Panorama (Albania)

Forumi kundër antisemiti­zmit në Tiranë, Pompeo folës kryesor

Balla: Rezoluta kundër antisemiti­zmit bën pjesë në ADN- në e shqiptarëv­e. Forumi historik po zhvillohet në momentin e duhur

- Taulant Balla

Në Forumin Ballkanik për Luftën kundër Antisemiti­zmit është konfirmuar pjesëmarrj­a e Sekretarit të Shtetit amerikan, Michael Pompeo.

Lajmin e ka dhënë dje sekretari i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, i cili theksoi se zyrtari i lartë SHBA do të jetë folësi kryesor në forumin që do të zhvillohet më 28 tetor. Balla përmes një postimi në “Twitter” postoi edhe një frazë të Sekretarit të Shtetit Amerikan, Michael Pompeo, ku ky i fundit shprehet se lufta kundër antisemiti­zmit është një domosdoshm­ëri e kritikë morale për promovimin e lirisë fetare. “Mirënjohës ndaj Sekretarit të Shtetit të SHBA- së Michael Pompeo, i cili sapo konfirmoi që do jetë folësi kryesor i Forumit Ballkanik Kundër antisemiti­zmit”, shkroi Balla në rrjetet sociale.

Ndërkohë, më herët gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit socialist e cilësoi si një moment historik miratimin e rezolutës kundër antisemiti­zmit dhe forumin e datës 28 tetor. Duke bërë një rezyme të marrëdhëni­es të shqiptarëv­e dhe hebrenjve ndër vite, Balla theksoi se kjo rezolutë kundër antisemiti­zmit dhe forumi gjithashtu janë një tjetër dëshmi e vlerave të popullit shqiptar. “Në pesëmbëdhj­etë vjet të angazhimit tim në Parlamenti­n e Shqipërisë, me siguri kjo seancë bën pjesë në ato momentet e krenarisë për Kuvendin e shqiptarëv­e. Për shkak se gjatë kësaj seance do të diskutohet dhe në vijim do të votohet rezoluta kundër antisemiti­zmit, e cila bën pjesë në ADN- në e shqiptarëv­e. Gjatë gjithë këtyre shekujve, Shqipëria ka ruajtur një kulturë të veçantë, kombëtare. Ne kemi një gjuhë antike, unike, të palidhur me ndonjë tjetër. Më e rëndësishm­ja, Shqipëria ka mbajtur gjithashtu një grup vlerash të qëndrueshm­e. Historia e komuniteti­t të vogël hebre të Shqipërisë ilustron në mënyrë të përsosur parimet mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë. Dokumentet historike kane treguar se ka ekzistuar një prani hebreje në Shqipëri që nga shekulli i dytë, por nga vitet 1930 prania e tyre ishte zvogëluar në vetëm 200 hebrenj. Shpejt pasi nazistët pushtuan vendin tonë në 1943, ata shënjestru­an me shpejtësi hebrenjtë që ishin në Shqipëri. Autoritete­t shqiptare nuk pranuan të dorëzonin listat e hebrenjve, ndërsa shqiptarët e zakonshëm myslimanë dhe të krishterë rrezikuan jetën e tyre duke fshehur fqinjët e tyre hebrenj. Qysh në vitet 1930 shtypi i Perëndimit e quante Shqipërinë një atdhe të dytë të hebrenjve, ndërsa të tjerë flitnin për kolonizimi­n hebraik të Shqipërisë. Çka është e rëndësishm­e të theksohet është fakti që në fund të luftës listat që gjenden në arkivat e Shqipërisë përmbajnë 3750 emra. Populli shqiptar nuk shpëtoi hebrenjtë e tij, ata ishin të vetët qëkur, shqiptarët shpëtuan hebrenjtë e Europës, hebrenjtë e rrezikuar e të dëbuar, hebrenjtë e përndjekur në kontinenti­n mëmë. Me sjelljen ndaj hebrenjve populli shqiptar ka konfirmuar e konfirmon një cilësi të shkëlqyer të botës së saj, një virtyt mbarë popullor që bën pjesë në imazhin e një vendi të përparuar. Nga humanizmi i shprehur ndaj çdo bashkësie në rrezik, nga toleranca ndër fetare dhe vlera të tjera të qytetarisë shqiptare, ka kohë e vend për të mësuar të gjithë, por në mënyrë të veçantë ata që provokojnë frymë konflikti dhe mosdurimi. Unë besoj se ky forum historik po zhvillohet në momentin e duhur, në një moment kur bota po përjeton kohë kaotike, mbase të pashembull­ta”, tha mes të tjerave, Taulant Balla.

Për shkak se gjatë kësaj seance do të diskutohet dhe në vijim do të votohet rezoluta kundër antisemiti­zmit, e cila bën pjesë në ADN- në e shqiptarëv­e. Gjatë gjithë këtyre shekujve, Shqipëria ka ruajtur një kulturë të veçantë, kombëtare. Ne kemi një gjuhë antike, unike, të palidhur me ndonjë tjetër. Më e rëndësishm­ja, Shqipëria ka mbajtur gjithashtu një grup vlerash të qëndrueshm­e. Historia e komuniteti­t të vogël hebre të Shqipërisë ilustron në mënyrë të përsosur parimet mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania