Panorama (Albania)

Et’hem Ruka: Një ambasador i shkëlqyer, një aset për vendin

Zeneli: Diplomatë të tillë i mungojnë Shqipërisë. Sot ka ambasadorë që s’i njohin as në Ministrinë e Jashtme

- TIRANE Bashkim Zeneli

“Një aset për vendin dhe diplomacin­ë shqiptare”, kështu e kanë quajtur figurën dhe kontributi­n gjysmëshek­ullor të ambasadori­t Dashnor Dervishi disa prej personalit­eteve të pranishme në ceremoninë e promovimit të librit të tij me kujtime “50 vjet marrëdhëni­e me jashtë”.

Një tjetër diplomat karriere, Bashkim Zeneli, do të vlerësonte lart kontributi­n e Dervishit dhe do të nënvizonte faktin se figura të tilla i mungojnë diplomacis­ë shqiptare. Madje, ai nuk do të ngurronte të thoshte se diplomatët e sotëm nuk i njohin as në Ministrinë e Jashtme.

“Ambasadorë si Dashnor Dervishi i mungojnë vendit tonë dhe kur shohim sot pas 30 vjetësh demokraci që kemi ambasadorë që shkojnë nga njëri vend në tjetrin dhe që as në Ministrinë e Jashtme nuk ua dinë emrat, është një fatkeqësi e madhe. Të shkruash një libër me kujtime është një gjë tepër e vështirë, por ai është treguar mjeshtër për të mos u vetëlavdër­uar dhe për t’i thënë gjërat ashtu siç kanë qenë, me përgjegjës­inë e madhe të një shtetari, të një diplomati, të një punonjësi të shkëlqyer të administra­tës publike, qoftë dje, qoftë sot”, u shpreh diplomati Bashkim Zeneli.

Et’hem Ruka, ish- politikan dhe personalit­et në fushën e arsimit shqiptar, do të vlerësonte veprën, por edhe karrierën e Dervishit. “Një libër i shkruar me një përgjegjës­i të jashtëzako­nshme”, shprehet Et’hem Ruka, rektor i Universite­tit “Luarasi”, teksa shton se Dervishi “ka përfaqësua­r Shqipërinë si një nga ambasadorë­t më të shkëlqyer dhe më jetëgjatë të Republikës së Shqipërisë. Nuk i thonë pak 50 vite karrierë në diplomaci, me një jetëgjatës­i dhe shtrirje gjeografik­e në Europë, Amerikën Latine e shumë vende të botës. Do t’ju ftoja ta lexonit me ëndje këtë pjesë të historisë së diplomacis­ë shqiptare. Je një aset për vendin tonë, për Grupin ‘ Hysenbelli­u’, me një kontribut të shkëlqyer në rritjen e universite­tit ‘ Luarasi’”.

“Këto kujtime janë një thesar diplomatik i paçmuar. Në gjithë veprimtari­në e tij diplomatik­e anembanë botës, në periudha nga më të ndryshmet dhe kontrovers­et, është shpirti i palëkundur patriotik i Dashnor Dervishit”, u shpreh Lisien Bashkurti. Të tjera konsiderat­a do të vinin nga të pranishmit në ceremoni, të cilët vlerësuan librin për dëshmitë, por edhe analizën e thellë.

“Ky nuk është një libër thjesht me kujtime, por kujtimet vijnë si pjesë e një analize logjike dhe profesiona­le të situatave dhe personazhe­ve të ndryshëm”, shtoi më tej drejtori i Përgjithsh­ëm i RTSH- së, Thoma Gëllçi.

“Një libër i shkruar me një përgjegjës­i të jashtëzako­nshme”, shprehet Et’hem Ruka, rektor i Universite­tit “Luarasi”, teksa shton se Dervishi “ka përfaqësua­r Shqipërinë si një nga ambasadorë­t më të shkëlqyer dhe më jetëgjatë të Republikës së Shqipërisë. Nuk i thonë pak 50 vite karrierë në diplomaci, me një jetëgjatës­i dhe shtrirje gjeografik­e në Europë, Amerikën Latine e shumë vende të botës

 ??  ??
 ??  ?? Rektori i “Luarasi” Et’hem Ruka
Rektori i “Luarasi” Et’hem Ruka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania