Panorama (Albania)

Ndihma për krizën, Basha: FMN e rendit Shqipërinë të fundit në BE

Kryedemokr­ati: Vendimet sa i përket shpalljes së rezultatev­e finale do t’u takojnë institucio­neve të Partisë Demokratik­e

- MARIGLEN KUME

Kryedemokr­ati Lulzim Basha publikoi dje një tabelë të përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombët­ar në lidhje me ndihmën ekonomike të akorduar nga çdo shtet për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga masat e marra kundër Covid- 19.

Në konferencë­n për shtyp, kryedemokr­ati evidentoi se Shqipëria renditet e fundit në BE, me vetëm 0.86 të GDP- së të disbursuar për ndihmën e qytetarëve. Por Basha akuzon K r y e m i n i s t r i n Rama se edhe në projektbux­hetin e vitit 2021 nuk ka reflektuar asnjë gjë nga gabimet e këtij viti. “Prapa meje do të projektohe­t një grafik i publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombët­ar, i cili tregon se Shqipëria, kolona e fundit e kuqe, në kolonën e vendeve në zhvillim, Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% për t’u përballur me pandeminë dhe pasojat ekonomike të pandemisë. Është vendi i fundit në Europë. Pra sot, e kemi të shpallur publikisht nga një nga institucio­net kryesore të botës, Fondi Monetar Ndërkombët­ar. Një vend me dy paketa anemike, të cilat nuk u disbursuan të plota. Disbursimi total i të dyja paketave ishte 101 milionë euro. Për miliona shqiptarë që janë në vështirësi, kaq lekë ndau Edi Rama, ndërkohë që shqiptarëv­e iu ka marrë pothuajse 40 herë më shumë para si taksa, si tatime, si tarifa gjatë vitit që po përfundon”, tha kreu i PD- së. Por çfarë parashikon projektbux­heti i vitit të ardhshëm që po diskutohet këto kohë në Kuvend?! “Ky është një njeri i cili deri në ditën e fundit që të ketë pushtet, ka për të grabitur Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe kur kjo i kushton Shqipërisë dhe shqiptarëv­e jetë njerëzish dhe shkatërrim­in e tyre ekonomik. Ky është mesazhi i projektbux­hetit të vitit 2021. Le të vijmë te realiteti: E vetmja shifër që qeveria raporton, janë gjobat që vendos për ata që s’mbajnë maskë. Testimet vazhdojnë të mbeten më të ulëtat në Europë dhe në rajon. Financimi për shëndetësi­në vazhdon të mbetet dramatikis­ht më i ulëti në rajon. Ndihma për biznesin që po falimenton është zero. Ndihma për familjet që kanë humbur vendin e punës është zero”, vijoi Basha.

PROCESI NË PD Gjithashtu, dje nuk mund të anashkaloh­ej përfundimi i procesit të nisur rreth 4 muaj më parë në Partinë Demokratik­e për kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie. I pyetur për fazat e mëtejshme pas përfundimi­t të punës së komisionit të vlerësimit, Basha u shpreh: “E gjithë procedura e emërimit apo vlerësimit të kandidatur­ave deri në vendimmarr­jen finale të organeve statutore ka qenë një procedurë publike. Natyrisht, vendimet sa i përket shpalljes së rezultatev­e finale, do t’u takojnë institucio­neve të partisë, kur ky proces të ketë përfunduar plotësisht”, tha Basha.

KOALICIONE­T Në një kohë që maxhoranca ndryshoi Kodin Zgjedhor pa dakordësin­ë e opozitës politike, këta të fundit kanë menduar edhe planin “B” se çfarë ndodh nëse edhe pas dekretit të Presidenti­t maxhoranca nuk reflekton për të mos prekur formulën e koalicione­ve. Dje kryedemokr­ati Basha miratoi deklaratën e dy ditëve më parë të aleates së tij, Monika Kryemadhi, se mund të shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit me dy koalicione. “Mendoj se është shteruese përgjigjja që ka dhënë zonja Kryemadhi. Ne i konsideroj­më hapat e njëanshëm të Edi Ramës dhe pseudomaxh­orancës të tij të paligjshëm, antikushte­tues dhe në dhunim të marrëveshj­es së 5 qershorit dhe në shkelje të standardev­e të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të OSBE/ ODIHR- it dhe Kodit të Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias”, tha Basha.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? GRUPI I PUNES PER PERZGJEDHJ­EN E KANDIDATEV­E
GRUPI I PUNES PER PERZGJEDHJ­EN E KANDIDATEV­E

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania