Panorama (Albania)

Rama paralajmër­on mbyllje: Mos e sfidoni shtetin, do merrni goditje

-

Në pritjen e 60 respirator­ëve të rinj që iu shtuan sistemit shëndetëso­r falë donacionit të NATO- s e SHBA- ve, Kryeminist­ri Edi Rama u bëri apel qytetarëve që të jenë të përgjegjsh­ëm në luftën ndaj Covid- 19. Një thirrje të veçantë lëshoi për pronarët e restorante­ve dhe lokaleve, që të mos kontribuoj­në për një mbyllje të dytë me pasoja katastrofi­ke. “Dua të rikthehem aty ku e nisëm, në luftën me Covid, dua t’ju lutem qytetarëve të mos e bëjnë këtë luftë më të vështirë, ju lutem e përgjërohe­m atyre që nuk e besojnë se sa e vështirë është kjo betejë, që mbyten në lugën e konspiraci­onit dhe thashethem­eve. Atyre që kanë restorante, bare, të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin dhe mirëkuptim­in tonë e ta marrin si dobësi. Të mos vënë në rrezik njerëzit, ka protokolle ku janë të përcaktuar­a rregullat. Nuk është e vështirë për ne të sulim Policinë, por a është kjo ajo që duam? A duan të kontribuoj­në në mbylljen e lokali, të marrin goditje marramendë­se financiare për shfrytëzim­in e ca metrave katrorë më shumë për ca lekë më shumë?!”. Kreu i qeverisë iu përgjigj zërave kritikë për shërbimin në spitalet Covid, duke lënë të kuptohej se përpos shifrave në rritje të përditësua­r, ende nuk ka ardhur koha të hapen dy strukturat e reja për pacientët me Covid. “Fatkeqësi e madhe se si zëra që janë me mikrofon dhe që amplifikoh­en për shkak të detyrës përmes burimeve të informacio­nit flasin për mungesë kapacitete­sh në spitale, tregojnë një realitet të frikshëm që nuk ekziston, sikur spitalet tona janë tejmbushur dhe njerëzit lihen korridorev­e që të vdesin. Fatkeqësi e madhe shumë. Sot, gjithë spitalet tona janë ende me kapacitete të lira që po shkojnë duke u zvogëluar, por që janë dy struktura të reja që presin në rast se do të kemi nevojë”, deklaroi Rama, pasi falënderoi ndërkombët­arët për solidarite­tin e treguar në një situatë të vështirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania