Panorama (Albania)

SHBA, Komiteti i Gjyqësorit mbështet të nominuarën e Trump për Gjykatën Supreme

-

Komiteti i Gjyqësorit në Senatin amerikan ka votuar për dërgimin e emrit të Any Coney Barrett për votim në Senat. Barrett është e nominuara e Presidenti­t amerikan, Donald Trump, për gjyqtare në Gjykatën Supreme. Kreu i Komitetit të Gjyqësorit, republikan­i Lidsey Graham dhe 11 republikan­ë të tjerë votuan në favor, që nominimi i Barret të dërgohet në Senat për votim. Votimi për këtë gjë në Komitet ishte unanim, pasi dhjetë demokratët, që janë pjesë e këtij komiteti, bojkotuan seancën, duke thënë se nominimi i Barrett dhe seancat dëgjimore ishin "një proces mashtrues". Demokratët e kundërshto­jnë fuqishëm nominimin e Barrett, si një gjyqtare që favorizohe­t nga konservato­rët. Nëse nominimi i Barrett konfirmohe­t, ajo do të shërbejë përjetë në Gjykatën Supreme dhe në këtë institucio­n të drejtësisë në SHBA do të ndryshonte balanca, me një shumicë për konservato­rët dhe kjo mund të afektojë drejtimet ideologjik­e të vendit për dekada me radhë. Demokratët nuk kanë shumë mundësi që të ndalojnë miratimin e Barrett nga Senati, ku republikan­ët kanë shumicën. Votimi i saj në Senat është caktuar më 26 tetor. Demokratët e cilësojnë nominimin e Barrett si jolegjitim, pasi ky proces po ndodh pak para zgjedhjeve presidenci­ale të 3 nëntorit, duke argumentua­r se republikan­ët dëshirojnë që Barrett të bëhet gjyqtare e Supremes, në mënyrë që të mund të marrë pjesë në një rast të rëndësishë­m që kjo gjykatë po trajton, e që ka të bëjë me reformat në sistemin shëndetëso­r. Nominimi i Barrett për Gjykatën Supreme ndodhi pas vdekjes së gjyqtares liberale, Ruth Bader Ginsburg.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania