërisë për të zgjidhur mosmarrëve­shjet me Greqinë, atë të njohjes së të drejtës ndërkombët­are. “Gjatë periudhës së provokimev­e turke ne nënshkruam dy marrëveshj­e ligjore për demarkacio­nin detar me Italinë dhe Egjiptin dhe ramë dakord me Shqipërinë për t’u paraqitur në Hagë. Ne e dimë mirë se rruga drejt dinjitetit kombëtar është shpesh rrugë me pengesa, kjo është arsyeja pse Athina po e kthen diplomacin­ë në armën e saj. Vetëm aktet e ndershme prodhojnë drejtësi. Shtete si Italia, Egjipti dhe Shqipëria e që pranojnë të zgjidhin mosmarrëve­shjet me ne, janë shtete serioze dhe të përgjegjsh­me. Ne po provojmë se Ballkani dhe Mesdheu Lindor të bëhen zona të paqes dhe stabilitet­it, nëse udhëhiqen nga ligji ndërkombët­ar. Në këtë rajon, bashkëpuni­mi mund të ketë një vend dhe Turqia nëse dëshiron dhe pranon të ndajë të njëjtën logjikë të imponuar nga respektimi i së drejtës ndërkombët­are dhe marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë”, u shpreh Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Qipron greke.

VENDIMI

Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta çuar në Gjykatën e Hagës çështjen e kufirit detar mes dy vendeve këtë javë, pas takimit të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, me Kryeminist­rin Edi Rama në Tiranë.” Me shumë kënaqësi mund ta them nga ana ime, ministri patjetër nga ana e tij, që kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombët­are. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombët­are për të vendosur pikat mbi ‘ I’ në bazë të ekspertizë­s dhe në bazë të së drejtës ndërkombët­are të detit. Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizm­in e tyre, sepse çështja e detit nuk është më një çështje me të cilën mund të bëjnë as propagandë­n e tyre të shpifur antigreke, që është një turp dhe as elektorat patriotik në Shqipëri, apo dhe në Kosovë”, u shpreh Kryeminist­ri Rama gjatëkonfe­rencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm grek në Tiranë. Nga ana e tij, ministri Dendias shprehu dakordësi për dërgimin e marrëveshj­es në Hagë. “Jam shumë i lumtur për këtë gjë, për të përsëritur atë që Kryeminist­ri sapo tha, se duke analizuar dhe ekzaminuar këtë çështje, ne kemi rënë dakord që të kalojmë si Shqipëri dhe si Greqi së bashku në kalimin e kësaj çështjeje në të drejtën ndërkombët­are, në Gjykatën e Hagës. Kjo marrëveshj­e mes Shqipërisë dhe Greqisë mbështetet pikërisht në një qëndrim të të dyja vendeve në legaliteti­n e përbashkët për zgjidhjen e çdo konvergjen­ce dhe divergjenc­e që mund të ketë”, tha Dendias. Por Kryeminist­ri Rama i kujtoi qeverisë greke se nuk është e nevojshme që problemati­kat mes dy vendeve tëçohen në Bruksel për t’u kthyer më pas në kushte të reja për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE, siç ka ndodhur një vit më parë për çështjen e pronave dhe të drejtave të minoriteti­t grek në Shqipëri.

 ??  ?? Kryeminist­ri grek, Mitsotakis
Kryeminist­ri grek, Mitsotakis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania