Panorama (Albania)

Pasuria shkarkon drejtuesin e Prokuroris­ë së Apelit të Tiranës

KPA largon nga sistemi i drejtësisë prokurorin Dritan Peka

- Dritan Peka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ( KPA) shpalli të enjten vendimin për drejtuesin e Prokuroris­ë së Apelit Tiranë, prokurorin Dritan Peka.

Në përfundim, trupi gjykues, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore dhe Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo anëtarë, konkludoi se prokurori Dritan Peka ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftues­hëm për pasurinë dhe vendosi shkarkimin e tij nga detyra. Kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj, tha gjatë shpalljes së vendimit se prokurori Peka ka kryer deklarim të pasaktë për pasurinë, pasi nuk ka pasqyruar në deklaratën- veting gjendjen cash në vlerën 1.5 milionë lekë, të pretenduar­a prej tij më pas gjatë gjithë procesit të rivlerësim­it, përfshirë edhe në Kolegj. Mulaj sqaroi se nga analiza financiare e kryer për periudhën 2003- 2016 ka rezultuar se subjekti i rivlerësim­it nuk kishte mundësi financiare për të mbuluar me të ardhura të ligjshme shpenzimet dhe kursimet e deklaruara, si dhe ato të pretenduar­a gjatë procesit të rivlerësim­it. “Shpjegimet e subjektit të rivlerësim­it lidhur me mospërputh­jet e deklarimev­e të likuiditet­eve cash, në kushtet kur kjo pasuri gjendet jashtë sistemit bankar dhe kur e vetmja mënyrë verifikimi janë deklarimet në deklaratat periodike, mbeten të paargument­uara bindshëm dhe në nivel deklarativ”, pohoi Mulaj.

VENDIMI Në përfundim, trupi gjykues i Kolegjit konkludon se për kriterin deklarimit të pasurisë, prokurori Dritan Peka gjendet në kushtet e deklarimit të paplotë dhe të pasaktë të pasurisë së tij, duke u përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasurinë e tij në formën e likuiditet­it cash. Kolegji e vlerëson të padrejtë dhe të pabazuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it ( KPK) për konfirmimi­n në detyrë të prokurorit Peka dhe vendosi ndryshimin e tij duke e larguar përfundimi­sht nga sistemi i drejtësisë. Gjatë paraqitjev­e të konkluzion­eve përfundimt­are, më 8 tetor, komisioner­i publik, Dariel Sina, u tërhoq nga qëndrimi i tij lidhur me shkaqet e ngritura në ankim për aspektin profesiona­l dhe etikën, ndërkohë që kërkoi shkarkimin e Pekës për deklarim të pamjaftues­hëm në kriterin e pasurisë. Sipas Sinës, subjekti nuk mbulonte me burime financiare një pjesë të shpenzimev­e për udhëtime jashtë shtetit të bëra që nga viti 2004. Komisioni la në çmimin e Kolegjit shkaqet fillestare të ankimit ndaj subjektit që lidheshin me një kredi të butë për strehim. Gjithashtu, Sina u tërhoq edhe nga ankimi për punësimin e një të afërmi të pakualifik­uar të ish- Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, në Prokurorin­ë e Apelit Tiranë, si dhe nga tri denoncimet që kishin ardhur kundër subjektit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Prokurori Peka deklaroi se nuk kishte balanca negative në analizën financiare nga udhëtimet, por pranoi që në deklarimit vjetor pranë ILDKPKI- së nuk kishte deklaruar gjendjen cash. Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 2000. Ai ka punuar si prokuror i Prokuroris­ë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës dhe më pas, në vitin 2015, si drejtues i këtij institucio­ni. BIRN

 ??  ?? Dritan Peka në KPK
Dritan Peka në KPK
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania