Panorama (Albania)

Takim i papritur mes Thaçit, Veselit dhe Haradinajt

-

Mëngjesin e së enjtes, tri nga figurat kryesore të luftës dhe të pasluftës në Kosovë kanë mbajtur një takim të pazakontë. Presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK- së, Kadri Veseli dhe shefi i AAK- së, Ramush Haradinaj, flitet se kanë folur për tema të debatueshm­e në Kosovë, si Gjykata Speciale. Aludimet për këtë temë janë publikuar nga mediumi i AAK- së, "Aleanca Press", i cili ka dhënë detaje për takimin. Sipas tyre, takimi në mes të liderëve ka zgjatur më shumë se një orë e është zhvilluar në njërin nga restorante­t e Prishtinës. Veç zhvillimev­e politike, është folur edhe mbi aktakuzat e Prokuroris­ë Speciale, për të cilat Gjykata e Hagës duhet të deklarojë deri nesër, sipas afateve ligjore, nëse do të hapet një hetim apo pretendime­t e prokuroris­ë do të rrëzohen. Zëdhënësi i PDK- së, Avni Bytyçi, e konfirmoi takimin, por tha në "Express" se nuk ka ndonjë lidhje me zhvillimet politike apo ndonjë temë tjetër në Kosovë. "Kryetari i PDK- së, z. Veseli, ka pasur një mëngjes me Presidenti­n dhe z. Haradinaj, por nuk lidhet me asnjë zhvillim politik apo temë tjetër në Kosovë", tha Bytyçi. Megjithatë nga AAK- ja janë treguar më të hapur publikisht për këtë takim. Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i AAK- së në Pejë, Ali Berisha, tha për "Radio 1", se pjesëmarrë­sit në takim kanë diskutuar për zhvillimet politike e institucio­nale dhe nevojën e takimeve dhe konsultave me partnerë. "Ajo që tani për tani mund të them, është se takimi ka ndodhur. Zhvillimet politike dhe institucio­nale, nevoja për dinamika të reja, të mençura, normalisht që derivojnë edhe nevojën e takimeve dhe konsulta me aktorë dhe partnerë. Kryetari Haradinaj, si çdo herë, mbetet transparen­t dhe i përkushtua­r ndaj zhvillimev­e. Edhe takimi i sotëm i mëngjesit normalisht që është në një frymë të tillë. Korrekt, i arsyeshëm dhe logjik deri në fund", deklaroi Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania