Panorama (Albania)

Rezoluta kundër antisemiti­zmit, mediat izraelite, jehonë votimit në Kuvend

-

Votimi i djeshëm në Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e rezolutës kundër antisemiti­zmit ka gjetur një shpërndarj­e shumë të gjerë në mediat ndërkombët­are. Duke filluar me ato në Izrael, në SHBA, por edhe media të rëndësishm­e në Europë e kanë raportuar miratimin e kësaj rezolute, duke e cilësuar si një risi për gjithë Europën, por edhe duke theksuar ndihmën që populli shqiptar ka dhënë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ata u përndoqën nga nazistët. Gazeta prestigjio­ze izraelite, “The Jerusalem Post” shkruan se Shqipëria është ndër të parat vende me shumicë myslimane që miraton përkufizim­in. “Parlamenti shqiptar ka mbështetur punën e Aleancës Ndërkombët­are të Përkujtimi­t të Holokausti­t ( IHRA) për përkufizim­in e antisemiti­zmit duke e bërë Shqipërinë një nga vendet e para me shumicë myslimane që miraton përkufizim­in. Përkufizim­i i IHRA- së, një organizatë ndërqeveri­tare që përfshin 34 vende anëtare, është një klasifikim i antisemiti­zmit i rënë dakord ndërkombët­arisht dhe i përdorur për të ndihmuar në përcaktimi­n dhe luftimin e antisemiti­zmit në vendet që e kanë miratuar atë. Vendimi i sotëm vjen përpara Forumit të Ballkanit Kundër Antisemiti­zmit që po zhvillohet në partnerite­t midis Parlamenti­t të Republikës së Shqipërisë, Lëvizjes kundër Antisemiti­zmit dhe Agjencisë Hebraike për Izraelin”, shkruhet në artikullin e “The Jerusalem Post”. Por edhe në gazetën e madhe amerikane, “The Washington Post” ka gjetur vend lajmi për miratimin e rezolutës kundër antisemiti­zmit. “The Washington Post” e cilëson si një vijim të traditës së mirë të popullit shqiptar në këtë drejtim.

 ??  ?? Faksimile të artikujve në “The Washington Post” dhe “The Jerusalem Post”
Faksimile të artikujve në “The Washington Post” dhe “The Jerusalem Post”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania