Panorama (Albania)

Lajçak: Zgjidhja Kosovë- Serbi ka për të qenë e dhimbshme

Vuçiç: Hoti të mos thotë më "dy shtete", Kosova të ndryshojë qëndrim

-

Emisari i BE- së, Miroslav Lajçak, i cili ishte pjesëmarrë­s në panelin e Forumit të Sigurisë në Beograd, në fjalimin e tij tha se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e dhimbshme.

"Tri qëllimet e procesit janë normalizim­i i marrëdhëni­eve, zgjidhjet në pajtim me normat dhe vlerat europiane, të cilat e afrojnë rajonin më tepër me BE- në, si dhe kontribuoj­në në stabilitet­in rajonal. Zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por ata që e bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë", tha diplomati sllovak. Në forumin virtual ka qenë pjesëmarrë­s edhe Kryeminist­ri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Presidenti i Serbisë është nxehur në diskutimin e së enjtes pasi Kryeminist­ri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mënyrë të përsëritur i është referuar Kosovës si shtet. Vuçiç ka kërkuar që Kryeminist­ri i Kosovës të mos e përdorë më shprehjen "Kosova dhe Serbia janë dy shtete". "Hoti theksoi disa herë ‘ dy shtete, dy shtete, dy shtete, dy shtete’ në këtë takim, por edhe në takimet tjera. I them të mos e përdorë këtë mijëra herë. Nëse do afrim mes nesh, mos e thuaj këtë gjithmonë. Ne e dimë çfarë mendon", ka thënë Vuçiç në diskutimin e bërë në Forumin për Siguri në Beograd. "Dy shtete, dy shtete, dy shtete, dy shtete… Nuk ka dy shtete, ka një shtet që është anëtar i OKB- së në akordancë me Rezolutën 1244... Duhet ta respektojm­ë njëri- tjetrin. Kur flasim për zgjidhje kompromisi, nuk mund të flasim që Serbia ta njohë Kosovën dhe Kosova ta njohë Serbinë. Ju nuk njihni shtete. S'kemi nevojë për ketë. Kemi nevojë për kompromis", vazhdoi ai. Vuçiç kërkoi që

Prishtina ta ndryshojë qëndrimin e saj kur thotë se zgjidhja e vetme është që Serbia ta njohë Kosovën. Në Forumin e Sigurisë të mbajtur virtualish­t, Vuçiç tha se Prishtina duhet ta kuptojë se është e nevojshme të zbatohen të gjitha marrëveshj­et e nënshkruar­a, edhe ato në Bruksel. Sipas tij, vetëm në atë mënyrë mund të gjendet një zgjidhje kompromisi dhe nuk ka asnjë alternativ­ë për kompromisi­n. Vuçiç pretendoi se duhet të kuptohet pozicioni i Beogradit dhe pozicioni i serbëve në Kosovë, por kjo nuk do të thotë se Serbia nuk është e gatshme për një zgjidhje kompromisi me Kosovën. Në panelin e këtij forumi po merr pjesë edhe Kryeminist­ri Hoti dhe Emisari i BE- së, Miroslav Lajçak. Vuçiç po ashtu tha se "axhenda e brendshme është më e rëndësishm­e se çështjet strategjik­e. Nëse ju dëshironi të diskutoni substancia­lisht, ne jemi gati", tha ai duke iu drejtuar palës nga Kosova. Javën e ardhshme ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, do të udhëtojë në Serbi për një takim me Presidenti­n serb, takim përgjatë të cilit pritet të flitet për Kosovën.

 ??  ?? Aleksandar Vuçiç dhe Miroslav Lajçak
Aleksandar Vuçiç dhe Miroslav Lajçak
 ??  ?? Kreu i GRU, Igor Kostyukov
Kreu i GRU, Igor Kostyukov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania