Panorama (Albania)

“Zhgënjyese që nuk pati konsensus për Kodin Zgjedhor”

“Zgjedhjet e 25 prillit, mendoj se do jetë një stinë e ashpër politike”

- Këshilli Politik

Dhe nëse të pyes për një këshillë për Presidenti­n Meta? E njëjta gjë. Ai nuk do të jetë në zgjedhje sepse është President, por është shumë aktiv në politikë në muajt e fundit...

Një pikë shumë me vend. Mendoj se ka një rol shumë unik dhe shumë të rëndësishë­m që Presidenti mund të luajë si bashkues i vendit. Dhe kur e luajti atë rol në fillimet e pandemisë Covid- 19 dhe thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke bërë bashkë jo vetëm Kryeminist­rin, por edhe udhëheqësi­n kryesor të opozitës, mendova se ishte një shembull vërtet i fuqishëm dhe pozitiv. Dhe shpresoj që kjo është diçka që do ta përsërisë. E di që ky është një rol që do ta vlerësonte populli shqiptar. Di që është një rol që Uashington­i sigurisht e vlerëson, ndaj pres me kënaqësi ta shoh të luajë një rol shumë pozitiv.

Dhe nga politika e brendshme te marrëdhëni­et shqiptaro- amerikane. Cilat janë dosjet apo çështjet më të rëndësishm­e që kemi mes dy vendeve?

Kam tri prioritete këtu: demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Për demokracin­ë, sundimi i ligjit dhe Reforma në Drejtësi, eliminimi i korrupsion­it, këto janë thelbësore. E dyta, mbrojtja, të sigurohemi që të ofrojmë mbështetje­n që i duhet Shqipërisë për të qenë një aleate edhe më e aftë në NATO. Dhe së fundi, biznesi, më kanë thënë se jam ambasadorj­a e parë amerikane që e theksoj vërtet këtë pikë, por për mua është një vazhdim i natyrshëm i marrëdhëni­es. Dy javë më parë, Nënsekreta­ri i Shtetit ishte këtu dhe nënshkruam një memorandum historik për bashkëpuni­min ekonomik, hera e parë që e bëjmë këtë mes dy vendeve tona. Mendoj – duhej edhe më parë, por është diçka e mirë që e bëmë dhe nuk janë vetëm fjalë; sepse menjëherë pas asaj, një nga kompanitë më të mëdha të Amerikës, Bechtel, nënshkroi një memorandum mirëkuptim­i për hidrocentr­alin e Skavicës. Nëse realizohet, do të jetë kontrata më e madhe me një kompani amerikane në Shqipëri. Po ju them edhe që dje ndihmova festimin e pesëvjetor­it të “ABI Bank”, një tjetër investim amerikan. Kanë investuar mbi 100 milionë dollarë dhe zotërojnë asete prej rreth 750 milionë dollarë në Shqipëri. Dua të shoh më shumë gjëra të tilla. Pse? Sepse është mirë për amerikanët, është mirë për shqiptarët. Çfarë kërkohet? Nuk është falas. Kërkon sundim të ligjit. Kërkon sigurinë që kur një investitor amerikan blen një pronë, të jetë i/ e sigurt që ajo e drejtë do të respektohe­t, që kontratat do të zbatohen, që kur ka një mosmarrëve­shje, mund ta çojnë në Gjykatë dhe do të marrin një gjykim të drejtë dhe transparen­t. Tani kam frikë se nuk është tamam kështu. Dhe prandaj duhet Reforma në Drejtësi tani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania