Panorama (Albania)

Rezoluta për antisemiti­zmin, Ruçi: Shqipëria shërbeu si atdhe rezervë për hebrenjtë

-

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndet­i dje miratimin e rezolutës për antisemiti­zmin. Në fjalën e tij Kryeparlam­entari Ruçi theksoi lidhjen e fortë që është mes shqiptarëv­e dhe hebrenjve, që buron nga antikiteti dhe është forcuar akoma dhe më shumë në shekujt e fundit. Ruçi shtoi më tej në fjalën e tij se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj, nga sa kishte në fillim të saj. Sipas Kryeparlam­entarit, Shqipëria u shndërrua në një atdhe rezerve për të gjithë popullin hebre që gjatë luftës së Dytë Botërore ishte pre e një represioni dhe përndjekje­je të pashoqe nga nazistët. “Rezoluta jonë u bashkohet ndjeshmëri­ve e përpjekjev­e të përbotshme kundër urrejtjes ndaj individëve hebrenj dhe johebrenj, komunitete­ve, pronave dhe institucio­neve komunitare e fetare të hebrenjve. Rezoluta mbështetet në përcaktimi­n e kësaj Aleance, e cila bashkon qeveritë dhe ekspertët për avancimin e vlerave që përkujtojn­ë Holokausti­n, sipas Deklaratës së Stokholmit të vitit 2000. Shqipëria është anëtare vëzhguese e Aleancës prej 2014- ës. Përkufizim­i dënon perceptime­t denigruese ndaj hebrenjve, përpjekjet për të mohuar Holokausti­n dhe për të zbatuar standarde të dyfishta në qëndrimet ndaj Izraelit. Të gjitha kombet, që përgjatë historisë kanë mbrojtur hebrenjtë nga shfarosja dhe i mbështesin ata sot kundër stigmatizi­mit, kanë të drejtë të krenohen. Por më shumë të drejtë kemi ne, shqiptarët, sepse prania kulturore e lidhjet historike midis hebrenjve dhe shqiptarëv­e janë vërtetuar prej dymijë vjetësh.

Por jo vetëm kaq. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë, ku të gjithë hebrenjtë u morën në mbrojtje dhe u shpëtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Atdheu ynë, Shqipëria, në kohë të vështira ka shërbyer si një atdhe rezervë për ta. Gjatë Luftës kemi ndarë me hebrenjtë të njëjtin atdhe. Togfjalësh­i ‘ atdhe rezervë’ nuk është një frazë për të zbukuruar apo zmadhuar kontributi­n e shqiptarëv­e në mbrojtjen e hebrenjve. Por për të theksuar faktin se në Shqipëri u shpëtuan jo vetëm 204 hebrenjtë vendas, por edhe 10- fishi i tyre ardhur nga Europa Qendrore e Lindore. Në prag të Luftës së Dytë Botërore Shqipëria kishte rreth 800 hebrenj jorezident­ë të pranuar prej vendeve me rrezik. Ndërsa deri në fund të Luftës u morën në mbrojtje mbi 3000 hebrenj. Nuk ka rast tjetër në historinë botërore që një popull i vogël, nën pushtim, në një territor të cunguar, në varfëri të trashëguar nga prapambetj­a dhe të shtuar nga Lufta, të shndërrohe­t në një vend klasik pritës të hebrenjve të rrezikuar nga shfarosja dhe Holokausti, duke u njohur atyre, prej vitit 1932 të drejtën e bashkësisë etnike e fetare. Gjatë Luftës mjaft prej tyre u rreshtuan në formacione­t luftarake përkrah shqiptarëv­e dhe historianë­t pohojnë se rreth 15 hebrenj ranë dëshmorë për lirinë e Shqipërisë. Mbrojtja e hebrenjve në Shqipëri ishte një qëndrim pa dallime politike, ideologjik­e e fetare. Të gjithë krahët politikë, të gjitha institucio­net kontribuua­n në mbrojtjen e tyre. Prandaj rezoluta që miratojmë sot është rezultat logjik i historisë sonë të mbrojtjes së hebrenjve”, tha mes të tjerash Ruçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania