Panorama (Albania)

NJOFTIMI I POLICISË

-

Një automjet është djegur qëllimisht orët e para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë.

Burime nga Policia e Vlorës bënë të ditur se mjeti është në pronësi të shtetasit Olsi Kafazi, ndërsa makina ka qenë e parkuar shumë pranë banesës së tij. Sipas Policisë ngjarja është e qëllimshme, ndërsa automjetit tip "Nissan Micra", me targa VL 7260 C, i është hedhur lëndë djegëse benzinë. Mjeti i parkuar është shkrumbuar plotësisht, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje për të bërë të mundur identifiki­min e autorëve. Pas kësaj ngjarjeje, shtetasit Olsi Kafazi i është marrë dëshmia në komisariat­in e Policisë, ku ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë. "Nuk e di pse mund të ketë ndodhur djegia e automjetit, ashtu edhe ngjarja e rreth 20 ditëve më parë, kur më sulmuan natën disa persona që nuk i njoh. Nuk kam pasur apo të kem konflikte me persona të tjerë, apo të jem grindur me ndonjë njeri që të shkojnë deri në djegien e automjetit, por dhe të më godasin para derës së shtëpisë", ka thënë 35- vjeçari. Ndërkohë, burimet nga uniformat blu bënë të ditur se shtetasi Olsi Kafazi është një person pa precedent penal, ndërsa është punonjës i Ujësjellës- Kanalizime­ve në Vlorë. Deri pak kohë më parë, Kafazi ka punuar me Task- Forcën e Ujësjellës­it në terren, ndërsa aktualisht ushtron detyrën si ekonomist në Ujësjellës- Kanalizime Vlorë.

SULMI FIZIK Rreth 20 ditë më parë, persona ende të paidentifi­kuar, e kanë sulmuar 35- vjeçarin para shtëpisë së tij në zonën e Ujit të Ftohtë, në momentin kur kthehej në banesë. Për shkak të goditjeve të shumta, 35- vjeçari Kafazi kaloi disa ditë i shtruar në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës, ndërsa edhe për atë ngjarje nuk ka ende persona të identifiku­ar. Kjo edhe për shkak se ishte natë dhe personat që e sulmuan përfituan nga errësira në zonë dhe mos prania e kamerave të sigurisë.

Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen "Uji i Ftohtë", Vlorë, është djegur plotësisht automjetit i markës "Nisan", në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit.

Tashmë rreth tri javë më vonë, 35- vjeçarit i djegin edhe automjetin, ndërsa sërish nuk ka persona të identifiku­ar për këtë ngjarje.

HETIMET Policia po heton të dyja ngjarjet që ndodhën në një kohë mjaft të shkurtër, ndërsa nga burime të saj mësohet se ngjarja e tri javëve më parë, kur 35- vjeçari është sulmuar fizikisht para shtëpisë së tij, besohet se është e lidhur plotësisht me ngjarjen e djegies së automjetit. Megjithatë 35- vjeçari ka mohuar të ketë pasur përplasje, ndërsa një nga pistat është ajo që lidhet me punën e tij, në kohën kur ka qenë pjesë e task- forcës me

Ujësjellës- Kanalizime Vlorë. Në zonën ku është sulmuar tri javë më parë, i njëjti vend edhe me djegien e automjetit mungojnë kamerat e sigurisë çfarë vështirëso­n hetimet e bluve për identifiki­min e autorëve. Megjithatë pritet edhe ndonjë detaj më shumë, ndoshta edhe nga banorë të zonës, nëse kanë parë lëvizje të dyshimta apo kanë parë persona që nuk i njohin përreth asaj zone. Çfarë mund të ndihmojë Policinë në zbardhjen e ngjarjes së djegies së automjetit, por pse jo edhe të ngjarjes së rreth tri javëve më parë, kur 35vjeçari u sulmua fizikisht pranë banesës së tij.

 ??  ?? Makina e djegur
Makina e djegur
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania