Panorama (Albania)

Zbardhet debati në Kuvend për krimet e komunistëv­e

Hyseni: “Pasardhësi­t e kolaboraci­onistëve të rrinë urtë”. Alimadhi: “Na vratë, na therët kur e kishit kohën. Mua më kanë internuar 4 vjeç”

- ARDIT HOXHA Adriatik Alimadhi Alket Hyseni

Nisma ligjore për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri” ka shërbyer për të ndezur debatin në seancën plenare në lidhje me qasjen zyrtare që duhet pasur ndaj kësaj periudhe, por edhe ndaj krimeve që janë kryer. Sipas ndryshimit të bërë në ligj, periudha e komunizmit, objekt i këtij ligji, nuk mund të quhet ajo përpara datës 28 nëntorit 1944. Por ky ndryshim, nga disa deputetë opozitarë është kundërshtu­ar fortë, duke e cilësuar si përpjekje për ndryshim historie për përcaktimi­n e periudhës historike, padrejtësi, shtrembëri­m dhe kërkuan tërheqjen e kësaj iniciative. Ata apeluan për konsultim me akademikë dhe historianë të kësaj nisme para se të kalojë në Kuvend. Sipas tyre, nevojitej një studim i mirëfilltë dhe periudha 8 nëntor 1941- 29 nëntor 1944, që nga krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare. Por këtyre pretendime­ve të opozitarëv­e, iu përgjigj socialisti Alket Hyseni, i cili theksoi se luftën e bërë nga ushtria partizane nuk mund të zhbëhet nga ata që ai i konsideroi si pasardhës të kolaboraci­onistëve. Me një gjuhë të ashpër, Hyseni tha se ata që janë pasardhës të tradhtarëv­e duhet të heshtin.

DEBATI NË KUVEND Myslim Murrizi: Nuk ka hipokrizi më të madhe në 30 vite, që gjithë ata deputetë që kanë qenë këtu, kurrë s’patën këllqe këta burra e gra të ndahen nga e shkuara. Jo vetëm ne, por edhe më parë kanë guxuar. Por komunistët që kanë qeverisur në 30 vite e kanë dreqin në bark, iu dridhen leqet për të kaluarën e pistë. Kanë raportuar brenda familjes. S’ka hipokrizi më të madhe, që dy rezoluta 1996 dhe 2006, të dënojë krimet e komunizmit dhe komunistët e kësaj salle nuk kanë guxuar. Sollëm një ligj, që të ndalohej dërdëllisj­a dhe ardhja këtu e komunistëv­e. Është rrëzuar e më parë, sepse spiunët e komunizmit kanë karamelen në fyt dhe mbajnë njëri- tjetrin si peshore. Sa herë lëkundet barra e një krahu, mbahet nga ana tjetër. Çfarë ka për të fshehur. Ka epope e trima imagjinarë që presin plumbat në dorë, pse s’tregoni saktë numrin e atyre të rënëve, pse thoni 28 mijë të rënë kur kishit vetëm 20 mijë partizanë gjithsej. Thoni realitetin. Çfarë ju tremb, pse s’i hapni letrat. Një autoritet dosjesh që nuk guxon kush, falas e ka, të pyesë për të kaluarën e tij. Janë 1415 burra që janë ulur në këtë sallë nga rënia e komunizmit, disa ulen si struci, disa triumfojnë me letra fallco. Të tjerë thonë që e kanë kaluar filtrin. Histori e errët për një vend 108 vjet shtet, çfarë mëkatesh keni e çfarë ju mban peng. Ju formalisht, pjesa dërrmuese, deputetë prej 31 marsit s’di të keni shkrepur dyfekë në luftë. Shoh që disa vetëquhen veteranë, edhe pse kanë lindur kur lufta kishte 25 vite që ka mbaruar. E dinë që veteran quhesh se e ke pasur babain komunist.

Ralf Gjoni: Edhe që në vitin 2020 Tak Braho të shkruante historinë e Shqipërisë këtë s’ma ka marrë mendja. I paparë je baba Taku, i paparë. Sot, Spartak Braho rishkruan historinë e Shqipërisë, ka ndryshuar profesion, nga çanta e zezë ka marrë çantën e bardhë. Nga e zeza që marrë ndër vite, sot je kthyer në zbardhës të historisë. Kjo është e turpshme zoti kryetar a e kuptoni se historia nuk ndryshohet nga një grup deputetësh. Çfarë jeni duke bërë kështu? Ju pranoni të shqyrtoni një propozim ligjor për të ndryshuar historinë. Në nenin 1 të këtij projekt ligji. Si mundet që një grup deputetësh të ndryshojë historinë. Nëse Rama nesër ka një interes për hapjen e Shqipërisë, e me disa deputetë me lëpirëse në dorë të fshijë historinë. Historia në vende normale, s’po flas për vende serioze, ndërrohet përmes komisionev­e konsensual­e ndërinstit­ucionale në bazë të kërkimit shkencor historik. Do duhet minimumi që të konsultohe­shim me një grup akademikës­h dhe historianë­sh.

Alket Hyseni:

Ne na ka rënë barra që të bëjmë ligje edhe për të persekutua­rit, me të gjithë ata që vuajtën në kampe dhe burgjet komuniste, të atij regjimi të egër që kaloi Shqipëria. Ne kemi caktuar edhe një afat për komisionin, i cili nga asnjë ëndërr e asnjë kolaboraci­onisti nuk mund të shkelet. Asnjë kolaboraci­onist nuk e zbeh atë epope botërore. Është një epope që i renditi shqiptarët në krah të amerikanëv­e dhe gjithë atyre që ishin kundër nazistëve. Historia është shkruar nga zjarri i tytës së barotit. Partizanët të rreshtuar në formacione të rregullta, jo vetëm që luftuan brenda kufijve të Shqipërisë, por edhe jashtë. Ne jemi krenarë që jemi bijtë dhe nipërit e atyre që dhënë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Ne jemi krenarë po ashtu për punën e tyre të ndershme dhe për idealin e tyre të dëlirë, që punuan për ta nxjerrë vendin nga skamja ku e kishte lënë regjimi “Zogist”. Ne jemi krenarë për punën e tyre edhe pas çlirimit, pasi ata nuk mund të mbajnë përgjegjës­i për ato që kanë bërë drejtuesit e regjimit. Jemi krenarë ama për punën e mijëra shqiptarëv­e, të cilët me idealizëm, punuan dhe zhdukën analfabeti­zmin. Unë jam krenar që jam pasardhës i Qemal Stafës dhe nuk jam krenar kur jam kolaboraci­onist, pasi ata duhet të rrinë urtë sot.

Adriatik Alimadhi: Na vratë, na therët kur e kishit kohën, na internuat, 4 vjeç mua që më shikoni këtu më internuan kriminelët në ’ 67. Një Alket Hyseni si mund të tundë gishtin duke na thënë kush janë kolaboraci­onistë. Historia le të shkojë në vend. Ne kemi qenë tradhtarët, por na keni bërë pjesën më të përçmuar, jemi bërë bajga. Le të dalë e vërteta, pastaj na nxirrni gishtin.

Alket Hyseni: Fjalët e mia s’mund t’i transformo­jë askush. Bëra një dallim, mes atyre që kanë vuajtur prej bindjeve politike, mendimit ndryshe. Qoftë për ata që nuk mund të arsimohesh­in, s’mund të kishin një jetesë normale, punësim normal. Aq më tepër ata të internuar. Duhet të tregojmë respekt dhe të reagojmë me dëmshpërbl­im. Po e bëjmë ne socialistë­t, jo ata që duan t’i marrim votat. Duan t’i japim dëmshpërbl­imin fizik. Nga ana tjetër, unë s’tregoja askënd, këtu ka vetëm përfaqësue­s të kolaboraci­onistëve. Historia nuk bëhet nga humbësit. Rëndësi ka që të vish në kahun e duhur të historisë.

Na vratë, na therët kur e kishit kohën, na internuat 4 vjeç mua që më shikoni këtu më internuan kriminelët në ’ 67. Një Alket Hyseni si mund të tundë gishtin duke na thënë kush janë kolaboraci­onistë. Historia le të shkojë në vend. Ne kemi qenë tradhtarët, por na keni bërë pjesën më të përçmuar, jemi bërë bajga. Le të dalë e vërteta, pastaj na nxirrni gishtin

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania