Panorama (Albania)

“Ligji i luftës duhet hequr pa kushtëzime”

Xhufi: Të bëhet pa zhurmë e pa bujë, siç veprohet me gjërat e turpshme

-

Ka shenja për të shpresuar se Kryeminist­ri i ri i Greqisë, z. Mitsotakis, është bindur se është në interes edhe të Greqisë të ndryshojë qëndrim ndaj fqinjit të Veriut. Si djalë i ish- Kryeminist­rit Konstantin Mitsotakis e vëlla i zonjës Bakojanis, ai mban mbi shpatulla peshën e rëndë të politikës së shantazhit e të imponimit që ka karakteriz­uar politikën e Athinës ndaj Shqipërisë në këta 30 vjetët e fundit. Ndaj, them, premtimi për abrogimin më në fund të ligjit të luftës me Shqipërinë premton për një qëndrim të ri të qeverisë greke

sionin kundër vendit fqinj. Këmbëngulj­a greke për ta shpallur e për ta mbajtur aq gjatë në fuqi ligjin e luftës tregon se politika greke nuk e paska konsiderua­r Shqipërinë vend të pushtuar më 1940- ën dhe qeverinë kuislinge të Mustafa Krujës, që iu bashkëngji­t politikës së Italisë fashiste, e paska konsiderua­r dhe e konsideron një qeveri të ligjshme! Nëse është kështu, edhe qeveria kuislinge shqiptare duhet të kishte sajuar më 1943- shin një ligj lufte me Greqinë, sepse trupat gjermane që hynë në Shqipëri në verën e atij viti erdhën pikërisht nga Greqia, ku gjithashtu kishte një qeveri kuislinge kukull të gjermanëve, të drejtuar nga K. Rallis. Grekët vërtet mbahen si krijuesit e shkencës historike, por kjo s’do të thotë se marrëdhëni­et e tyre me historinë janë gjithnjë të ndershme e të panjolla. Në këtë kuptim, duke përshëndet­ur deklaratën e qeverisë greke për heqjen e ligjit të luftës, nuk mund të mos na bëjë përshtypje ftesa e ministrit Dendias, që qeveritë greke e shqiptare të punojnë “së bashku” ( together) për arritjen e këtij objektivi. Jo, ligji duhet të zhbëhet në mënyrë të njëanshme nga pala greke, si përgjegjës­i ekskluzive e saj. Aq më pak, nuk duhet trajtuar ai hap si pjesë e “paketës” së problemeve për t’u zgjidhur mes dy vendeve. Ligji i luftës duhet hequr pa kushtëzime, pa kompensime dhe në mënyrë integrale, duke zhbërë edhe pasojat e tij ligjore, siç është ligji shtesë për bllokimin e pasurive të qytetarëve shqiptarë në Greqi. Mbi këtë çështje nuk ka asgjë për të dyshuar, për të diskutuar, madje as edhe për të festuar. Mirë është që heqja e ligjit të turpshëm të luftës të bëhet pa zhurmë e pa bujë, siç përgjithës­isht veprohet me gjërat e turpshme.

Ministri i Jashtëm grek, Dendias, nuk e fshehu entuziazmi­n kur tha se Shqipëria ka avancuar mirë në çështjet e minoritete­ve ( duke pasur parasysh një projektlig­j që përcakton një minoritet me 300 firma anëtarësh apo dhe ligjin e censusit, ku do të lejohet të deklarohet në mënyrë vullnetare etnia dhe besimi fetar). Mendoni se këto hyjnë te presioni që Greqia bën para Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare të BE- së me Shqipërinë?

Unë nuk di nëse projektlig­ji idiot, që u mundëson 300 vetëve të kërkojnë statusin e pakicës kombëtare, ka kaluar në Kuvend. Për të nuk u bë fare zhurmë. Atë projektlig­j e gatoi qeveria, por me sa pamë, për të heshti si peshku edhe opozita. Uroj që të mos paraqitet fare në Kuvend. Edhe pa të, në fushën e të drejtave të minoritete­ve, Shqipëria, ashtu si edhe Kosova, mbajmë rekordin absolut në botë. Në vitin 2017 qeveria Rama nxori ligjin që u njihte statusin e pakicës kombëtare edhe grupeve, që përndryshe njihen si grupe gjuhësore ose kulturore. Një “mirësi” e tillë habiti edhe vetë Departamen­tin e Shtetit të SHBA- së, i cili jo pa habi e evidentoi një fakt të tillë në raportin e tij të vitit 2019. Tani, me këtë projektlig­j të ri, që i njeh statusin e “pakicës kombëtare” një grupi prej 300 personash që e kërkojnë një gjë të tillë, qeveria e ka zgjidhur fare qesen. Por do të thosha, se edhe i ka hapur punë vetes. Sepse kombësia nuk shpiket e nuk ndërrohet, siç mund të ndodhë me besimin. “Kombësia është një çështje fakti, jo një çështje zgjedhjeje”, thotë ligji ndërkombët­ar. Parashikoj që autoritete­t tona do të kenë mjaft kokëçarje me censusin e ri, i cili me siguri do ta trajtojë problemin e deklarimit të kombësisë me shumë “sportivite­t”. Sepse të dhënat e atij censusi do të duhet të kolaudohen me të dhënat e zyrave të gjendjes civile. Kështu, nëse dikujt i ka shkrepur në kokë të ndërrojë kombësinë, do të duhet të llogarisë se mund të ballafaqoh­et me ligjin. Gjithsesi, kjo është një çështje që i përket së ardhmes. Deri kur t’i vijë koha, uroj që te ligjbërësi­t e politikëbë­rësit tanë të ketë triumfuar arsyeja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania